Ofendimi Poezi nga Almir Becolli

13 Likes Comment

Ofendimi

Shoqërija jonë e gurtë
tamam si fjala e urtë
“Kush të shan,ai të do”
se nuk është shok dosido

Në mëngjes sa të takoj
nga plaka të ofendoj
e nisim të dy me të sharë
që të na ecë dita mbarë

Më shan ti,të shaj unë
që të dy jemi pa punë
këtu qëndron edhe sekreti
se na shkon vaj muhabeti

Të shaj plakën,nuk mërzitesh
ta shaj plakun,nuk çuditesh
por saherë ta shaj partinë
aty e prishim shoqërinë

Partinë kemi mollë sherri
për mospërputhje karakteri
S’kontrollojmë dot kandarin
kur na shajnë kryetarin

S’duam njerëzit e shtëpisë
sa kryetarin e partisë
kënaqësia mua më çmënd
kur shaj kryetarin tënd

Por edhe ti shok kodosh
asnjëherë s’më le bosh
më shan partinë,idealin
dhe pastaj e ze spitalin

Se të gjithë ne si shokë
shumë të çara kemi në kokë
janë plagë nga zilia
saherë shajmë nga partia

Almir Becolli

Ju mund të dëshironi

Rreth Autorit: Devolli Net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *