Home / LAJME / Zjarr në Moravë
loading...

Zjarr në Moravë

Zjarr në Moravë

Bilisht, 27 tetor. Pasditen e së dielës një sipërfaqe me pyll dhe shkurre u përfshi në malin e Moravës, pikërisht tek faqja lindore poshtë Gurit të Capit. Vatra e zjarrit të bën të mendosh për një pakujdesi të adhuruesve të natyrës që nuk e kanë parë të nevojshme të shuajnë zjarrin para largimit. Në rastin më të keq, kjo është një zjarrvënie e qëllimshme që pason batërdinë e shkaktuar në pyjet e Moravës. Në të dy rastet, ky është një akt barbar që godet atë pak pasuri drusore që ka mbetur këtu. A do të ketë fajtorë me emra e mbiemra?

 

loading...

Komento!

loading...