Muhabete Poezi nga Almir Becolli

20 Likes 1 Comment

Muhabete

Enveri:

Bij të dashur,si ju kam?
morra vesh jeni me nam
se kur isha vetë gjallë
rrinit me bisht ndër shalë

Saliu:

Jemi mirë shoku Enver
populli jep,neve merr
mbusha xhepat sa u lodha
ca mi dhanë,ca i vodha

Edi:

Hoqa ca kur vdiqe ti
me këtë shokun Sali
po vazhdoj paçi uratë
aty ku rrugën ju e latë

Enveri:

Për ty Sali qava me lot
kur thyeve rekordin në not
se dikur në kohën e “shtetit”
pllaq e plluq në breg të detit

Edi djalë me avash
me avash se do ta hash
se është mjellë ca hashash
që rruhet natën me kallash
Po Lulushin si e kam?
a u bë burrë tamam?
se i vogël,si femër “kulloste”
gjith ditën me kukulla loste

Saliu:

Rrofsh Enver,se ti na rrite
popullin dele e stërvite
nga Tropoja zbrita pa prona
sot kam bërë shumë miliona

Për Lulushin kot që pyet
jashtë krihet,lahet,lyhet
por nga brënda,thes me halle
se i vjen era fekale

Enveri:

Më gëzuat ju o trima
popullit i lumtë vrima
se u mësuan historikisht
vrimat i zenë me gisht

Do t’iu jap dhe ca këshilla
shtoni pronat,shtoni vila
me këtë popull për së mbari
hani siç hëngri i pari

Almir Becolli

Ju mund të dëshironi

Rreth Autorit: Devolli Net

1 Comment

  1. Degjo ketu shoku -Almir-
    si poet qenke i mir
    i qendis vargjet si me -kazem-
    plot humor dhe sarkazem

    fabulen brenda e kane
    per ata qe me mend jane
    per ata qe fyell jane
    llomotisin tere dynjane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *