Home / LAJME / VIDEO/ Mjekonte me cigare në gojë, kryeinfermieri i Devollit
loading...

VIDEO/ Mjekonte me cigare në gojë, kryeinfermieri i Devollit

Ministria e Shëndetësisë ka gjobitur kryeinfermierin e spitalit të Devollit me 5 mijë lekë gjobë dhe shefin e tij me 50 mijë lekë, që u bënë objekt i një kronike në TV Klan. Kryeinfermieri mikrokirurg F. K. shfaqet në një foto duke qepur plagën e një fëmije në kokë ndërkohë që mbante shkujdesur në buzë, një cigare.

Ministria e Shëndetësisë reagoi sot duke deklaruar se “ky veprim është në thyerje të ligjit ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’ dhe se janë marrë masat e mëposhtme administrative:

1.Masë administrative 5 000 lekë për F.K. infermier mikrokirurg pranë spitalit Devoll.

2.Masë administrative 50 000 lekë për P. L. person përgjegjës për rastet e shkeljes së ligjit të sipër përmendur.

loading...

Komento!

loading...