Home / POEZI / YJET E MANÇURISHTIT
loading...

YJET E MANÇURISHTIT

YJET E MANÇURISHTIT

Ju dëshmorë e veteranë
Një emër kishit, partizanë
Jetën e falët, gjakun s’kursyet
Për atdheun vutë kryet
Mançurishti rrëzë Ivanit
Djemtë s’ia kurseu vatanit
Kur në male ia kërkoi
Më të mirët i dërgoi
Gani Demo me Xhelalë
Ishin kushërinj të parë
Djem të urtë, shokë të rrallë
Të dy dolën partizanë
Për çlirimin e Bilishtit
Ranë djemtë e Mançurishtit
Plumbat i morën në ballë
Nënat ju dhanë hallallë
Xha Ahmetit, kur i thanë
Djalë e nip të janë vrarë
Tha; e kam Vasfiun gjallë
Hakun s’e lëmë pa marrë

Për fitoren e lirsë
Duhej gjaku i djalërisë
Kadri Azo me Salinë
Ranë prapë për Shqipërinë

Por u çuan bij të tjerë
Morën pushkët për atdhenë
Seladini me Servetin
Dhe Rexhepi me Safetin

Eqrem Muso me Raifnë
Dhe Aliu me Asllanë
Ilmi Ferro me Baftjarë
I vunë yjet në ballë

Vitet dalngadalë ikën
Ca u plakën, ca u fikën
Por katër djema si pishtar
Qëndrojnë tek çezmat në lapidar

Mançurisht me ujë kristali
Kush vallë bukurinë ta fali?
Çezmat katërmbëdhjetë sylinjarë
Apo katërmbëdhjetë yjet partizanë?

Kadri Kadiu

loading...

Komento!

loading...