Home / POEZI / Vegim dashurie
loading...

Vegim dashurie

Dashuri e reme

Vegim dashurie

Kush je ti me ata sy verbues si të diellit,
të ishte natë do thërisja:- “hëna ! “ me zë të lartë,
më ke ngulur shikimin si kafshë e do me zbutë,
më ç’mënde, folë do të thërras,do të bërtas..

Kush je ti se plasa, statuje.. folë po je njeri,
nga mua ç’kërkon ,qesh a qan s’te marr vesh,
UFO,shtojzavalle,serene,a shpirt që sillet verdallë,
po ke tru e zemër, afrohu mos ri mënjanë.

Tani të pashë në terrët, je vajzë a grua,
në jetë s’kam gabuar,njëhere kam dashuruar,
asaj ia dhashë zemren jetën , fala virgjerinë,
s’më bën dot per vete naive , budallaçkë …

Nuk të shaj ,je e bukur,shtojzavalle, ëngjell,
e dalë nga pellgu i lumit sykaltër,meremet,
e di që zemra ime digjet e përvelohet,
besën për jetë ia kam dhnë një grua.

Jo se s’të arij dot,zemra dashuron,
e di që me do,..por nuk je bëre për mua,
por ardhka një moshë me cipë e pjekur ,
që truri zemrën e pangopur komandon.

Ajo fytyra jote është për pesë palë qejfe,
pasqyrë që po ra ne ujë si sheqeri tretet,
s’më gënjen,nuk shes nderin me lekë,
bridh e ngacmo Don Zhuane , ka boll syleshe.

E di ke mashtruar burra me okë e mbretër,
për ty janë ngatëruar Otello e Hamlete,
tragjedi,luftra botën ke bëre përshesh,
mos harro se në jetë ka Romeo e Zhuljet…

S’je e bukura e dheut, largohu mos m’u afro,
o lule “parfum” , drogë qe s’kundërmon,
mos gënje burra familjarë ,mos i tradhëto,
pysqilet ,mekapi,lakuriqet , s’të shkojnë me mua ..!

Mos m’u përdridh, rimë larg , o shpirt i dermuar,
mos më ngacmo telat,o zemër,por jo e drithërruar,
mos më gudulis ndjenjat, femër e tradhtëuar ,
mos më ndis kandelet ,o dashuri e mallkuar.

Zemra ime ti e di,digjet përvëlohet,
një jetë dashuruar, dekada i martuar,
çdo Shën Valentinin fal puthjet me lulet,
për dashurin e parë ,zoçkën sy shkruar.

Luan Kalana

Devolli.net 12-02-2012

loading...

Komento!

loading...