Home / POEZI / Vidër fantazmë
loading...

Vidër fantazmë

Vidër* fantazmë

“kafshët janë si femijët,mos harrojmë origjinën,..
kur i ngacmon vetëmbrohen nga instiktet,
s’mund të konceptohet bashkëjetesa pa njerëzit.“
zoologu

Vidër* fantazmë….

Si valët e padukshme në hapesirë të internetit,
tireshin ,përdridheshin fjalet si furka e xhenemit*,
ngatërroheshin në fijet e mbështjella të lëmshit ,
derisa delnin nga gojat shumëgjuhësh tek njerëzit .

Nxitonte i frikur pa frymë mos qe mbytyr fëmijë,
e dinte që gatorët*po s’i prekeje nuk të ngacmonin,
s’kish dëgjuar asnjëherë të hanin njeri,
kafshonin rrallë ndonjë konkë* anës liqenit,..

C’të ishte ajo alibi kafshë fantazmë,
kish dalë mbi liqen si hije qe zhdukur,
ca thoshin peshk ,ca kafshe ,ca mërmertë,
si delfin hidhej e zhytej ,ishte gjë e bukur..

Mbllaçitej një plak ta sqaronte në anglisht,
-”one big animals in water, it’s not fish ,..”……….
-vidër,vidër , -ia kthente ashtu gjysëm shqip,
ottër* kafshë uji ,e shihte në të errur në finish,,,

Asnje amerikan per vidrën s’e besonte,
e shihte çdo mbrëmje liqeneve,kur loste,
ai shëtiste,ajo gallop nën ujë rrëshqiste
e kishte vëlla e shok ,deshte ta salutonte.

Laheshin ne verë si zhabat* në lumë,
në pellgjet e stolisur të lumit Devoll,
ca kapnin peshk me duar në llagëmë*
fëmijët sodisnin Vidrat,që zhyteshin në zall,..

Kur ishte marinar,amfibat i njgjani me vidrat,
hynin e delnin nga uji,në lumë e në tokë,
vec zhurmës e dallgëve shkumë të bardhë,
vidra s’është fantazmë,ka gëzof leshtor të artë..

Ulur qetë në stol larg turmës,i njgjante si motër,
sodiste liqenin mes feshfërimës të shatërvanit,
humbte i tëri në atë peisazh,si të përmalluarit,
kujtimet e ngacmonin ,e guduliste kjo vidër- ottër..

P.s

– vidër-vidra,( Otter- ne anglisht )kafshe e rralle uji ,ne lumenje a ne liqene,ne ujra te ëmbla,
folen e ben brenda ne uje,ne vrima si urithet,ushlehet me bime ujore,
lekura leshtore,e zeze dhe ndonjhere kafe e erret,e ben qe te kete gezofin me te shtrenjte,
vjen duke u zhdukur pasi gjuhet per gezofe,,
– furka e xhenemit,-shprehje dialektore,simbol i nje gruaje qe merret vetem me thashetheme,
furkë-a.-shkop me dy tre biga qe fut shtellunga me lesh qe tjerret fija e leshit,nga grate,,
xhenemi-t,-turqizëm ,ferri ,skëtera,..
– gatorë- allegeter,-nje lloj krokodili i vogel por shume i perhapur dhe i degjuar ne Florida,
qe ruhen e mbrohen nga shteti,riten ne ujrat e embla ne lienet e shumte te gadishullit.
këtë emëre Gatorë e mban dhe ekipi i besbollit të Tampes,
– konkë,-qen i vogel ,dialektore,
– zhabë-a,-bretkosa,..
– llagëmë,- vrima nën ujë ,fole te pshqeve,.
– amfibë,- anije ushtarake,e cila levis ne ujë dhe në tokë me rrota,..
– e të tjera,..

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...