Home / POEZI / ZILE CELULARËSH NË VARRIM
loading...

ZILE CELULARËSH NË VARRIM

ZILE CELULARËSH NË VARRIM

O trutë na rrodhën
o dolëm nga binarët
shkojmë në varrim
hapur celularët

shkenca shkon përpara
por ku ësht’ halli im
ç’janë këto zile
muzik’ në varrim

Në daç ti vij’ ëmbël
në daç ti vij’ tharrët
ajde, nxjerrtë sytë
kush nxorri celularët

sa fillon fjalimi
një zile telefoni
tej nga fundi i turmës
nis e këndon Poni

i thon ‘ që ta mbyllë
se s’ jemi për gaz
por në xhep të tjetrit
bje një muzik’ xhaz

turma tej e tej
nga dy telefona
sa mbaron Xheksoni
ja fillon Madona

pas pak fillon Maya
më tej Bujar Qamili
diku Eli Fara
“seç këndon bilbili”

Këndon Kozma Dushi
“kur më del sokakut”
më von del Gjylbegu
“mori lulja zambakut”

Silva Gurabardhi
më në fund e qan
“Të ka lali shpirt,moooooj
të ka lali xhan..”

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...