Home / POEZI / VARGJE DEVOLLI PËR SHKODRANIN !
loading...

VARGJE DEVOLLI PËR SHKODRANIN !

VARGJE DEVOLLI PËR SHKODRANIN !

(Kushtuar mikut tim Ragip Dragusha)

Do merrja ujë nga burrimi i devollit,lart përmbi Gramoz
Do merrja dialektin tim prej devolliu,të ëmbël si mjalta
Do merrja shijen e të ulurit këmbëkryq përmbi rogoz
Për ti bërë buqetë,mikut,me lulka plot erë e të arta…

***

E do ti vendosja lart mbi muranën e rozafës shkodrane
Aty ku rrjedh dhimbshëm,akoma qumështi i vetë legjendave
Në respekt,të njeriut që e lindi Shkodra,me qumësht nane
Dhe e mban Vjena,për tja shtuar asaj bardhësinë e mjelmave

Greqi 31 mars 2013.
Anesti T Koxhaj

loading...

Komento!

loading...