Home / LAJME / Ura Dobranj Bracanj 2013 (Foto)
loading...

Ura Dobranj Bracanj 2013 (Foto)

Ura Dobranj Bracanj 2013 (Foto)
Lumi Devoll mbetet sërish një burim tragjedie për banorët e komunës Miras dhe Dobranj, ku pak ditë më parë humbën jetën dy gra, si pasojë e mungesës së një ure.

Komuna ka ndërtuar një urë provizore prej dërrase, ndërsa banorët ankohen se sërish nuk ndihen të sigurt.
Lumi Devoll mbetet sërish burim tragjedie për banorët e zonës. Thirrjes së tyre për të ndërtuar një urë prej betoni dhe të sigurtë, qeveria shqiptare dhe komuna Miras i janë përgjigjur me një urë provizore dhe gati qesharake.
Siç duket edhe nga pamjet, ura është ndërtuar me dërrasa dhe ka një gjerësi rreth 1 metër, ndërsa i mungojnë mbajtëset e saj anësore, duke përbërë një rrezik për banorët dhe nxënësit, që kalojnë cdo ditë mbi të.
Sipas kryeplakut të fshatit, Dobranj, në zonën e Devollit këtë vit janë ndërtuar tre ura, por asnjëra prej tyre nuk i ka dhënë zgjidhje përfundimtare problemit të banorëve.

Nga ana tjetër, pamundësinë e ndërtimit të një ure prej betoni kryetari i komunës, Mirash Kryeart Sejto e ka argumentuar me mungesën e fondeve për një investim të tilë.
Tragjedia në fshatin Dobranj u regjistrua në 6 prill, ku rreth 20 banorë të fshatit ishin nisur për një ceremoni mortore në fshatin Bracanj.
Rryma e lumit përmbysi zetorin, duke zënë poshtë tij, Mirela dhe Elena Zyfin, të cilat humbën jetën.

Devolli.net

loading...

Komento!

loading...