Home / POEZI / XHA ARIFI dhe GRATË
loading...
Meti Fidani
Meti Fidani

XHA ARIFI dhe GRATË

Devollinnjte krahas virtuteve te tjera,karakterizohen edhe si levrues te shkelqyer, te sarkazmes popullore, .Brezat kane trasheguar humoriste popullore me fame,te cilet duhet ti kujtojme me respekt,per mendimin tim..Nje humorist i shquar ka qene,dhe Arif Piluri,personazhi im ne keto vargje

XHA ARIFI dhe GRATË

Goxh’ Arifi i Pilurit
i njohur me gisht
për mollkat e shijshme
që shiste Bilisht

ngarkonte gomarkën
e dë Bilisht menatë
nxirrte dë shesht mollkat
t’ja pëlqenin gratë

-Hajde mblidhuni shoqe
ju kam sjellë mollka
dua të shes mollkat
se mbeta pa bollka

e i mblidhçin gratë
të hollka,të trashka
ju nxirrte,raneta
deshnë karapashka

vinin të kullundrisura
me vëth’ si mashurka
ju nxirrte starkinga
i deshnë anurka

-Pse u bëni naze
qënki budallaçka
janë moll’ Vranishti
nuku jan’ dyjaçka

Thërriste tër’ ditën
me zërin e vrazhdë
e zirçe me gratë
ja bënin lëmazhdë

e ngrihej të ikte
grat’ i bëshin ferrë
-Mos i mblidh,të keqen
nxirri dhe njëherë

-E ç’më plastë xhanë
vetëm fut e nxirr
ky mall ësht’ në doni
s’ua jap me pahir

e i nxorri prapë
prap’ në thes,i mblodhi
si ngarkoi gomarë
një rumuz u hodhi:

-Moj shoqe,dëgjoni
kur i nxjerr, s’i doni
sa i fut dë vëndit
vini, mi kërkoni

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...