Vjershë për Cangonjin Poezi nga Klevis Spaho

13 Likes Comment

Vjershë për Cangonjin

E kanë thënë të parët tanë
Bjeri botës anembanë
Por kudo që të shkosh
Vendin tënd mos e harrosh

Kanë emigruar që më parë
Djemtë e zgjuar cangonjarë
Nuk ikim si gjynahqarë
Se nuk jemi kokëpalarë

Me mirsjellje dhe me zhurmë
Kudo që kanë shkelur
Kanë lënë gjurmë
Me sakrifica dhe me stres….
Por kudo kanë bërë sukses
Janë shpërndarë kudo në botë
Se ashtu koka ja thotë

Kemi nxjerrë njerëz me mënd
Kudo që shkojnë, bëjnë vënd
Kemi nxjerrë.. mësues dhe profesorë
Kuadro, kryetarë dhe drejtorë
Nuk krahasohemi me të tjerë
Kemi nxjerrë dhe infermierë

Kemi kodra, fusha dhe pyje
Kemi dhe vajza porsi yje
Djemtë ato i çmëndin fare
Se janë vajza Cangonjare
Janë simpatike dhe të bukura
Të ngjasojnë porsi flutura

Cangonjarë.. ka Amerikë dhe Australi…
Kur dëgjon për ta.. ke zili👏👏
Nëpër botë kanë marrë dhenë
Të gjithë janë bërë biznesmenë

Durojnë dëborë, e durojnë shi
Cangonjarët në Suedi
Këto që po them janë të vërteta
Se ashtu i ka kalitur jeta…
Për këtë ska çthotë njeri
Se e vërtetojnë dhe ata që janë
në Angli e Poloni

Ka dhe në Francë Cangonjarë
Dhe atje janë… të paparë 👌
I uron dhe perëndia
Cangonjarët nga Greqia
Janë të gjithë për mrekulli
Dhe ata në Itali..

Që të gjithë bëjnë be
Dhe për ata që jetojnë atje
Kemi simpatikë dhe bukurosha
Djem të çiltër dhe trimosha

Kemi rrugë të bukur shtruar
Kemi dhe çezma me ujë të kulluar
Dhe në dimër, dhe kur vjen vera
Kemi fshat me shumë vlera
Anembanë le të flasin
Nga zilia të pëlcasin

Nuk jemi njerëz të vojtur
Por jemi pak draskëlojtur
Të tjerët çtë duan le të thonë
Po nga këta njerëz, nxjerr vetëm
Cangonji jonë.

Me dashuri për Cangonjin
Klevis.Spaho.

Ju mund të dëshironi

Rreth Autorit: Devolli Net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *