Home / POEZI / VITI I RI, PA KARTOLINA
loading...

VITI I RI, PA KARTOLINA

VITI I RI, PA KARTOLINA

Nga një bredh fukara ,kishim të tërë
me fllohë pambuku,e spërkatnim si dëborë
fletë punëdoresh , prisnim me gërshërë
dhe varnim yje,peshore,vaporë

e varnim portokallë,e tre-katër mandarina
i varfër ai bredh, i varfër vit’ i ri
por të pasur na bënin të bukurat kartolina…
përcillnin dje urime,dhe sot, nostalgji

ja sot vërshojmë,në qëndrat tregëtare
ngarkojmë makinat, sa na shqyhen bagazhet
dhurata këmbejme, s’na trembet syri fare
dhe fb-uku çahet, nga urimet,mesazhet

por mua torollakut,që po më dalin thinjët
n’ato vite fluturon.prapë,mendja ime
s’dua bredha kauçuku,tu kërcasin brinjët
me tela ngarkuar,me drita,zbukurime

dhe dhurata nuk dua,le të sjellë Kina
se jam një i krisur,devolli ,kokë gdhë
për mua vit’i ri,po s’pati kartolina
jo nuk ka, asgjë

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...