Për të mbyllur takim me Ambasadën Shqiptare në Athinë, tani vetëm onlinë

12 Likes Comment

Për të mbyllur takim me Ambasadën Shqiptare ne Athinë, tani vetëm onlinë në Portalin E-ALBANIA.AL

KLIKO KËTU

Pajisja me pasaportë biometrike dhe kartë identiteti

Çdo shtetas shqiptar i regjistruar në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri ka të drejtë të aplikojë për pajisje me dokumente biometrike.

Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 16 vjeç dhe nuk janë të pajisur me kartë identiteti (letërnjoftim elektronik), duhet detyrimisht të aplikojnënjëkohësisht edhe për kartë identiteti (letërnjoftim elektronik).

Shtetasit shqiptarë mbajtës të pasaportave të tipit të vjetër (me nr. të tipit të ), duhet të pajisen detyrimisht edhe me Kartë Identiteti.

Personat e pajisur me kartë identiteti shqiptare, ditën që paraqiten pranë sektorit të Zyrës Konsullore për të zëvendesuar pasaportën biometrike, duhettë kenë me vete kartën e identitetit (letërnjoftimin elektronik).

1.Pajisja me pasaportë biometrike për herë të parë për shtetasit nga 0 deri në 16 vjeç
Çdo shtetas shqiptar nga mosha 0-16 vjeç, ka të drejtë të aplikojë vetëm për pajisje me pasaportë biometrike.

Shtetasi nën 16 vjeç duhet të jetë i shoqëruar të paktën nga njëri prind, i cili duhet të paraqesë një dokument identifikimi, ose nga kujdestari ligjor, i cilipërveç dokumentit të identifikimit duhet të paraqesë dhe dokumentacionin përkatës të kujdestarisë.

Theksohet se pajisja me pasaportë për herë të parë pranë përfaqësive konsullore mund të kryhet për shtetastit deri në moshën 16-vjeç.

Dokumentacioni i nevojshëm:

Ø Çertifikate lindjeje e 6 muajve të fundit (me fotografi).

Ø Çertifikate familjare e 6 muajve të fundit.

Ø Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 130 euro për person, pagesa e të cilës kryhet në çdo degë të BankësPireaus (Τράπεζα Πειραιώς) në Greqi, në numrin e llogarise 5053-052306-404.

Shënim:

Çertifikatat e lëshuara nga Zyrat e Gjendjes Civile nuk është e nevojshme të jenë përkthyer ose legalizuar pranë Prefekturës, Ministrisë së Jashtme apo Ambasadës/Konsullatave greke.

[maxbutton id=”2″]

2.Ripajisja me pasaportë biometrike dhe kartë identiteti
Personat e pajisur me kartë identiteti shqiptare, ditën që paraqiten pranë sektorit të Zyrës Konsullore për të zëvendësuar pasaportën biometrike, duhet të kenë me vete kartën e identitetit (letenjofimin elektronik).

Shetasit shqiptarë mund të ripajisen me pasaportë dhe kartë identiteti në rastet e mëposhtme:

2.1 Ripajisja me pasaportë për shkak të toponimeve

Në rastin e ripajisjes me pasaportë biometrike të shtetasve shqiptarë të lindur në Greqi, për shkak të ndryshimit të toponimeve të vendlindjes në GRC, dokumentet e nevojshme janë si më poshtë:

Ø Për shtetasit nën moshën 16 vjeç:

a) Pasaporta ekzistuese.

b) Çertifikate familjare e 6 muajve të fundit.

c) Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 130 euro për person, pagesa e të cilës kryhet në çdo degë të BankësPireaus (Τράπεζα Πειραιώς) në Greqi, në numrin e llogarise 5053-052306-404.

Ø Për shtetasit mbi moshën 16 vjeç:

Për grupmoshën 16-18 vjeç:

a. Çertifikate lindjeje e 6 muajve të fundit(pa fotografi).

b. Çertifikate familjare e 6 muajve të fundit.

c. Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 142 euro (130 euro për pasaportë dhe 12 euro për Kartë Identiteti), pagesa e të cilës kryhet në çdo degë të BankësPireaus (Τράπεζα Πειραιώς) në Greqi, në numrin e llogarise 5053-052306-404.

Për grupmoshën mbi 18 vjeç:

a. Pasaporta ekzistuese.

b. Çertifikate lindjeje e 6 muajve të fundit (pa fotografi).

d. Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 142 euro (130 euro për pasaportë dhe 12 euro për Kartë Identiteti), pagesa e të cilës kryhet në çdo degë të BankësPireaus (Τράπεζα Πειραιώς) në Greqi, në numrin e llogarise 5053-052306-404.

Shënim:

Çertifikatat e lëshuara nga Zyrat e Gjendjes Civile nuk është e nevojshme të jenë përkthyer ose legalizuar pranë Prefekturës, Ministrisë së Jashtme apo Ambasadës/Konsullatave greke.

2.2 Ripajisja e shtetasve shqiptarë me pasaportë biometrike në raste të ndryshëm

Ø Në rast përfundimi të afatit të vlefshmerisë, dëmtimi, plotësimi të të gjitha faqeve, zëvendësimi i pasaportave të tipit të vjetër (me nr. të tipit ), dokumentet e nevojshme janë si më poshtë:

a) Pasaporta ekzistuese e pavlefshme, e dëmtuar, etj. sipas rastit.

b) Çertifikate lindjeje e 6 muajve të fundit (pa fotografi).

c) Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 130 euro për person, pagesa e të cilës kryhet në çdo degë të BankësPireaus (Τράπεζα Πειραιώς) në Greqi, në numrin e llogarise 5053-052306-404.

Ø Humbje/Vjedhje

Në rast të ripajisjes me pasaportë biometrike për arsye të humbjes, në ditën e aplikimit shtetasi duhet të paraqesë vërtetimin e humbjes ose të vjedhjestë lëshuar nga organet e policisë greke, i cili duhet të jetë paprakisht:

d) I legalizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së rrethit ku është bërë denoncimi i humbjes/vjedhjes ose nga Ministria e Brendshme greke (Adresa:Stadiou 27, Athina).

e) I legalizuar nga Ministria greke e Punëve të Jashtme (Adresa:Arionos 10, Monastiraqi),

f) I legalizuar nga Ambasada shqiptare kundrejt tarifës prej 15 euro

g) I përkthyer nga Ministria greke e Punëve të Jashtme (Adresa:Arionos 10, Monastiraqi)

Çertifikatat e lëshuara nga Zyrat e Gjendjes Civile nuk është e nevojshme të jenë përkthyer ose legalizuar pranë Prefekturës, Ministrisë së Jashtme apo Ambasadës/Konsullatave greke.

2.3 Tërheqja e pasaportave dhe Kartave të Identitetit

Karta e identitetit mund të tërhiqetvetëm nga vetë personi për shkak të rimarrjes së shenjave të gishtave në momentin e aktivizimit dhe tërheqjes së saj. Tërheqja e Kartës së Identitetit të personave të grupmoshës 16 – 18 vjeç kryhet nga vetë aplikanti, i shoqëruar gjithashtu nga njëri prej prindërve, duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:

a) Dokumentin e aplikimit

b) Pasaportën e prindit që shoqëron aplikantin

c) Çertifikatë familjare të 6 muajve të fundit

Tërheqja e pasaportave për personat mbi 18 vjeç, kryhet nga vetë personi duke paraqitur dokumentin përkatës të aplikimit, ose nga një person tjetër, i pajisur me prokurë të posaçme, i cili duhet të paraqesë pranë Ambasadës prokurën përkatëse, dokumentin e aplikimit dhe pasaportën e tij.

Tërheqja e pasaportave për personat nën 18 vjeç, kryhet nga njëri prej prindërve ose nga një person i tretë, i pajisur me prokurë të posaçme nga prindi ose kujdestari ligjor.

Në rast të tërheqjes së pasaportës së një personi nën 16 vjeç nga njëri prej prindërve, prindi duhet të paraqesë pranë Ambasadës:

a) Dokumentin e aplikimit

b) Pasaportën e tij

a) Çertifikatë familjare të 6 muajve të fundit

Në rast të tërheqjes së pasaportës së një personi nën 16 vjeç nga një person i ndryshëm nga njëri prej prindërve, ai duhet të paraqesë pranë Ambasadës:

a) Dokumentin e aplikimit

b) Pasaportën e tij

c) Çertifikatë familjare të 6 muajve të fundit të personit që ka aplikuar për pajisje me pasaportë

d) Prokurën e Posaçme të njërit prej prindërve

Ju mund të dëshironi

Rreth Autorit: Devolli Net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *