Home / REPORTAZH / Vishocica jonë,një yll i pashuar,në Devoll
loading...

Vishocica jonë,një yll i pashuar,në Devoll

Vishocica jonë,  një  yll i  pashuar,në Devoll

Përshkrime  dhe realitete

Vishocica,nje pishtar i pashuar,ish dikur nje fshat- qyteze,eshte futur si me dore reze brigjeve te kunjes me te njejten emer,ne lidje te fushes se Devollit,rreth tre km larg qytetit te lashte e te ri  te Bilishtit ,i cila sot po rilind serish. .

Perballe saj eshte fusha e magjishme e Vishocices,si palca e tokes se devollit ,e qendisur me ngastrat e parcelat e drureve frutore,mollet,sikur e ka projektuar ndonje arkitekt gjeni.Fusha e bukur ,pjellore dhe begate,qe prodhon edhe karamele,nje histori e vjeter  e nje realitet i pamohushem.
Nuk eshte legjende ,por eshte nje fakt.Nuk eshte nostalgji e mall,por eshte nje e vertete e pamohushme. Prezantimin e pare ne hyrje te fshatit, e ben fusha sportive ,gjithnje gjelberoshe,nje monoment igjalle i djalerise vishocare ne breza.,e rrethuar e gjitha me plepa te gjate qegjate gjithe dites  eshte e mbuluar me hijen e tyre si nje stadium i mbuluar.Sa e sa kujtime e mbresa ruan ky qilimi gjelbert,ky shesh kuvendues  e argetues i lojravete i rinise ne breza.Gjithe ato aktivitete e spartakiada sportive ku mblidheshin  nga tere fshatrat e zones, te cilat ktheheshin ne festa sportive popullore, me gezime te papershkruara.me fitoren e ekipeve  te futbollit legjendar te vishocices.
Dhe padyshim dy fjale per veterenin e simbolin e futbollit te vishocices,Trifon Bejleri,i cili ne moshen 70-vjecare vazhdon te luaje futboll,pas pune ne ndertim ,eshte i federuar e luan futbool, me ekipin shqiptar, Albanian Juanited ne SHBA.
Ne krahe te saj te fushes se sportit,,varezat ,qyteza e perjetshme,si nje kopesht me lule,shprehje e kultures dhe e qyteterimi te avacuar te banorve te fshatit pishtar.

Duke ecur me makine shikon depot e vjetra,qe ishin hambari i fshatit e qe mbusheshin plot e preplot me grure,patate,fasule,molle,prodhime te bollshme te fushes te arte.Djathtas” pallalti i kultures ” si germadha arkeologjike,qe duket se duan te qendrojne ne embe,per te na kujtuar se jane gjthe ato breza qe ruajne kujtimet e mbresat e shumta te jetes se tyre per  mbremjet e dasmat e organizuara atje,, per shfaqjet e shumte  te ansamblit te fshatit e te shkolles,te teatrir e te kinemase e te trupave  te ndryshme profesioniste nga te gjitha qytet e shqiperise deri tek cirku i Tiranes,ne skenen madheshtore te  krahasuar me ato te teatrove te qytetve te medha,me sallen me karike portative e me llozhen e saj.
Ne te majte, ish shkolla e vjeternje nder shkollat e para shqipe ne vend pas asj te Korces, ,njera pjese eshte ambulanca mjekesore e fshatit,si nje muzeum [sa mire sikur ta benein me te vertete]qe bashke me shkollen e re perbejne Obeliskun e gjalle te dijes e te kultures ,te kesaj ish qyteze famoze shume te degjuar ne devoll.
Rruga e asfaltuar qe pershkon fshatin  mespermes,aq shume e enderuar ne brezat,qe u be relitet ne demokracie e qe e benim me kembe tere jeten qe na dukej si nje shetitje e thjeshte,Mespermes fshatit, nga te dy anet e rruges, me avlli te larta e me shtepi te reja te lyera e te suvatuara qe ia kane ndryshuar pamjen fshatit, duke e rinuar e zbukuruar ate.
Perballe fshatit si nje pasqyre e madhe,fusha e vishocices,aq shume e perfolur ,si pjese kryesore e saj ,ajka e fushes se Devolit.Kjo toke e kjo fushe ruan nen vete,kujtime e mbresa te bijeve te saj,
Bujq te Mencur e Mjeshtra nga me te medhenjte te botes.
Bijte saj me djersen ,me mundimin e gjakun e tyre, e kane bere ate nga pjelloret  me shume  se sec e ka falur “mother natyre “
E ajo sot flet e tregon per te gjithe gjeneratat qe e kane punuar dhe jane kujdesur per te si nena femijen e saj.Ajo na i ka shperblyer mundin tone e sot qendron krenare e krahehapur per bijte e saj duke na pritur si te zotet e shtepise e duke ne thene :-Uluni pak ne preherin tim, qe te cmallem edhe une me ju “…
E ne ,sic beri poeti i madh Dritero Agolli,  marrim nje grusht dhe, duke e ruajtur, ne gji si gjene me te pasur ne bote,per ta shpene atje larg pertej oqeaneve ne token e bekuar,..e per te mos e harruar perjete yllin e pashuar.
Ne te djathte na ndes kujtimet shtepia e vjeter,ku kaluam nje pjese te feminise,komshinjte,familja patriotike e vellezerve te shquar e topcinjeve,te vajzave capkene e lozonjare,me  e vogla ish nxenesja,do te shquhet talenti i saj.qe ne bangot e shkolles e me pas ,me grupin amator te tetrit te Vishocices,nje grup brilant e tere talent prej profesionisti,duke u bere aktorja  me popullore e Teatri Popullor, me rolet e saj por edhe ne filmat artistike.Elida Topciu [Janushi],Marjeta ne komedine Pallati 176,me Jovan Bregun,te madhin Roland Trebicka. ………….
Ne qender te fshatit, nje shesh i madh i asfaltuar me klubin e Dragos, ,me minimarketin Rusi,me fabriken e miellit te vellezerve Voci,me cezmen e vjeter ne qender,me shtepite e medhaja e te vjetra  shekullore me gure, me tre kate,me kryqezim rugesh ne te kater ant e horizontit. Sheshi qe gumzhin  nga zerat e baballareve tane qe pas pune,ne mbremje a ne ne mengjes,mbushet plot per te shkembyer ndonje fjale per te bashkebiseduar per jeten,apo edhe per debate miqesore,nuk do ta fshihnim ne fushata zgjedhore,por sidomos ne rast festash, ku lozin edhe femijet perkrah tyre.

Shkolla Vishocice

E aty perballe tyre ngihet madheshtore,SHKOLLA ,9-vjecare,e rikonstruktuar brenda e jashte.,nuk dota ekzagjeronim sikur te perdorinim ndonje epitet te vecante,si nje ville madhore.Ju lumte juve qe e kini bere te re,si nje nuse e stolisur,qe kushdo qe e sheh ne facebook,mahniten me fotografine e saj si nje kartoline urimi.Ky eshte PISHTARI i pashuar qe jep drite e rezaton ne gjthesi.
Ketu dija fillon e staron fluturimin si nje sateliti medimit e i diturise te banoreve te mencur,me bijte e saj shkollare e inteligjente.Shkolla eshte burimi i jetes se vishocareve,eshte stacioni kozmik i saj,eshte nyja lidhesee brezave,e gjeneratave,prandaj do te mbete e pashuar ne jete te jeteve.
Takime te permalluara.Lote gezimi,buzeqeshje,fjale te mallosura me te gjithe fshataret te moshuar e te rinj ,si vellezer te nje familje te madhe,kolege ,shoke e ish nxenesit,dhe me femijet te panjohur per ne, por te perfalur nga ata.E paharuar mbetet takimi me me mesuesit,nxeneist,me klasat e kompjuturit,e pa basueshme ,me ish nxenesin e shkelqyer te saj,Pellumbin Pashollin ,sot drejtor i saj,nje poet i mrefillte e i degjuar ne Korce.Apo nje tjeter ish nxenesi im,i talentuari Celik Voci,nje brez i tere me nxenes te zellshem e te talentuar,,qe ka bere emer si  mesues edhe sot ,drejtor i gjimnazit te Bilishtit.Takime e vizita simbolike te papershkruara.,kudo qe shkuam ne fshat.Por nje vizite suprize per ne ishte ajo ne familjen e kolegeve ,miqve e shokeve tane,te ciftit bejleri, mesues nomade neper fshatrat e korces e te devollit,,tani ne pension.Ne dera na priste Muharemi,me te gjithe femijet e me niperit,me nje flamur te madh amerikan.Me syte te perlotur nga malli pas vitesh te gjate,me fjale emocionuese na tha me nje anglishte te paster:-” Welcome,welkome,…mirese na ardhet miqte tane te vjeter,por shqiptare-amerikane,ambasadoret e vishocices ne amerike….”
Duket si  shaka por ishte nje skene mallenjgjyese e tere ndjenja e emocione,e te tjera…
Takime te shumta qe te gjitha te vecanta e me mall,qe nuk mbaronin gjate diteve qe qendruam.
Ne Vishocice shndrit e nje yll,,eshte ai BURIMI me uje te bekuar,Gjenerata te tera kane vene buzet  ne sylinjarin e saj,,kane pire uje,kane marre bekimin,kane mare zemer,uji u eshte bere gjak,gjaku eshte bere flake,prandaj vishocica e vishocaret jane si ne mitiologji nuk e teproj me pershkrimin,PISHTARE te pashuar.Eshte thirur me emra te ndryshem ky burim i bekuar,si burimi i zalleve,zvori,burimi i ormanit,por emer me te bukur i ka vene kompizitori K.Kono,me kengen etij,te kenduar nga artiste korcare,sopranet e tiranes,Marije Kraj e Myzejen Mullaj nga radio Tirana,me titull:- “Tek burimi i Vishocices. “kenga i kendon vasha bukuroshe  vishocare qe mbushin uje tek burimi si sorkadhe… Nje burimi thjeshte,ne perendim te fshatit,poshte ulicave ,buze lumit devoll  me uje brisk e ne mes te beharit ,ne nje gjelberim ndersa me pas do ti kendoje me zerin e saj te embel e popullor, artistja vishocare,Ana Goce,nje pasardhese e Eli Fares, e shquar ne koncetrin ” 12 ne  Holliwood “

Fusha e Futbollit Vishocice

” Fusha e sportit ” ,nje emre i madh dhe i paharuar ,e te rethuar me plepa e shelgje qe dikur perbente nje pyll te dendur e te madh,simboli i aktiviteve te shumta spotive dhe i elipit te shuar te futbollit,edhe sot preh krahehapur me gjelberimein perhershem , bijte saj…
“  Ari i  Gjelber “  i Vishocices,keshtu e therisnin si perpasurine drusore por edhe si mushkri per fushen e vishocices.Sa e sa kujtime lidhen me kete burim,pikniket e shkollave,takime te studenteve,apo dhe thjest nje qendrim nje shlodhje e nje uje qe do t’ja kalonte pijeve me te mira te botes vec bukrise natyrore eshte dora e njeriut qe ka bere famoz kete yll te pashuar ska se si te mos veme e te pime me uje me grushta nga ata sulinjare e te freskojme fytyren,me ujin tone te bekuar,.i cili ka qene nje uje i shnjte per ne ,nje pagezim i emrit vishocar ,te qenit shqiptar,duke kujtuaren te kaluaren,por me shume te ardhmen optimisteqe na pret.
E perballe ne kodrat buze lumit Devoll,nje emer e nje vend me kujtime te papersritshme  ku laheshi ne vere e ku peshkonim, ,vendi i shenjte  Inonishti ,si dy pjese te nje toke te shenjte,burimi e inonishti,ku mernin bekimin e pagezimin ne rruget e jetes.Ne kete permalim te shpejte na dalin pra sysh bijte e bijat me te mira te fshatit qe kane luftuar e punuar me trimri e mencuri,per liri e demokraci,nje kapitull me vete per shkrimet e se ardhmes.
Vishocaret, inteligjente e punetore te medhenj,bujqit mjeshtra te tokes e doktoret e bimve,ndertuesit duar arte te shqiperise,grate e vajzat e bukura e te mencura vishocare,mesuest e nxenesit ,studente s saj te shkelqyer,intelektualet e saj ,qe kane mbushur te vendin si ajka i dijes te qytetrimit te pare e modern..e te tjera.
Pishtari jep drite ne vend te vet por ai eshte shperndare si metoret ne hapesire ne kontinte.Ku jane metoret e saj ,si zogjte shtegetsre kane pershkuar dete e oqeane ,ne europe azi ,australi ,ne amerike ,afrike e Alaske.,ne breza ne shekuj e derime sot.
Nje nga keta me te vjeteri ,Adem Kasem [Hysi]Vishocica,ish sekretar i shoqerise Vatra,bashkepunetor e patriot me Fan Nolin,kur erdhi ne Shqiperi pas gjysem shekuli,tha”- Vishocica i njgjan atij Ylli,qe here venitet,e here s’duket,por asnjehere nuk shuhet,..”
Eshte motivi i fjaleve te tij te mencura e filozofike,sic eshte e tille e Vishocica qe neser do te behet edhe me madhe me famoze,ndoshta nje qytet i vogel i se ardhmes ne devoll.Ndarja ishte e veshtire me te gjithe nje plage e madhe ne zemer, por me nenat,e dhimbshme.
Ato vajza dikur perndesha te bukurise vishocare,sot te thinjura e te krusura,qe shpesh perdorim nje fjale ordinere qe s’u shkon,plakat,do te na uroni me fjale te embja si mjalti rugen e mbare,……. e ne do t’ja kthenim se do te vijme shpejt persreri…..
Na prisni… NENAT ,SHKOLLA ,BURIMI, dhe shpirti ARTIST e me talent,jane pasuri me te medhaja per vishocaret, nje thesar me vlera te pakrahasuara.
Shpiti i artisti ,ka qene e mbetet jo vetem nje talent i madh ne breza,por edhe nje frymezim i te ardhmes te banoreve te saj,muzikante,kegetare,aktore,poete,specialista e shkenctare.Nuk eshte rastesi fama e tyre me Ansamblin e madh muzikor i saj,Teatri amator i Vishocices,me artiste te medhenj gatiprofesiniste,Futbolli  i Vishocices dhe lojtaret e saj ,si dhe prija e talentipoetik i banoreve me nje bote te pasur shpirterore.
Skender Rusi,poeti i madh vishocar,nxenesi e mesuesi i letersise te shkolles te ketij fshati,simboli i Vishocices se re,i dale nga ky  djep e vater e dijes e i kultures,nga ajo toke qe i ka dhene zemer si zeusit,i cili i kendon shpirtit,dashurise njerezore,i thur himn njeriut,ne boten e enderave deri ne gjithesi ne planetet, edhe me larg ne rugen e qumeshtit,..
Ai sot vec krijimtarise se pasur letrare e te pashtershme,drejton bibloteken e Korces,eshte drejtuesi i shoqates letrare Bote re ,ideatori e organizatori i knfernces te talente te reja mbare kombetare,nje nga dramaturget e skenariste e trupes se teatrit A.Z.Cajupi te Korces,si dhe lauranti i disa cmimeve e titujve letrare,ne vend e me gjere.Skenderi na ka dhene e nje tjeter pasuri letrare ,te birin Erisin,nje poet i ri,i koheve moderne qe jo vetem ploteson portretin e simbolit te vishocices,por e con ate me lart,ne pejdestalin e letrave shqipe mbare kombetrae,nje talent i fuqishem dhe brilant.
Le t’i urojme shendet e pene te arte Skenderit ne rugen e drites e te perparimit,si kolegun e shokun tone me te ngushte,bashkefshatarin tane,duke i derguar njekohesisht,te falat e perzemerta,ne pamundesi takimi,nga shoket e koleget e tij ,nga vellezerit vishocare,per ta takuar heren tjeter.
Me besim se do te gjeme kohe e te cmallemi e nepermjet faqes, te Vishocica jone.
Ne mbyllje te ketij pershkrim udhetim te permalluar deshim te pergezonim e te falenderonim,te gjithe ata bije e bija te saj, niper e mbesa,qe shkruajne ,shkarkojne vidio dhe foto nga Vishocica ne facebook,dhe kane hapur dy tre website me emrine e Vishocices ne internet.

Le te jete kjo faqe e hapur nje tjeter deshmi e vlerave dhe obligimeve per te ardhmen i te gjthe brezave,per te djeshmen,te sotme dhe per te ardhmen e Vishocices,ketij pishtari te pashuar ne shekuj,nje burim i ri ,fymezimi per te gjithe ne, bijte e saj krenare….
U  larguam per te marre fluturimin si zogjte shtegetare,per t’u kthyer serish ne folene tone,me mendje shpirt ,zemer e me enderrat atje tek foleja jone,tek ylli i pashuar,ne Vishocica jone.

 Luan   Kalana,SHBA

loading...

Komento!

loading...