Kushëriri djalë flori Poezi nga Kevin Spaho

16 Likes 1 Comment

Kushëriri djalë flori

Ky kushëriri djalë flori..
Tërë njerzia e kanë marrë lemeri
Eshte djalë i paparë
Nuk la njeri pa ngatruarë

Të vështron me sy, dëgjon me veshë
Mëndjen e ka ku të ta ngjeshë
Me tu takuar që me të parë
Nuk la njeri pa kafshuarë

Thanë që është djalë me kësmet
Po ay është për ibret
Me fjalë të bukura të mashtron
Dhe në fund ta valon

Kur ska të hajë, dhe leka ska
Rri tamam si për gjyna
Kur ti kërkon është si sheqer
Sa kalon ca kohë, ta di për qeder
Nuk di të mira, nuk di as nder
Që mos të ti japë lekat shpik ndonjë sherr

Porsi ëngjëll e ka hijen
Nuk dinë njerzit nga të fshihen
Për 5 minuta me orë në dorë
E hëngri dhe taksxhiu i gjorë

Kafshovi ca nga zvezda,
ca nga korrita…
Kur e dëgjova u çudita
I thotë i vëllai e bëre shum pis
Na ngatërrove farë e fis..

Nga sytë këmbët morri arratinë
Tha do provoj italinë
Shumë njerëz venë e vijnë
Asnjë se di ku e ka shtëpinë

Nuk e ngrohu as dielli
Nuk e ftohu as hëna
Djalë më mashtrus
Nuk e bën më nëna
Tashi ska më se kush ta mbrojë
Mjerr atë që do kafshojë.

Klevis Spaho

Ju mund të dëshironi

Rreth Autorit: Devolli Net

1 Comment

  1. Une -Kamber GJakovica
    me mund dhe sakrifica
    kam ndenjt pa gjume me te vertet
    deri sa gjeta -Devolli -net

    Kemi shume nostalgji
    per tregime per poezi
    keto te pakten kur i publikoni
    te kene vlera i shikoni

    si nga ana artistike
    dhe fjale te pista te mos kete
    kete po ju a them une Kamberi
    se ju dua me te vertet ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *