Na humbi gomari Poezi nga Almir Becolli

17 Likes 3 Comments

Na humbi gomari

Një fshatar,djalë i ri
denoncon në polici
kishte ikur që me natë
shoku i tij veshëgjatë

E lidha tha:të hante bar
i bleva dhe një celular
sepse më çmëndi duduku
deshte adresë Fejzbuku

Ia plotësova këtë kërkesë
i hapa edhe një adresë
emrin e deshte kodoshi
“Don Hamshor Pikaloshi”

Brënda javës zuri dashnore
2 studente,konviktore
nuk punonte vetëm fliste
gjithë natën pëlliste

Si më iku?më vjen inat
shoku më i mirë në fshat
asnjëherë se kam besuar
që ishte kaq i dashuruar

Që kur doli interneti
u prish kafsha dhe mileti
lulëzon Facebook mavrija
tërbohet plaka dhe fëmija

Ikin ditët,iku behari
nuk po gjendej dot gomari
Policia nisi kërkimet
kudo zgjeroi hetimet

Në fund gomari u gjet
kishte ikur në Kryeqytet
në një zyrë,atje në shtet
ishte bërë deputet

U gëzua dhe fshatari
mu bë shoku për së mbari
por humori shpejt iu ftoh
veshëgjati i tha:nuk të njoh

Sa të jeni dhe të rroni
gomerët mos i shkolloni
sepse të zotin e vrasin
kur mësojnë të pëllasin

Almir Becolli

Ju mund të dëshironi

Rreth Autorit: Devolli Net

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *