Home / BOTIME / Ujësjellësi i parë i Korçës u ndërtua nga Mehmet pashë Plasa
loading...

Ujësjellësi i parë i Korçës u ndërtua nga Mehmet pashë Plasa

Ujësjellësi i parë i Korçës u ndërtua nga Mehmet pashë Plasa

Mehmet pashë Plasa vendosi të ndërtonte ujësjellësin e parë në qytetin e Korçës. Ishte vitit 1789, ose 221 vjet më parë nga sot. Ato që e pritën lajmin me një kënaqësi të dukshme ishin gratë dhe vajzat. Tashmë e tutje  do të mbushin ujë në çezmat e lagjeve. Deri atëherë një pjesë e Korçës e siguronte ujin nga puset e ndërtuara pranë banesave, ku disa i kishin pajisur me pompa mekanike ose siç quheshin në atë kohë “tulluma”, ose me çikrik. Por uji i puseve nuk ishte dhe aq i parapëlqyer… Kurse pjesa tjetër e Korçës e siguronte ujin nga çezmat (burimet} që kishte përreth. Këto lagje e ndjenin veten të privilegjura, sepse uji i tyre ishte i pastër si kristali. Banorët e këtyre lagjeve thoshin  se uji i çezmave të tyre vinte nga malet e Moravës. Gratë dhe vajzat e lagjeve të puseve i kishin zili gratë dhe vajzat e çezmave, sepse këto të fundit mblidheshin të çezmat, mbushnin ujë, lanin rrobat dhe bënin muhabet pë
r orë të tëra. Gratë bisedonin edhe për atë  se çfarë do të gatuanin për drekë.  Petaniku me fasule ishte gatimi më i preferuar i asaj kohe. Veç kësj, vajzat e çezmave  ndiheshin edhe me të kënaqura, sepse ato kishin mundësi që  te çezma të takoheshin me djemtë që dashuronin fshehtas. Vetëm aty te çezma mund të dëgjoje varguan e këngës: “Nëm njeherë ujë me dorën tënde, moj balukeprerë”.

Çezmat

Megjithatë edhe çezmat nuk ishin të gjitha njëlloj. Disa kishin ujë të ftohtë si dëbora e të lehtë si ajri, ndërsa disa të tjera e kishin ujin të pakët dhe jo aq të shijshëm. Çezma që kishte fituar emër të madh ishte ajo që ndodhej te pazari i vjetër. Kjo çezmë quhej ndryshe edhe “çezma e zallit”. Por uji i saj nuk krahasohej me asnjë burrim tjetër në Korçë. Te kjo çezmë mund të takoheshe me shumë njerëz: udhëtarë, tregtarë që vinin nga Mnastiri, nga Naselishti, Opari, Gora, Mokra, Devolli dhe Përmeti, por aty mund të takoje të moshuar dhe të rinj. Që të gjithë thoshin fjalë të mira për çezmën e pazarit. Edhe sot e kësaj dite kjo çezmë kujtohet me mjaft nostalgji, pasi ende ekziston të jetë jashtë funksionit. Pas kësaj çezme renditej  çezma e Shetros, që në atë kohë ndodhej pranë me kafenenë e Pando Osmanllisë, ose aty ku sot ky vend njihet me emrin “Panda”. Por edhe çezma e Kaliroit nuk binte më pos
htë. Ajo ndodhej në krye te qytetit,  kishte ujë të bollshëm dhe derdhej nëpër katër gryka. Thonë që në atë çezmë shkonte të mbushte ujë  një vajzë me emrin Kaliro dhe priste të dashurin e saj. Disa të tjerë thonë se i dashuri i saj nuk u kthye më kurrë, ndërsa Kaliroi e priti gjithë jetën. Por ka të tjerë që thonë se i dashuri i saj erdhi një ditë me një kalë të bardhë, e rrëmbeu dhe që nga ajo ditë Kaliroi nuk u pa më, ndaj dhe burimi mori emrin e saj. Por çezma e Kaliroit kishte parë edhe dashuri të tjera dhe lotë që derdheshin përmbi ujin e krojit.

Djemtë dhe çupat

Tashmë të gjitha lagjet do të kishin çezmat e tyre. Mehmet pashë Plasa, një nga njerëzit më të pasur të qytetit të Korçës kishte vendosur të ndërtonte ujësjellësin e parë. Ndoshta ai nuk e kishte menduar kurrë që emri i  tij do të mbetej i paharruar fal çezmave që do të ndërtonte. Uji ishte vetë jeta. Për këtë arsye urimet për bamirësinë e tij ishin të shumta. Edhe sot e kësaj dite ai duket sikur shëtit aty ku çezmat ende gurgullojnë. Mehmet pashë Plasa  do ta merrte ujin nga Drenica dhe pastaj do ta shpërndante lagje më lagje. Çdo lagje do të kishte çezmën e vet. Përherë të parë gratë dhe vajzat e puseve do të ndiheshin të barabarta me gratë dhe vajzat e çezmave. Tashmë nuk do të ishin vetëm ato që do të mbliedheshin te çezma për të bërë thashetheme dhe të flisin për ngjarjet më të fundit të qytetit. Edhe vajzat e puseve do ta kishin këtë mundësi. Vajzat e reja prisnin të dëgjonin këngët që do të kÃ
«ndoheshin për to. Në atë kohë ende nuk ekzistonte serenata, por këngët që këndoheshin nga djemtë ishin rrëqethëse dhe shumë të bukura. Ata uleshin jo larg burimit dhe ia merrnin këngës. Një nga këngët e parapëlqyera të tyre ishte: “E po merrna enët, shko e  na mbush ujë, xhania moj unë, qyqja moj unë, jallah ç’të bëj unë. E po ndaç në çezëm e po ndaç në lumë, xhania moj unë, qyqja moj unë, jallah ç’të bëj unë. Sigurisht djemtë vinin aty enkas për të kënduar, ndërsa çupat gjasme për të mbushur ujë.  Gjithçka bëhej edhe më e bukur në orët e mbrejes, kur errësira sapo kishte filluar të binte. Pikërisht në këtë kohë dëgjohej zëri i djemve që u bënte thirrje çupave të delnin nga shtëpitë e tyre. Në raste të tilla, kur ato vonoheshin, ata ngrinin zërin kur vinin te vargu i këngës: “E po jam e vogël dhe më flihet gjumë, zeza moj unë, xhania moj unë, jallah ç’të bëj unë”. Megjithatë nuk
mungonte asnjeherë që siluetat e vajzave të shfaqeshin së largu duke u afruar. Pikërisht në këtë çast shpirti i të dashuruarve digjej në flakë: “E po kthehu, fli, ti sonte nga unë, nuk kemi gjë tjetër, vetëm një copë gunë,  zeza moj unë, qyqja moj unë jallah ç’të bëj unë”.

Ujësjellësi

Atë çka kishte deklaruar Mehmet pashë Plasa nisi ta  bënte realitet. Të gjitha shpenzimet do të ishin të tijat. Banorët e  Korçës nisën të ndihmonin. Kur uji erdhi në Korçë filluan të mendonin se ku do të vendoseshin çezmat. Ato duhej të ishin në një largësi të barabartë me të gjitha shtëpitë. Sigurisht për aq sa ishte e mundur. Ardhja e ujit që nga Drenica ishte një ngjarje e madhe. Tani Korça kishte fillur të ngjasonte me një qytet. Kishte pazarin e tij më të bukur të Ballkanit, kishin hamamin që ishte një çudi tjetër.  Qyteti kishte orën e tij që nga viti 1784, e cila peshonte 40 okë.  Më vonë në vitin 1871 Korça do të kishte edhe Postë-telegafën. Megjithatë tashmë ndërtimi  ujësjellësit kishte marrë jetë. U ndërtuan shumë çezma. Madje ato nisën të merrnin edhe emrat e lagjeve. Pati dhe nga ato çezma që morën emrat e vajzave.

Çezmat e Korçës

Në atë kohë korça numëronte disa çezma: sipas Ilia Ballaurit, “çezmat më të dëgjuara ishin: çezmën e pazarit, e Kaliroit, e Shetros, e Papallambros, e Amzës që ndodhej në filli të lagjes nr 11-të, e Arave, e cila gjendej mes lagjes 11-të dhe 12-të,  e Mitropolisë e Radanecit dhe çezma të tjera”. Disa prej tyre sot nuk funksionojnë edhe pse janë pjesë e kujtimeve të banorëve të Korçës. Legjenda të tjera për çezmat u krijun në kohën e Mehmet pashë Plasës. Më pas u ndërtuan çezma të tjera, por çezmat e dikurshme mbetën të paharueshme. Bashkë me to mbeti i paharruar dhe emir i Mehmet pashë Plasës. Edhe sot kur të vjetrit kalojnë pranë çezmave të vjetra, u duket sikur dëgjojnë  të këndohet një këngë: “E po merrna enët, shko e na mbush ujë, xhania moj unë, qyqja moj unë,  jallah ç’të bëj unë”. Madje në raste të tilla duket sikur shfaqet Mehmet pashë Plasa e duke kaluar çezmë më çezmë për të parë
nëse ende gurgullojnë.

Vepror Hasani

loading...

Komento!

loading...