Home / POEZI / Vajtojnë Shtëpitë,Çatitë Lotojnë
loading...

Vajtojnë Shtëpitë,Çatitë Lotojnë

Vajtojnë Shtëpitë,Çatite Lotojnë

“Ku duket balta më e ëmbël se mjalta,
Në Shqipëri.”

Hëna bukuroshe Tokën puthi si dashnore,
veç bukurive,fotove, poezive ,kërshërive,
dëshmitare si krushqit dasmorë,okularë
shihnin të vinte dhëndri e nusja me kurorë…
&
Mes zërash misteriozë, muret rënkonin,
-Ku janë djemtë,burrat që morën kurbetin,
shtëpitë vetëm pa vatër,çatitë qanin, lotonin..
lanë nënat,gratë qe ritën fëmijet me djepin..
&
E rëndë sa më s’ka plaga e kurbetit,
prehen,luten,le njerëzit e gjë e gjallë,
për ta ka një qytezë,varet e ujët e detit,
ndërsa shtëpitë flasin me vete,rënkime,fjalë..
&
Dikur qanin strehët kur lindte nje femër,
sot shtëpitë,murret,mbeten pa emer :
-kush do t’i mbuloje ,do t’ua qajë hallet,
t’u hedhin nga një grusht dhe, në varet..
&
-“A keni dhe Ju një fole, një shtëpi,
ku keni lindur ,keni pirë me okë gji,
mos na lini ne vetmi,s’jemi jetim,
oxhakun me tym,pragun ta puthni
mbetem germadha pa shprese,hi,
s’dihet kush do na adptojë per pronesi.
&
Emigranti,në gjithësi ka zemrë njeri,
s’është skllav por banor i planetit,
me mall e dashuri,ka familje e shtëpi
me zemër guri e duar prej hekuri…
&
Vatani,shtëpitë si kallugre po qajnë,
mbeti oxhaku pa vatër,pa trashëgim,
presin t’u vijnë fëmijët,nga bota pa anë,
rojnë me shpresa,t’u japin si nënat gji.

Luan Kalana
New York,USA

P.s.

Hëna e plotë në mbrëmjen e 5-6 Majit 2012, pas shume vitesh, ne kete date ajo ishte 50 mije kilometra me afer tokes se zakonisht,.. Bukuria dhe ndricimi i saj ishte mahnites e frymezuese, sidomos per poetet dhe gjithe ata qe kane shpirt artistik,.. pa le per femijet qe fjeten me enderra te frikshme e mergimtaret me zemer te ngrire…Nata misterioze u mbush me lajme dhe alibi,,,zëra ,zhurma,hije ,rënkime,…

loading...

Komento!

loading...