DOGANA Kapshticë Greqia bllokon tërësisht kalimin nga dogana e Kapshticës

19 Likes Comment

Dogana e Kapshticës do të pezullojë tërësisht punën dhe nuk do të lejohet kalimi drejt Greqisë.

Kjo për shkak se pala greke ka njoftuar se më datë 29 Tetor, nga ora 02:00 e mëngjesit deri në orën 05:00 të mëngjesit nuk do të lejohet të kalojnë as automjetet dhe as këmbësorët.

Ndërprerja 3-orëshe vjen për shkaqe teknike, pasi do të bëhen rregullime në linjën e internetit nga dogana greke.

Për këtë arsye, policia shqiptare njofton të gjithë qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Greqisë nga pika kufitare e Kapshticës më datë 29 Tetor nga ora 02:00 deri në orën 05:00.

Ju mund të dëshironi

Rreth Autorit: Devolli Net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *