Home / SOCIALE / URAT E KOMBIT
loading...

URAT E KOMBIT

URAT E KOMBIT

Shqipëria dhe Kosova kanë sot një arterie komunikimi shumë të rëndësishme që ne e quajmë Rruga e Kombit. Po, që të arrinim deri këtu, kemi punuar 150 vjet, së paku që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, për të ngritur shumë ura shpirtërore të cilat kapërcyen me sukses barrierat kufitare që ngritën mes nesh joshqiptarët.

Ja një prej tyre:

Miqte-nga-Kosova

Miqte-nga-Kosova

Në vitin 1999, kur genocidi serb kulmoi në Kosovë, mijëra familje të shqiptarëve të atjeshëm kërkuan strehë në shtetin amë. Familja e Avdi Jusufit nga fshati Peran i Podujevës erdhi në Hoçisht. Familja e Njazi Rushitajt hapi për ta dyert e shtëpisë dhe të zemrës, për t’ua lehtësuar plagët e brengat. Për tre muaj, përkatësisht në korrik, gusht dhe shtator 1999 të dy familjet ndanë së bashku hallet familjare dhe ndjesitë kombëtare.

Më 16 korrik të këtij viti Njazi Rushitaj u nda nga jeta aksidentalisht. Më 11 gusht Avdiu martonte një nga djemtë e vet. Mandata e vdekjes mbërriti më parë se ftesa e dasmës. Më 25 gusht, në ditën përkujtimore të të dyzetave, Avdi Jusufi me bashkëshorten Sadije, me djalin Ardonez dhe me Riad

Hasanin – shokun e djemve përshkuam 500 km për të ngushëlluar familjen Rushitaj – Shpresën me vajzat Mirela, Valbona dhe Elona për humbjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait të tyre.
Komentet e tjera janë për ty lexues.

Kosta Nake

loading...

Komento!

loading...