Home / REPORTAZH / Vizioni i së ardhmes të Devollit
loading...

Vizioni i së ardhmes të Devollit

VIZION I SE ARDHMES TE DEVOLLIT

Reportazh fantastik

Do t’ju rëfej për një udhëtim pas dy dekadash në Shqipëri, pra fantastik, si e ëndërroj Devollin e Shqipërisë, para se të shkoj atje…

Në udhëtimin tim më shoqëron një djalë me tipare burrërore dhe i pashëm, kushëriri im më i dashur, por më i madh se unë, Dorisi, që jeton në Amerikë dhe njihemi qysh kur ishim të vegjël. Ai do të jetë një shkencëtar i ri shqiptaro-amerikan, asistent profesor në Universitetin e L.A., i ftuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe nga disa universitete për të dhënë leksione në auditorë, përveç atyre që jep në internet on line, për “Antiteoritë e Ajshtanit, për pavdekësinë e njeriut, nëpërmjet injektimit të një qelize gjenetike të ADN-së.

Unë vij e ftuar nga organizatorët e shfaqjes “Miss Albania”, si prezantuese bashkë me një regjisor të ri italian me origjinë arbëreshe, pasi jam “Miss Florida” dhe “Miss Running Up” në Miss Amerika”, si dhe do të bëj prezantimin e librit tim të dytë në shqip.
Kisha hyrë para pesëmbëdhjetë vitesh në Shqipëri që nga Dogana e Kapshticës,sot nje nyje e mdhe nderkombetare e hyrjes te turisteve te shumte. Por çdo gjë është krejt ndryshe nga hera e parë. Një pamje dinjitoze, në vend të tabelës së parë, një obelisk i madh prej mermeri, me një basoreliev me figura e emra, e në majë me gërma kapitale e drita lexohej ALBANIA. Autostrada ka bordura anash dhe është zgjeruar, ndërsa anash zbulohet një pamje virtuoze rrugës për në qytetin e Bilishtit, vila, restorante të rrethuar nga kodrat me drurë frutorë e dekorativë.

Hyrja në Bilisht më mahnit me ato ndërtesat e larta rrethuar me vila dy-tre katëshe, kush e kush më e bukur, me një gjelbërim që do ta kishin zili qytetet më të bukura të botës. Tek rrethrrotullimi, pa vajtur në sheshin kryesor, na shfaqet një monumëent rreth nja tre metra i lartë, statuja e poetit Dritëro Agolli, poeti simbol jo vetëm i Devollit, por një Homer i gjallë i Ballkanit e më tej, e ngritur pas marrjes së çmimit Nobel. Qëndron madhështor me pamje për nga jugu, drejt fshatit Menkulas, vendlindjes së tij.

Drejtohemi për te shëtitorja e qytetit, të shoqëruar nga Dhimitri, ish-student në Universitetin e Korçës me filialin e tij në Bilisht. Në të djathtë ruhen ende pallatet e ndërtesat e vjetra, por janë suvatuar me ngjyra të çelura, në sheshin në mes të qytetit mbizotëron një shatërvan i madh i rrethuar me skulptura, pamje që na bën të ndalemi për disa minuta për t’i parë më nga afër: skulptura njerëzish, nxënës me libra në duar, gra e vajza me kapela kashte, karakteristike për bujkeshat devollesha e burra me vegla bujqësore e ndërtimore.

Në të majtë të shëtitores, lulishtja e dikurshme me disa lokale të thjeshtë, është shndërruar në një park të madh e të gjelbër me drurë dekorative, shelgje lotues e me trëndafila të shumtë. Zbret në të si në dy kate, e në mes zbulohet një park i bukur lodrash për fëmijë, me të gjitha llojet e nga më bashkëkohoret. Ndjen një kënaqësi shpirtërore po të shëtisësh në të, mbushur plot me familjarë e me fëmijët e tyre, gjithandej skulptura të bukura, me stola për shlodhje dhe një liqen i vogël artificial, me peshq dekorativë, me rosa, pata e mjelma që notojnë si pronarë të tij. S’do ta besoja kurrë, po të më thoshin, prandaj shikimi i syve është dokumenti më i vërtetë.

Më poshtë, nja një km larg ku merr kthesën e fillon e zgjerohet lumi Devoll, është një liqen i madh artificial që shtrihet deri te ura e Hoçishtit, me një digë të madhe përpara, duke krijuar një plazh modern me të gjitha komoditetet me rërë lumi. Në verë ky plazh mbushet plot nga banorët, të tjerë shkojnë te plazhi i liqenit të Prespës së Vogël në Shyec e Buzëliqenas.

Kohën e kemi të programuar, prandaj i lutemi Dhimitrit që të na çojë nga pak tek të gjitha.Ndalemi para një ndërtese të bukur, radio-televizioni lokal “Devolli”. Pasi pijmë nga një kafe për t’u shlodhur, bashkë me drejtuesit e televizionit futemi në studiot e tij. Në një sallë të madhe me njerëz të moshave të ndryshme, bëj prezantimin e librit dhe emocionohem pa masë me ata bilishtarë që janë aq miqësorë sikur të më njihnin prej vitesh, ndërsa Dorisi jep një intervistë për më të rejat e shkencës.

Diku në të djathtë, ku dikur ishte gjimnazi i vjetër, ngrihet një pallat pesëkatësh me kolona të stilit panteon, i ndërtuar nga mjeshtrat devollinj me gurë të skalitur nga ata të Malit të Thatë, ndërsa në fasadë lexohet me gërma kapitale “DRITEROI I DEVOLLIT”. Brenda ka biblotekën, sallën e shfaqjeve, një kinema, sallone për ekpozitat me prodhime bujqësore, blegtorale dhe artistike, që të gjitha për eksport, pavionin e muzeut historik dhe muzeun-ekspozitë të poetit Dritëro Agolli.

Në dalje të qytetit janë korpuset e universitetit, si dhe stadiumi i qytetit një pamje madhështore, i rikonstruktuar e gjysmë i mbuluar.Kthehemi nga unaza e re e moderne. Në të dy anët e saj ndërtesa me emra nga trevat vendase dhe europiane, të vendosura me simetri të përsosur, ku janë punësuar shumica e banorëve të qytetit dhe fshatrave përreth. Me shumë entusiazëm Dhimitri na thotë se të gjitha prodhimet e tyre shkojnë për eksport, që nga fabrikat ushqimore që shohnim e deri te kompleksi i madh ku është vendosur rrobaqësia, dikur një punishte e vogel sezionale, tani me një prodhim vjetor për eksport të peliçeve, xhupave, gunave, rrobave të plazhit.

Duke marrë rrugën për në Tren, vëmë re se Bitincka është bashkuar me qytetin e Bilishtit dhe është bërë lagje kryesore e tij. Në majë të malit shohim një kantjer të madh, miniera e hekur-nikelit e riaktivizuar. Na thonë se gjithë minerali shkon në Korçeë për përpunim. Edhe Treni është bashkuar me Bitinckën me një gjerdan vilash të bukura që zbresin deri në autostradë. Ndërsa nga e majta ka plantacione me mollë, të parceluara si një kopësht botanik e në mes tyre shkon lumi Devoll.

Shkojmë drejt Trenit, një fshat shumë i madh rrëzë kalasë së Trojanit që i ngjan qytetit të Beratit. Nuk futemi në fshat, por marrim rrugën për te gryka mes malesh, gryka e Ujkut, e menjëherë pas kthesës së fortë, na del përpara një monument i madh ku shkruhet “Shpella e Trenit”. Pas njohjes me rregullat e hyrjes dhe bisedave me ciceronët, hyjmë thellë në të, vështrojmë e prekim me dorë lashtësinë, një çast emocional që më lë mbresa, vizatimet mbi faqet e gurëve të shpellës nga banorët e lashtë. Pranë shpellës, majë së malit, qëndron krenare Kalaja e Trojanit me muret e vjetër të dëmtuar nga erozionet e shekujve e që duken si shkëmbinj natyralë.

Pak metra më tej hapet një pamje magjepse, liqeni i Prespeës së Vogël, mes malesh, mes dy fshatrash, Shyecit në jug dhe Buzëliqenasit në lindje, një pamje me të vërtetë piktoreske, e zbukuruar dhe e qëndisur me dorë nga njeriu, me ato vilat përreth, me skela druri që futen në ujë, me motorskafet e shumtë që rrotullohen në liqen. Marrim një prej tyre dhe shëtisim, shkojmë te ajo fuçija dyngjyrëshe, simboli i flamujve të dy shteteve që i bashkon ky liqen, Shqipërisë e Greqisë. Hamë drekë në bord nën flladin e liqenit dhe fëshfëritjet e gjetheve të kallamave e shavareve që përdoren nga vendasit për koce ndërtimi. Kishin gatuar enkas për ne peshkatarët vendas të një kompanie të madhe peshkimi, e cila furnizon me peshk të freskët Devollin e Korçën. Përveç peshqve të shijshëm të zier me ujët e liqenit, ata na poqën në tjegull ngjalat aq të dëgjuara e të kërkuara nga vizitorët.

Largohemi të shlodhur e te kënaqur. Dori niset për në Korçë, i ftuar nga studentët e Universitetit politeknik, kurse bëj një vizitë private në Vishocicë, vendlindja e mamasë dhe e gjyshërve. Dalim nga qyteti i Bilishtit drejt jugut dhe futemi në degëzimin e parë në të djathtë, një rrugë dytësore me dy korsi, e ngritur mbi trasenë e rrugës së vjetër ku lëvizin më shumë atomjete. Poshtë saj një kantier i madh ndërtimi që zgjatet buzë lumit. Shoqëruesit duken entuziastë dhe euforikë teksa na flasin për ndërtimin e linjës hekurudhore ndërkombëtare Shkup-Bilisht-Selanik. Kisha dëgjuar të flitej për të para shumë vitesh e tani është në përfundim e sipër duke dalë në fshatin Kurilë. Kjo vepër e madhe, duke përshkuar krahinën e Devollit do të sjellës risi në jetën e banorëve duke shtuar kontaktet e drejtpërdrejta me Europën.

Rrugës do të bënin një vizitë në fshatin historik kufitar Trestenik,vendlindja e Porfesorit,shkencëtarit shqiparo-japones Dr.P.r.Leonard Barollit,në shkollën qe kish marre emrin e tij,e në oborin e saj ishte një bust i thjeshte i tij,me mbishkrimin e thjeshtë:-“Këtu në këte shkolle ka marrë mësimet e para, shkencetari Leonard Barolli,dhe brenda saj, një fotoekspozitë fotografike nga jeta e tij,ku dallova dhe nje foto të gjyshit tim, dalë me Të, me kostume devollite,për të na qirasur pastaj dhe me një lugë mjaltë sipas tradites,në kompleksin natyral te kompanise me te madhe ne vend te prodhimit te mjaltit,aq e preferuar në eksport.

Qëndrojmë në sheshin kryesor të Vishocicës, të këtij fshati rizort i cili ka rilindur. Pranë sheshit qëndron krenare ishshkolla e fshatit me tre kate, me sheshe sportive dhe këndin e lojnave,e ngjitur me te kolegji i futbollit,nje rise e re per kete trevë,nga ku mbarojne shkollen futbolliste profesioniste. Por ajo që bie në sy, është obelisku i lartë me skulptura të gdhendura dhe një pllakë e madhe me emrat e mësuesve në breza dhe nxënësit e dalluar të saj. Mbushem me emocione kur lexoj emra të njohur të nga familja ime dhe nga emigrantët shqiptarë dhe kam se çfarë t’u them kur të kthehem në Amerikë.

Shkoj menjëherë te shtëpia e gjyshërve, ku, si një princeshë, ulur në një kolltuk, qëndron hijerëndë stërgjyshja ime njëqindvjeçare. Çmallem me të, ajo nuk do shumë kohë të më njohë, pasi ka parë fotografitë e videot që ia dërgojmë shpesh. Kaq mjafton se nuk më pritet sa të shkoj për t’u freskuar tek burimi i Vishocicës, në mes të një parku të bukur natyror. Burim e ka emrin, po ka vite që është kthyer në çezmë dhe mbi të një pllakë ku mund të vërë inicialet cilido që vjen aty për herë të parë. Të dehur nga ajri i virgjër nxitojmë për te “Sofra e Devollit” në Dëmbravë të Poloskës, ndërtuar në mes të pyjeve me akacje, blir e pisha. Është një skenë e rrumbullakët betoni, veshur me pllaka mermeri, e ngritur nga toka sa një bojë njeriu, një amfiteatër natyror me një skenë që kontrollon gjithçka përreth. Është kthyer në traditë kulturore dhënia e koncerteve folklorike në prag të festës popullore të 7 Gushtit duke ftuar edhe grupe shqiptare nga Kosova, Maqedonia, Greqia, Italia e Turqia. Kur mbërrijmë ne, është duke dhënë koncert një grup i vogël polifonik nga një fshat shqiptar afër Janinës. Oshëtin pylli nga kënga e vallja shqiptare.

Më pas do të udhëtojmë drejt e në Devollin e sipërm,nëpermjet degëzimit të ri të një autostrade të re qe lidhet me shtetin Grek,ne Doganën te Ponçarës,ku kalojne atomjete e medhaja te transportit. I biem në mes sipër rafshnaltes të Dembraves,një plantacion me vreshta e me drurë te llojeve të shumte frutore, deri në lajthi,nëper Kuç, Poloskë,Fitore ,Dobranj ,në Menkulas, qyteza e vendlindjes te Poetit te madh,e do te qendrojme ne qytetin e Mirasit per nje kafe, per te shkuar e pare mrekullite ,ne rizortin e Dardhes turistike..

Nje pamje e re panoramike,nje befasim i pa imagjinuar,krejtesisht e transformuar, kanalizime , nje kantjer i mash sharash te drurit qe zbriznin nga mali i Gramozit,nje hidrocentaral i vogel ujor ne derdhjen e Devollit ,nje kompleks i madh,industria ushqimore e qepës ,qe gjitha shkon për eksport, e tjera…

Gjatë rrugës më duhet të kryeja disa amanete te vogla,perveç asaj që duhet të qendroja ne Menkulas,për të lene disa kujtime të gjyshit(dorëshkrime) ne Muzemin e Dritero Agollit, kur ishte mesuses atje,disa poezi e portrete e një buqete me lule, ne bustin e poetit.

Duhej të qëndronin medoemos dhe pak, në radio-televizionin privat në fshatin Dobranj,midis katër pesë te tilleve qe kishte në Devoll,dikur një fshat i padëgjuar,qe banorët tij vdisnin për një urë mbi lumin Devoll, tani kjo studio TV,digjitale,me nje emer simbolik “Emër-jeti”, dhuratë e një ish emigranti, inxhinjer e patriot i përkushtuar,me origjinë nga ai fshat që banonte ne Athinë.E di si me ngjante kjo ndertesë monumentale buzë lumit Devoll?! Kur ma treguan dhe e pashë me sytë e mij ,pa ekzagjerim ,si ajo Statuja e Liberty në New York,…dhuratë e një skulptori francez,dhe thashe me plot gojë,- BRAVO!.

Në mbrëmje kthehemi, e shkojmë në një dasmë në Vishocicë, një festë popullore e të gjithë banorëve, ku kërcehen vallet karakteristike: devolliçja, pajtushka, elenamomja, pogonishja, osmantakja, beraçja. Regjistroj me kamerën time dhe befasohem. Më bëjnë plot dhurata, ndërsa pronari i punishtes artistike të drurit, shumë e njohur në Vishocicë, më jep shkollën e Vishocicës të gdhendur në dru në miniaturë për t’ia çuar gjyshit, ish-nxenes dhe ish-mësues i kësaj shkolle.

Te nesërmen nisemi për në Tiranë. Rrugës, deri sa dolëm nga fusha e bukur e Devollit te gryka e Cangonjit, veç plantacioneve me drurë frutorë që e mbulojnë si një qilim i blertë luginën, qëndrojnë si trëndafila vilat e bukura, restorantet e motelet tre-katër katëshe.

Nje supriza tjetër është kur shohim në horizont teleferikun, një ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri që lidh rezervatin e Cangonjit dhe Moravën me majën e malit të Ivanit. Që atje mund të shohësh si në pëllëmbë të dorës të gjitha anët e horizontit: fushën e Devollit, liqenin e Kosturit, fushën e Korçës, liqenin piktoresk të Prespës së Madhe. Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa kur ngjitesh atje, sikur prek qiellin me dorë. Më thonë se ka dhe një teleferik tjetër në Devoll që lidh Dardhën turistike me pikat e skive në malin e Gramozit që qëndron pothuajse gjithë vitin me borë.

Duke shkuar për në Cangonj, në të djathtë të autostradës sa vjen e zgjerohet lumi Devoll, sepse është ndërtuar një digë hidrocentrali, e gjashta e këtij lloji që brenda segmentit lumor të krahinës që përdoret si rezervë për ujin e pijshëm të qendrave të banimit, për ujitje dhe për prodhimin energjisë elektrike.

Devolli është transformuar rrënjësisht, një zonë atraktive turistike, një qendër e madhe ekonomike e vendit. Në Ziçisht, atje ku merret rëra, në kodrat përreth është ngritur fabrika e qelqit dhe e prodhimeve artistike. Në një nga dyqanet e Bilishtit pata rastin të ble një suvenir qelqi, me stampën e Devolli, prodhuar nga ajo fabrike .reze malit te Moraves ne fshatrat Grapsh ,Verlen e Bradvice,duke u bazuar ne traditen e lashte te prodhimeve qeramike,jane ngritur punishte te porcealnit artistik,aq famoze artikujt e saj, ne Ballkan e Europe.

Vetëm sa do t’i përmend si fakte,arritjet e larta të kulturës dhe te artit ne kete zene duke i thelluar traditat, qe dikur permendej si Muze i gjalle kulture ne Bote,kete e kam lexuar nga nje libër shkruar nga gjyshi im, nje publiçist i rallë, intelektual patriot mergimtar,ai qe me ka mësuar gjuhen shqipe.

Ne Hocisht,ngjitur me Shtepinë Muze Kombetare te Marigose,qendistarja e para e Flamurit shqiptar te Pavaresise,ishte ngritur shkolla e mesme e instrumentale e muzikes,e mandolinatave dhe e kitares.Ne qytezen e Babanit fuksiononte kolegji universitar pedagogjik i vajzave,me studente nga gjithe vendi,qe mbaronin per edukatore.

E më tutje në gjerdanin e arte te fshatrave rëzë Moravës,ishte i permendur,fshati Pilur-Vranisht,per ansamblin folklorik “Kondi”me nje tematike te gjere koncertesh ne vend e neper botë.

Pa harruar,Progerin,akademine e arteve te gurit,ngritur prane kantierit te madh te zgedhendjes te gurit skulptural,qe beheshin buste e monumente, qe mbushnin e zbukuronin sheshet e parqet e shumte ne vend,…e te tjera si këto.

Ishin rioknstruktuar ndërtesat e shumta të kultit fetar,kisha,xhmia,teqeja dhe Inonishit,rizort,vakëfe e dylbe te shumta,si simbole të kultures e te qytetrimit vjeter e modern,dhe të vëllazërimit unikal ,tipike e banorëve te kesaj treve të lashtë shqiptare.

Përtej qytetit të Cangonjit,nje qytet i ri, qyteti i Mollëve,një epitet i ri,e ku zhvillohej festivali i vjeshtsë i quajtur “Dasma e molleve”,kujtime embresa te shumta,por dhe krenari.

Pas një pauze të shkurter, hapet ngadalë si një perde amfiteatri ,fusha e bukur e Korçës. Shumë shpejt mbërijmë në periferi të atij qyteti të vjetër e të ri, me atë emërtimin Parisi i Vogël. Kalojmë qafat e Thanës e të Kërrabës* nëpërmjet tuneleve të gjatë e plot drita që çajnë malet mespermes dhe brenda dy orëve mbërrijmë në Tiranë.

E lashë për në fund, big supriezën,…Një nga investimet gjigande jo vetëm në Devoll por edhe në Shqipëri, është Gazsjellesi* ,TAP ,internacional, qe vjen nga vendet e Lindjes, e qe kalon këtu, ja në Devoll e del në Adriatik. Ai ka ndërruar faqen vendit ,një sistem i ri energjitik me një infrastrukture të re ne ekonominë e vendit.Pasi hyn nga kufiri me Greqinë, përmes Devollit, në fushën e Vishocicës është ngritur një stacion e i madh impianti distributor,që shpërndan gaz në treven dhe në vend.Ai ka hyrë jo vetëm në kuzhinën devollite,në sitemin e ngrohjes,por edhe në atë të automobilave.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, një pamje madhështore, njësoj me ato të qytetve të mëdha europiane. Shkojmë në Pallatin e Popullit ku bëjmë takimin e parë me drejtuesit dhe organizatorët e spektaklit “Miss Albania”. Një takim mes miqve sikur njihemi prej vitesh. Prezantohemi, më bëjnë një përmbldhje të rolit që do të kem si konferenciere, drejtuese bashkë me partnerin Ardit Gjebrea, veteran i koncerteve të mëdha në Tiranë, shkëmbejmë komplimenta. Për tre netë tensioni e pune voluminoze, ia dalim me sukses shfaqjes, duke marrë falenderime nga motrat e vëllezërit shqiptarë, mikpritës e bujarë, nga artistë të kalibrit botëror, duke u njohur me shumë shokë të rinj. Para largimit më ftojnë për intervista në disa televizione dhe trego për planet e mia të së ardhmes, përgatitjet për një spektakël serial “E ardhmja e grave në shekullin e ri”.

Kalojnë shumë shpejt ditët. Largohemi me aeroplan nga Tirana direkt për në Miami. Ëndrrës sonë këtu i vjen fundi, për t’u kthyer sërish atje ku e lamë,me një realitet dhe pamje të re,të Rilindur..

(Xhorxha Albanesse,Washington D.C , SHBA, maj 2009)
përshtati e redaktoi

Luan Kalana

-*Gazsjellësi TAP- që sot parshikohet te vije nga Azerbaxhani,neper Shqiperi, një parashikim gjenial para disa vjetësh kur u shkrua ky shkrim,…një investim madhor,qe po flitet sot ne mediat e ne shtyp,..
-*Tuneli i qafes se Kërabës,-edhe ky nje parashikm tjeter qe u be realitet shume shpejt.
-Le të shpresojmë se do marin rrugë e parashikime,te tjera per trevën e e shenjtë e të shtrenjtë të Devolli,Shqipëri.

Devolli.net-13/7/2013

loading...

Komento!

loading...