Home / BOTIME / Welcome to Florida,SHBA
florida-beach

Welcome to Florida,SHBA

Welcome to Florida,SHBA
sunshine state

Pa mbaruar jehona festive e krishtelindjes ,festa me popullore e planetit, po troket me te madhin besim shpresen njerezore,motivin e jetes se njeriut, festa tjeter tradicionale,Viti i Ri,per nje te ardhme te ndritur,megjithse e dime se vitet vetiake ngushtohen,pakesohen,…. Jeta eshte e madhe e gjate e bukur,gjenerata te reja e presin me gezim te madh, ..jeta do te vazhdoje….
Dhe simbolike ngado eshte ,stina e dimrit ,debora,bardhesia,…. Ne Florida,mbizoteron madheshtia e qilimit te gjelbert, zone e klime tropikale ku nuk njihen kater stinet, por dy,stina e thate dhe e lagesht.
Tani ne nderimine viteve, te njgjet si pranvere apo fillimi i veres,trendafilat qe çelin gjithe vitin,dhe lulet shume njgjyreshe e stolisin kete dekor mahnites e te pabesueshme per syte tona.
Florida eshte nje vend i bukur ne SHBA,eshte gadishull , eshte shteti me jugor,nder pesedhjete shtetet e amerikes,, i futur si pyke ne oqeanin Atllantik,qe e ndan ate me golfin,gjirin e Meksikes,nje det i madh pjese e oqeanit,e me ne juge, ishujt perla tropikale te Karaibeve,e qe vazhdojne vargun zinxhir me ishuj tropikalederi sa takohen me Ameriken e jugut.
Florida ,me epitetin sunshine state qe e ka edhe zyrtarisht ne targat e makinave dhe ne simbolet shteterore, me 360 dite me diell.Florida eshte e bukur si gjithe shtetet e ameririkes, sic eshte edhe Kalifornia, por fale natyres se tropikut,ajo ka dhe vecantite e ralla,amazing, nje vend beatufully,paradise sic thone floridianet e vjeter, qe s’duan ta nderrojne me asnje vend tjeter ne bote.
Cdo pershkrim do te ishte i tepert e i pabesueshem per cilindo qe do te lexoje apo do te degjoje per Floriden,po s’e shkeli kemba e po se kapi syri,sado pene e arte qe te jete.
Sa here qen telefonim miqte tane ne Florida,, na thoshin jemi ne pishine,ne plazh,jam shtrire ne rere kembet ne uje.. ,e pabesueshme ..

E pabesueshme,nga ne qe jemi mesuar me dimer te madh ne janar,debora nga nje meter,akull ngica, nje dimer i gjate e shume i ftohte,… Ata te njejten gje thoshin,..epo nuk te vjen yte pelcashes,se per te genjyer,s’behet fjale,.. por aj dhe besoje,….
E di c’thoshim,me falni,”Ky po ja fut kot,c’i ka keto genjeshtra” por kur erdhem vete e besuam,te vereteten e florides qe vetem shndrit gjithe vitin.. Kur erdhi nje shoku im i vjeter ne Florida per pushime, nje aposionant i natyres dhe i kafsheve,nje mjeshter gjuhetar e peshkater,nje enciklopedist,tha: – “Kisha nje ide per tropikun dhe floriden,por po mos kisha erdhur nuk do t’i besoja te gjitha ato qe me thoshe Ju ne telefon. Ne shqiptaret jemi nje specie me vete,me se te zgjuar,krenohemi,por e teprojme ngadonjhere,ne nuk duma ti besojme te vertetave,..pastaj e nderronte bera shaka, por shakaja ka te verteten brenda. “
Sa here qe vjen ne Florida , bilishtari profesorii matematikes ne shkollen e mesme amerikane,te Crosbyt , nje emer popllor e shume i dashur,Medali Beshi me familjen,pasi ka blere shtepi edhe ketu ne Clearwater, ngulet ne plazh e rine tere diten aty.”-Ku e gjen kete diell,e kete uje si ne mes beharit[behet fjale ne muajt e dimrit] ” E rine ne plazh,ne oqean,qe me tete te mengjesit deri me tete te mbremjes.
Ka edhe nje vecori dielli perendon me vonese, megjithese jemi nje ore me shtete e veri lindjes me New Yorkun ete tjere, pasi sic dihet vendi eshte me afer ekuatorit,por edhe dielli eshte shume i forte, duhet te perdoresh syze dielli te forta.
Po tregoj shkurt nje te forte.Erdhi me familje nje miku yne nga New Yorku, ai sic degjonte ne Florida eshte nxehte ete tjerea…E nisne djemte per pushime ketu tek ne. Erdhi me pishmallek si thone nje turqizem,me me dyshje,me frike me shqip. U befasua,” tani s’kam per t’i besuar fjalet e njerezve ,” thoshte.Mua s’mu ngroh, nje here kurizi, ” se ne plazh edhe ne korik eshte shume fresket kur del nga uji, pasi uji eshte vale si i dushit.
Ndersa nje shoku im nga Tushet e Bilishtit,,qe erdhi per pushime ne Clearwater Beach,tha se qe ju shkoni nga te doni, mua me lini ketu ne plazhin e Clearater, mes ishujve e urave te larta te shumta qe lidhin ishujt,si harqr ujore, tere lule e palma, ne kete uje e rere qe se kam as enderruar,…
Ndersa nene Muazezi,mbeti goje hapur nga bukurite e florides,pasi kish qene ne New York, e vende te tjera ku e shpune djemte,edhe tani qe eshte ne Shqiperi , gjithnje e ka mendjen per ketu,por se le mosha tani.
Plazhet e golfit jane te ceket rreth njeqind metro, pastaj fillon gradualisht thellesia, nje vend qe asnje here s’kemi degjuar ne lajmet te mbytet njeri’ Kur shkuam me Kruz per pushime,me anije ,vitin e kaluar ne disa ishuj te caraibeve deri ne Kosta Rika,gjate bisedave me vendasit kur nga pyesnin nga jeni,se me crus ka nga te gjithe vendet e botes ,jo vetem amerikane,por edhe nga europa, Ne i pergjigjeshim qe jemi nga Florida.Ata tundnin koken e pastaj na thoshin “Ju pse vini ketu ,Florida eshte njesoj si ne ?!” .. ashtu eshte por ne i thoshim , se jemi me cruz,…Krusi eshte si nje qytet me vete, edhe hoteli edhe restorantet, edhe dyqanet ,kazinot e te tjera, edhe pishinat nga me te bukurat ,fusha volibolli e e golfi,si thone tamam fjales A [ha]-MER -IKE,..,se parane paguan qe me pare,s’ka pushime me te bukura, jo qe je ne anije por shkon shikon gjithe to vende te bukura. Florida eshte nje shtet, nje vend turistik, i madh sa ballkani e me nje popullsi rreth tridhjete milione banore,vendas rezidente,me banore snow bird,shtegetare gjysem viti jetojne ne Floride e gjysmen tjeter te vitit largohen per ne veri te SHBA a ne Kanada, e gjata veres,se dimrit zbresi ketej poshte,pa futur ketu turistse e shumte qe vijne tere vitin,por me shume ne dimer se ketu eshte behar.
Vetem ne Orlando,ne Dizni World,kryeqyteti i femijve te botes,me parqet e shumte si Sea world,Univesel studio,Epkati,k e te tjere,ing ndom me lojnate bukura e famoze terheqes me vizitore nga gjithe bota. Vetem gjate vitit 2009,e vizituan 48,2 milion turiste,pa le, ne vendet e qytet e tjetra,si ne Miami,e te tjere.
Florida eshte flori, dhunti e natyras por edhe dora e njeriut e ka transformuar me bukurirat e pashoq,me plazhet e saj,me hotelet, me rezortet,me fushat e golfit,me parqe e akariume te shumte,me kopeshtet zoologjike te panumurta ne cdo qytet,me nderime arkitektoriale,me urat gjgande mbi uje,me kommunitete[lagjeshtepish] , me singellhome nga me te bukurat si keshtjella,home toun,condo,vilas, te mbyllura,te rrethuara me avlli,me porta hyrje me hekur me kod,me sikurriti[roje],me pishina e shatervane ,me lodra te shumte per femije Sa do te kishim deshire qe kete emer t’ia kish vene ndonje shqiptar,se ketu si kudo ne amerike,ka shume shqiptare.Por ia kane vene emrin zbuluest e pare K .Kolombi me spanjollet para pese shekuj,nga flouri,lule,pasi florida eshte tere lule te egra nga me te bukurat e shumenjgjyreshe e gjate gjithe vitit..Ata zbuluan Florida ne Shen Agustine,nje nga qytetet me te vjetrate amerikes,pastaj me rradhe te gjithe ishujt e karaibeve.
Florida,qe ne Orlando,e lart ne veri deri ne kufij me shtetin e Georges,eshte natyre e klime mesdhetare ku dallohen stinet e bie ndonjehere debore si e tirane,ne Jaksovill,nje qytet i madh ku ka shume shqiptare,aty ku jetonte i ndjeri i paharuari Panojat Pano,qe nderoi jete vitin e kaluar. Ne Orlando e poshte ne juge e deri ne ishujte e karaibeve,eshte natyre tropikale,nxehte,ku eshte perqenduar gati tre te katertat e popullsise,me Miamin ,qytet gjgand e piktoresk midis ishujve.Vetm nje stine ,vere,ose me mira thone dy stine ,stina e thate[dimri si mund ta krahasojme ne]dhe stina e laget vera,e mbushur plot me shira tropikale te ngrohte,me stuhira ,hurigane e tornedo qe ne vite te vecante jane me pasoja.
Ne Florida gjate muajeve gusht -nentor kalojne erera te forta me shi,hurigane , qe ne vite te vecanta kane qene katastrofikee me deme te medha sic ndodh edhe me tornedot,ne vendet apo ne drejtimet ku kalojne epiqendrat e tyre.
Por meren masa te forta paralajmeruese per t’i eleminuar ne minimale demet, pervec qe me to behet propogande e madhe nga media ,ceshtje bissnesi.
Florida eshte e populluar vetem ne zone e Bregdetit ne lindje e ne perendim vetem ne rreth tridhjet perqind te siperfaqes se saj,,se ne mes te saj, eshte e tera fusha e kullota pa mbarim ku te kap suri tufa me lope e kuaj te shumte, dhe me zona ne te reja ne nderim e siper,me nje infrakstrukture nga me modernet ne bote. Florida eshte e degjuar per sportet e saj ,si per ekipet e basketbollit te NBA, Miami Heat,Orlando, te universitettit te Florides ku losin basketbollistet, me te mire te Amerikes,ne Futbollin amerikan ,ne besboll, hokej mbi akull,ne tenis, me tenistet famoze te Miamit e me akademine e tenisit ne Brendeton e te tjera.
Gjithashtu ketu jne institutet me te mira te talenteve te Amerikes, ku marrin pjese e pergatiten gjthe ato breza te rinjsh. dence ,modele, kengetare ,aktore, Kur erdhem per here te pare ne Florida me tren ekspres Amtrak,u desh dy dit e dy net te udhetonim per ne juge qe nga veriu New Yorku,ose qe nga hyrja ne veri te Florides,nga Jaksovili deri ne Miami udhetuam 12 ore gjithe diten mezi mbriten aq e gjate eshte si
gadishull.
Ne Florida ben nxehte ne vere si kudo,thone se nga te nxehtit vdesin njerezit, por dhelpra kur s’i arinte rushte thoshte jane aguridhe,,por ketu eshte me nje jetegjatesi me madhe e njerezve,rekord jo vetem ne ame rike por edhe ne bote, se kane thene kot ,une s’qava behare jo te qaj babane. ,por jo me shume se ne New York,apo ne Teksas e Arizona ku temperaturat shkojne mbi 100* F. Florida eshte e mbushur e tera me pyje me pisha te larta e te drejta, e drure karakteristike te shumellojshem qe ne juge jane si xhungel,me liqene pa mbarim,me mocalin me te madh ne bote Everglades ne juge te saj,,qe eshte nje lume qe derdhet mbis siperfaqen e gjithe jugut te gadishullit qe eshte nje mocalishte,nje park shteteror
,me kafshe e specie ujore nga me te rejat ne bote,me krokodilet,jo me alegejter,getejrs i thone.
Allegejter jane tipike e neper liqenet,jo dhe aq te rezikshem sa i tregojne,dhe ka shume historira sa edhe neper shtepia kane hyre,ka fakte interesante.Ec per dite rreth tre lieneve te bukur, e ne cdo liqen ka nga nje e dy te tille e te vegjel dhe banoret e vjeter nuk i trazonje ” eshte llaki,fat per ne “-thone,vetem kur jane te medhenj vijne e kapin , pasi ka kompani kastile per kapjen e mbrojtjen nga ta.
Parqet ,rezervate jane te shumte e vende shlodhese e argetuese jo vetem per vendesit por dhe nga vizitoret e shumtennga bota.
Bregdeti ne lindje i Atllantikut eshte i mbushur me qytete te populluara e plazhe te shumte qe nga Dajtona,qyteti idegjuar per garat sportive te makinave,me kep karanavel te leshimit te anijve kozmike ne Spase Kenedi,dhe me muzumin e degjuar per to.
Duke vazhduar ne Melburnin, Palm Beach,Fort laterdole,Hoollivoowdin e me Miamim ,me te famshin plazhin South beach ,midis ishujve perla qe sikur i ka pikturuar dora e njeriut me hotelet moderne e shume lluksoze, ku jane bere xhirimmet e filmit serial aq te degjuar te NCIS Miami, e deri ne Key West,vend banimi i shkrimtari Ernest Eminguej. qe duhet dy tre ore ta pershkosh ne oqean me urat mbi uje. Nje tipar dallues eshte gjuha e dyte e folur eshte spanjishtja zyrtarisht , por mbi sundon ne juge,ne Miami si gjuhe e pare nga popullsia me origjine spanjolle,meksikane apo nga kubanezet e shumte, qe jane e te zgjedhur major qyteti e senatore.
Urat e shumta e gjigande jane ,karakteristike,me Skajbrixh uren me te larte ne bote ne Tampa bay,sa kur njgjitesh lart ne te deri ne maje mbi oqean te duket siku njgjitesh maje malit,pa le kur zbret shkon rreth nja tre km mbi uje,eshte gje e rrale ne bote.
Neper plazhet ka skela qe futen thelle ne oqean ,nga me te bukurat per te ecur e per te peshkuar.
Skelat quhen Perre,sic eshte nje shume i bukur ne ST.Peterburg,,me nje shetitore dhe me pas thelle ne oqean nje ndetese ne formen e piramides por si permbys e te tjere. Peshkimi eshte nje pjese e jetes se banoreve burra ,gra e femije ,jo vetem pasion,pas pune e shkolles, edhe per ushqim,pasi i perdorinte te fresket per gatim.
Aeroportet e medhenje e modern e mbushin gjthe Floriden gjithe andej,sic eshte ky i qytetit teTampes international,nje nder qytetet milioneshe te Florides,,shume i madh e lluksos,ku ne e kemi rreth njezet minuta larg shtepise.
Nje tipar dallues eshte se shume nga banoret kane edhe morskafe,sic kane makinat, ku i mbajne jo vetm neper shtepia por edhe neper garazhe apo parkim ujor te vecanta ne bregdet. Perendimi i Florides ,golfi i meksikes eshte nje mrekuli natyrore qe bashke me karaibet,perbejne thesarine ketij vendi te bukur ,meujin e paste e si nete verdhe,me reren e barhe si mell,me plazhet e cekta,me qytet piktoreske e turistike te degjuara si Naples,Venice,Sarasota, Fortmajers,Brendeton,ST.Piterburgu,Clearwater citi dhe me Cleawter Beachi mes ishujve fantastike,Tarpon Springs e me ishujt perla e me plazhet me te bukura te amerikes, si Sieate key,Fortdesota,Trasherisland,me ishullin e Hanimoonit nje tjeter plazh i preferuar, e Kaladesin e te tjere.
E gjthe zona ku ndodhemi,,ndoshta aksedentalisht pa pasur asnje shqiptar ketu vetem me harta u orientuam, eshte nje vend i bukur me fusha golfi ne bregdet, nje rizort e gjitha me komunitete e vila keshtjella me liqene e pishina,nje fushe pa mbarim, Devolli eshte pak te thuash .
Pishinat jane tipike ,rrale ka shtepi pa pishine ketu e megjithese plazhet i kane aher tek dera.
Florida eshte e tere fushe s’ka nje koder.Liqene e pyje te shumta,me drura halore pisha ,palma nga me te bukurat e drura tipike si te hafrikes azise,e te xhungles.
Eshte nje liqen i bukur,ketu tek ne,Tarpon Like, gati sa ai i prespes se madhene shqiperi, duke u shtrire nga lindja ne juge ,paralel me oqeanin,golfin,rreth tre km larg me uje tembel ku buron nje lume, i cili bashkohet me gjiun e Tampa bay,me rreth e perqark me parqe te bukur,pa le kane bere nje koder artificiale,i vjen cudi se ketu s’ka kodra.qe gjithmone mbushet plot me njerez.Rruga qe shkon paralel me liqenin
nga te dy anet formon zone me te bukur me piktoreske East Like,periferi e dy qyteteve e Tarpon Springs dhe e Palm Harbor, qe preferohet nga te gjithe nje vend i qete ,i sigurte e shume i bukur,,per te blere shtepi ketu.
Mbrapa shtepise eshte nje rezevat te madh ,se ketu jane te shumte e ruhen me fanatizem nga shteti,me kafshe te egra e bimesi e drure te llojeve natyrale. Plazhet jane shume afer qe nga ky ne Tarpon Springs,qe eshte i vecante nje ishull artificial si nje kerpudhe i futur ne oqean,midis ishujve te shmte natyrore qe mbushin bregdetin, e deri tek plazhi famos i Clearwatre Beachit ,me ujin kristal e me reren e bardhe si mielli i situr,ai i Honymonit,nje ishull ne mes te oqeanit e te tjere.

Qytet si kudo ne amerike, jo vetem qe kane emra europiane ose nga bota , ketu eshte me e,vecante edhe stili dhe infrastuktura eshe origjnale si Venecia,Sarasota,Dunedin, ose Tarpon Springs si qytet bregdetar Grek,ku eshte i mbushur gjithnje me turiste te shumte.
Vec asaj qe ky qytete te njgjason me nje qytet grek ,ketu eshte bere tradite, qe me gjashte janar cdo vit hidhet kryqi nga kisha ortodokse e Seh.Nikollas e ku mblidhen me dhjetra mijra vete jo vetem besimtare por edhe turiste te shumte, parvjet ne njeqidvjetorin e kaesaj ceromonie ishin rreth njeqind mije pjesmares ne mes nje ceremonie festive me rite fetare,hidhen djem te rrinj ne uje per te kapur ,gjetur kryqin.
Florida ne dhjetevjecarin e fundit eshte lakuar shume gjate periudhave te zgjedhjeve presidenciale ,duke u bere vendimtare me votat e saj ne fitoren e e ish presidentit Xhorxh Bush dhe ne ate te presidenit te tanishe Obama.
Ne Floride jetojne e punojne shume shqiptare,ku jane perqendruar ne zonen e Jaksoville, ne veri,ne Orlando e ne Tampa nder dy qytet me te medhaje te Florides. ,ne qender te saj,e ne te dy anet e bregdetit,qe nga Daytona deri ne Miami ne lindje ne qytetin gjigand e me grataciela ne mes te ishujve te shumte,me nje popullsi kater pese milione.
Ne perendim ne gjirin e golfit ne bregdet,ne qytetin perle te Naples,,me vila e plazhe famoze,ku jetojne epushojne ariste sportistet me famoze te amerikes,ne Saresota,ne St.Peterburg,Clearwater citi,ne Clearwater beach qytet,nje plazh fantastik nepr ishuj,Palm Harbor,Tarpon Springs e te tj.
Nga nje regjistrim i bere ne vitin 2004,vetem ne Tampa bay area,Pinellas kaonti , nje gadishulli vogel shume i populluar ,kishte 25000 mije shqiptare,pa le ne Naples. vetem ne kete dhjetevjecar te fundit,midis popullsise qe ka zbritur nga veriu i amerikes,si nga Detroiti, New Yorku,New Jersi,ete tjere ka dhe shume shqiptare.Pa le ka edhe nga ata qe kane blere shtepi, ku vijne per pushime,qse gjate dimrit qe ben ne veri.
Shqipeteret punojne neper spitalet e shumte,qe nga punetore te thjaeshte e deri mjeke e dentiste,pa le infermjere, neper lokalet e supermarketet ushqimore,ne hotelet,ne nderim e pune te ndryshme.Nje pjese kane hapur edhe bisnese lokale ushqimore si pizza,restorante,minimarkete e tetjere..,midis tyre dallohet nje shtrese e gjere intelektuale te ardhur nga shqiperia te profesineve te shumte,si mjeke,mesuese, ish uhtarake,artiste,inxhinjere,ekonomiste ete tjere.
Ne Floride ka shume devollinj si kudo ne amerike,por ketu me shume,Ketu jeton shkrimtari Thani Naqo,poetet Sotir Lashova, Ali Gega,,Hysen Cifligu,Reallti broker Piro Poloska, specialistin agranomin Medehat Bylykun ,veterineri JorgoNasto,mjeket Igli Bylyku,mesueset, Gjergji e Donika Karalosta, Lirije Bylyku,Lehta Shkembi,Deshira Stylianos, inxhinjere e ekonomiste Berti e Eli Palloj ,mjeshtra ndertimiMaksi Toska e shume icishtare,kontraktori Neim Musa, e cili ne bashkepunim me bosin e ompanise se tij solli e punesoi ,ketu 25 shiptare me kontrate nje deri ne tre vjet,nje akt vleresues qe s’e ka bere asnje shqiptar e te gjithe e mbajne ne goje.

Jane me qindra e mijra qe mud t’i permend me emra.Pervec asaj qe ritet nje brezi ri me nxenesit dhe studente shqiptare ne shkollate unuversitet e Florides qe jane shume te degjuara ne tere ameriken,ku shkelqejne ne mesime ne shkolla e ne kolegjet.

Pas asaj pune te rendomte e rutine,andralave te jetes,mallit si breng me te madhe per shqiperine e njerezit tone te dashur, shqiptaret si te gjithe floridianet ,gjejne kohe e shlodhen bashke me familjet e femijet ne kete vende e plazhe famoze, mrekulli edhe te natyres, per pushime duke e bere Floriden nje nga vendet me turistike e te preferuara jo vetem ne Amerike, por edhe ne bote,per te pushuar per te gezuar festat me te bukura te vitit e te jetes sone..

Xhorxh Albanesse Botuar ne Devolli.net 30-12-2011

About Devolli Net

Faqia zyrtare devolli.net do të ofrojë mundësi lundrimi dhe përzgjedhje informacioni në hapësirën e faqeve shqiptare të internetit.Dhe një informacion të gjerë për Rrethin e Devollit Bilisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>