Devollinjtë mbrojtën me gjak kufirin nga grekrit

25 Likes Comment

Devollinjte mbrojten me gjak kufirin nga grekrit

Jemi në vitin 1914. Shovinistët grekë, duke përfituar nga zallamahia që kishte përfshirë botën (kujtojmë se sapo kishte filluar Lufta e Parë Botërore), tentuan disa herë të ndryshonin kufijtë e caktuara nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913. Kështu ata organizuan një grup njeëzish të shtynin piramidën kufitare disa qindra metra në thellësi të tokës sonë, pikërisht në fshatin Arrzë. Ky fshat ndodhet në rrëzë të malit të Gramozit, aty ku buron lumi i Devollit, rreth 20 km nga qyteti i Bilishti dhe rreth 2 km nga fshati turistik Dardhë.

Fshatarët patriotë të Devollit, nuk mund të duronin,ndaj edhe krijuan një cetë luftëtarësh. Kapedani i asaj cete ishte Xhemali Arrza. Kjo cetë, e përërë prej rreth 50 vetësh, vendosi përsëri në vend gurin e piramidës. Por andartët grekë u ktyen pas disa ditësh dhe tentuan të përsëritin veprimin e mëparshëm. Xhemaliu me gjithë cetën,q ë qëndronte ditën dhe natën në ruajtje të kufirit,ju bëri thirrje grekëve të respektonin vendimet e Fuqive të Mëdha. Grekët arrogantë, jo vetëm nuk u tërhoqën, por u përgjigjën me të shtëna armësh. Ceta e Devollit u kundërpërgjigj duke asgjesuar të gjithë andartët që kishin erdhur të grabisnin vjën kufitare. Këtë moment ceta e fiksoi në foton e mësipërme. Fotgrafi, që ishte nga fshati Dardhë, duket se ishte rekrutuar si spiun i grekëve dhe një natë më pas ua dorzoi foton autoriteteve greke, të cilat derguan forca të mëdha ushtarake. Këto forca kryen masakra të mëdha në popullatën civile të Devollit e sdomos në fshatin Arrzë prej nga ishte edhe kapedani Xhemali Arrza.
Por megjthë masakrat e kryera, që atë ditë, grekët nuk guxuan të lëviznin më piramidën kufitare.

Devolli Net

Ju mund të dëshironi

Rreth Autorit: Devolli Net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *