Cigania Poezi nga Luan Lumeka Kalana

25 Likes 1 Comment

CIGANIA

-Shaminë lule-lule me hoja mbi ballë,
esmerkë Cigane sa lezet gagaçisje fjalë,
mendjen na i merrje, na sillje vërdallë,
besonim fjalët,të na gjeje Ne hallë.

-Ulur këmbëkryq,mbuluar me peshtemallë,
me gishtat plot unaza,shndrisje fajalët,
letrat e bixhozit,ngatërroje pa radhë,
sikur gjeje thesarë,perëndeshë e gjallë.

-Hidhje e perdridhje letrat me fjalë,
ca në shoshë ,ca në tagarë,
na pyesje ,na futje në perrallë,
sikur të ishe Ti,Nëne e babë.

-Pas të vinin këmbëzbathurit si manarë,
për një kafshatë buke,gjejdisje në mëhallë,
për dy pare grosh,na shisje bekimet Fjalë,
Cigane gojëmjaltë,na shëroje me uratë.

& “lumeka”

Ju mund të dëshironi

Rreth Autorit: Devolli Net

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *