Ankohet gjyshja Poezi nga Almir Becolli

25 Likes Comment

Ankohet gjyshja

Qyqia! vajza burrë s’ka
u bë me 3 kalama
njëri i bardhë,tjetëri i zi
mi la ti rrit në shtëpi

Sapo ngrihet në mëngjes
poshtë e pret 1 mercedes
herë me brekë,herë pa brekë
BMW e sjell në drekë

Sa ha bukë,e ngop barkun
makinat poshtë bllokojnë sokakun
situata bëhet keq
kujt t’ia prish,e kujt t’ia ndreq

Qajnë nipërat për bela
në shtëpi jemi vetëm gra
grinden shumë,sa më s’ka
qajnë kërkojnë baba

Vajti puna për dreq
si shaj dot se më vjen keq
më mbetën të 3 në gunë
iu them:babai jam unë

Lumi fare na ka marrë
vajzën e kam prap me barrë
vazhdon na ndjek ligësia
prap nuk dihet atësia

E kështu vajti kjo punë
ajo bën dhe i rrit unë
dolëm fare nga kontrolli
na u bë ekip futbolli

Se di,vajza po më ç’mënd
nga hyn asnjëherë s’mban mënd
filloj me vete shpresoj
ta martoj që të shpëtoj

Almir Becolli

Ju mund të dëshironi

Rreth Autorit: Devolli Net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *