Home / BOTIME / Troja & Shqipja
loading...

Troja & Shqipja

TROJA & SHQIPJA

Si sot u shkatërrua TROJA

Disa nga mendimet e mija private për Trojën dhe trojanët, të cilat mendime kanë lindur nga leximet e shumta që kam bërë rreth kësaj historie që akoma quhet ‘e qënë e pa qënë’, dua ti ndaj me ju që do ti lexoni këto pak reshta. Nuk pretendoj të bëj ndonjë zbulim që do t’ju habiste por thjeshtë dëshiroj që këto mendime duke i diskutuar me ju mund të përfitoja një ide akoma më të qartë për Trojën dhe trojanët.

Besohet se si sot, pra më 11 qershor 1184, viti para Krishtit, u dogj Troja legjendare e Prijamit, Hektorit, Parisit, Eneas, etj.

Troja, sipas burimeve të sotme shkencore, është pranuar si emër grek pamvarsisht se nuk ka asnjë kuptim në greqisht dhe se grekët nuk janë në gjëndje ti japin një domethënie emrit Troja. Përkundrazi në gjuhën tonë, troja është një emër shumë i rëndësishëm që përcakton një territor (truall) të caktuar si pronë e dikujt. Shumësi i trojës (truallit) është trojet. Por grekët s’mund ta linin pa një kuptim, kështu ata nxituan ti japin një emer tjetër për tjetër dhe pikërisht thonë se Troja quhej (Ίλιον Ilion; Latinisht Troia, Ilium që në shqip është LUAN, ky mendoj se është një përdorim gabim i fjalës shqipe Ylli Jonë!!) dhe këtu fillon lajthitja greke! Ai që lexon me kujdes “Lufta e Trojës” dhe sidomos “Iliadën” e Homerit nuk mund ta pranojë këtë gjë pasi në libër trojanët karhasoheshin nga grekët me shqiponjat dhe veten e ata e krahesonin me luanët. Pra, kurrë trojanët nuk janë quajtur luanë! Si mund të thirrej një vënd i banuar me “shqiponja” vënd i luanëve?! Por grekët kanë patur një avantazh ndaj trojanëve. Gjuha e grekëve shkruhej (dyqind vjet pas shaktërimit të Trojës filloi të shkruhej) dhe ajo e trojaneve flitej edhe nga greket (që ishin ndarë nga i njëjti fis), por nuk shkruhej. Nga kjo gjë përfitoi Virgjili romak me veprën e tij Enea, (Neve, Aeneid – A ne ish, deformim i fjalëve të sotme shqipe, a ishim ne?), i cili qe i pari që e tjetërsoi Historinë e Trojës duke e bërë atë një histori greke. (Sot është vërtetuar pavërtetësia dhe fallsifikimi i bërë prej tij dhe një ditë, jam shumë i bindur për këtë, do të vijë që tërë Historia e Trojës të vërtetohet dhe pronësohet tek pronari i natyrshëm, pasi Historia e Trojës është një histori që u perket të gjithë popujve të lashtë pellazgjikë që në atë kohë kanë qënë afërsisht një.) Por sot, nga kjo gjë vjen dhe qorrogllisja e gjithë historisë së lavdishme të Trojanëve të mundur pabesisht dhe të përzënë me dhunë nga trojet e tyre për në Romë.

Pyetja tjetër që mua më mundon shumë është, pse trojanët pas djegies së Trojës të shkonin aq larg deri në Romë? Mos vallë Troja dhe Roma nuk kanë qënë vërtetë aq larg siç thuhet sot? Një popull i tërë i shpërngulur, shkatërruar, vjedhur dhe vrarë, po të ishte nga Azia e Vogël dhe pikërisht nga një vënd i quajtur Hisa-lig-u i Çan’-Kalasë në brigjet e Egjeut, (në Turqinë e sotme veri-perëndimore), nuk kishte asnjë mundësi dhe shkak që të ikte aq larg!

Gjermani i zgjaur me emrin Heinrich Schlieman që nguli këmbë se Troja është pikërisht ky vënd që njihet sot si i tillë, së bashku me ekipin që punonte për atë, fshehu historinë e vërtetë me vetëdije pasi vodhi ç’ mundi nga ai vënd arkeologjik që zbuloi, jo vetëm arin dhe orenditë e çmuara zbukuruese por edhe vetë të vërtetën e historisë së atij vëndi dhe për këtë u ndihmua dhe u shpërblye! Heinrich Schlieman u bë i pasur me Trojën, ai një pjesë të mirë të objekteve të paidentifikuara ja shtiti Rusisë Cariste të cilat edhe sot e kësaj dite gjenden në Muzeun e Pushkinit! Nëse ne do të kishim sot në dorë ato objekte të gjetuara dhe të shitura nga Schlieman, do të mund të vërtetonim se Luani (Asllani) i Azisë nuk është Troja e Homerit por edhe nëse është, Troja ka qënë shqipëfolëse, këtë gjë janë munduar që ta fshehin grekët dhe rusët me aleatët e tyre dhe ja kanë arritur qëllimit. Edhe vetë grekët më parë kanë folur shqip. Nëse grekët e sotëm do ta pranojnë këtë gjë, ata, lavdinë e tyre duhet ta ndajnë edhe me shqiptarët, kjo nuk është në leverdinë e tyre.

Mendoj se një rëndësi të madhe ka të lexohet libri i Michael Wood që përshkruan Trojën e gënjështër me titullin ‘In Search of Trojan War’, 1799, (Në Kërkim të Luftës së Trojës), i cili autor në atë libër thotë se, “The Troy never existed”. (Troja s’ka ekzistuar kurrë!) Kjo shprehje duhet kuptuar që Troja nuk ka ekzistuar kurrë në atë vënd të cilin sot e quajnë pa të drejtë Troja. Po atëhere ku duhet të këtë qënë Troja e vërtetë? Apo me të vërtetë s’ka ekzistuar fare?

Kërkimet e mëvonshme në atë vënd që sot ndoshta quhet me pa të drejtë Troja, kanë nxjerrë në dritë që atje ekzistojne 9 shtresa njëra mbi tjetrën me nëntë qytetrime të ndryshme nëpër shekuj dhe për çudi, të gjitha emrat e atyre qytetetve varjojnë rreth emrit ILLION – YLLI JON, e jo ILION –

LUAN – ASLLAN! dhe asnjëherë TROJË.

Nga të gjithë pranohet që fjala Iliri (Yll i ri) vjen nga fjala shqipe Yll. Qyteti që mbante emrin e yllit ishte qyteti i Illion (ylli jon) pra Troja. Traja ishte nje qytet Dorik, (përzjerje qytetrimesh pellazgjike). Ka dy hipoteza për kryeqytetin e Pellazgjisë. E para hipotezë, pranon qytetin Patra të Greqisë së sotme por që nuk ka asnjë dokument të shkruar për këtë. Hipoteza tjetër flet për qytetin Illion, Troja ku Prijami, pra (prijs jam- mbreti), thirri fiset pellazgjike për të mbrojtur Trojën po nga fise të tjera pellazgjike armike.

Atje nuk është gjetur asnjë emer i prijsave të dëgjuar që bënë HISTORINË e TROJËS, si psh Kipria-ki prijen, Iliada-Ylli-ja dha, Aithotis-ai thot (i ditur), DI-i ditur (Perëndi), Iliu-Yllju-ju yll, Udhise-udhe e vise (ai që shëtit), Telejoni-të, la i joni, Hektor – Heqtor (ai që heq shumë, pasi trupi i tij u tërhoq zvarrë nga Akili), Prijam-jam prijes, Paris-prishës (pasi ai qe shkatari i luftës dhe që u ndesh pa burrëri me burrin e Helënes), Rekea-rrëkeja, Arkan-ata që kanë ar, Akil -Ak Yll, ai që ka një yll – me yll në ballë siç themi sot, perendi më vete (kështu thirren edhe sot njerëzit që janë shumë trima dhe të fortë), Akamemnon – ai ka me mnu (me mallku), Besidha-i dha besë, Patrok – pa targe (pasi ai nuk tregoi identitetin e tij në luftë me trojanët kur Heqtori e vrau), Elena-e lëna, Menelan-mënt e lanë, Enea-a ishim ne, Ilus- lutës, Atika-a ti ka, Semostha-se nuk tha, Telamo-i lënë, Pegi-pëqi, Kapi-kapo, Idha-ja dha, Memnon-ai që mallkon, Tithena-ti na the ne, Posedon-po nuk e don, Lamedjon-la mënd i joni, Mikena-miq jena, Jonjan-janë tanët, Ganimete-qani me të, Afërdita-dita afron, Aseka-që nuk e ka, si takon; etj. janë emra që nuk duan fare komente, ose emra të tjerë si Era (Hera), Dheus (Zeus), Bythrot-Fukura (Buthrotum – Këta fukarenj pa pasuri e plag krijuanë Butrinitin), Epir, Epër, Berr-bagëti, Bor-Bora, Lopë-lopë, Skarpus-shkarpa, Dal-dal, par -i parë, Irene-që rri (pret), paqësor, Kalopus- Lopë dhe ka, që s’ janë deformuar fare nga gjuhët gerko-latine dhe ruhen akoma edhe sot si në shqip, e qindra e mijra emra të tjerë vendësh e njerzish që po ti studiosh me kujdes janë të gjithë emra shqip dhe që kanë kuptimin e duhur përsa përdoren. Duhet ta besoni se kjo gamë kaq e madhe emrash s’mund të jetë një rastësi. Kjo tregon se Homeri ishte një shqipfolës dhe personazheve të veprave të tij ju dha emra shqiptarë sipas karakterit të veprimit të tyre. Pra, Homeri personazheve të tij ju ka vënë emra sipas funksionit që personazhet kryenin në jetë. Kjo ishte një metodë e asaj kohe kur emrat ishin të kufizuar. Prandaj Homeri nuk i krijoi ata emra nga hiçi por i mblodhi nga gojdhënat popullore të pellazgëve. Shumë nga këto përalla egzistojnë edhe sot tek shqiptarët dhe grëkët. Kjo është dhe ideja ime që dua të shtroj për diskutim.

Ne s’duhet të luftojmë të vjedhim historitë e grekëve por duhet të luftojmë që grekët të pranojnë se historitë e Homerit janë të përbashkëta dhe se është shqipja dhe jo greqishtja gjuha jone e lashtë përbashkët.
Nga shqipkuptimi i emrave të njerzve dhe vëndeve në Trojën e lashtë dalin dy probleme të tjera, mos vallë Troja duhet kërkuar në vëndet e banuara nga shqipfolësit, ose vërtetë Troja, atje ku thuhet se ka qënë, ishte një Trojë shqipfolëse? Unë jam partizan se shqipfolës ka qënë edhe vetë Homeri.

Por edhe nëse ështe pikërsisht atje ku thuhet se është, përsëri kemi disa të dhëna të tjera përveç Homerit që na tregojnë se Troja ka qënë banuar nga shqipfolës. P.sh., gjatë gërmimeve arkeologjike janë gjetur dy portat kryesore të pa rënuara plotësisht dhe mbi to janë edhe sot dy mbishkrime; në portën kryesore është shkruar DARDAN,(mendohet që është themeluesi i Trojës), dhe mbishkrimi tjetër tek porta që shikon nga një përrua, mbi të cilën është shkruar fjala SHE ose SHER që në shqipen e sotme (ne disa zona) she ose sher i thonë përrojit, të jetë edhe kjo një koinçidencë?!

Reth pellgut të Egjeut kanë banuar jo vetëm helenët por edhe fise të tjerë si pellazgët, lelegët, kaukanët, dorianët, karianët etj. të cilët pas dyndjeve barbare të frigjve, asirasve, samirisave etj. u greqizuan. Kjo gjë ka ndodhur 200-300 vjet para Homerit, tamam në kohën e Luftës së Trojës, i cili në librin e tij Iliada, i jep një rëndësi të veçantë fisit të pellazgëve. Ai thotë shprehimisht se, “Pellazgët kanë qënë banorë të Thesalisë dhe se ishin aleatë të Trojanve”. Ndërsa tek libri i tij i mëvonshëm, “Odisea”, ai na jep prapë një të dhënë se, “…pellazgët janë banorë të ishullit Kretë (Shkretë).”
Troja dhe historia e saj kanë tërhequr shumë historianë dhe të tjerë, jo historianë si puna ime, nga e gjithë bota e qytetruar, vetëm historianët shqiptarë kanë bërë pak studime për t’ju referuar kësaj historie që mund të jetë historia jonë e vjetër. Dëndur historianët shqiptarë u drejtohen thënieve të të huajve të cilët shpesh, nga që nuk dinë gjuhën shqipe, gjuhën e trojanëve, (apo të Homerit) këtë çelës që mund të hapë portat e enigmave të popujve dhe vëndeve në lashtësi, hamendësojnë duke rënë në vorbullën greke të historisë e cila, si ajo vrima e zezë, thith pa pushim çfardo lloj zbulimi që cilësohet si “anti greke”!

Troja, (film i prodhimit te Hollivudit në vitin 2004) është bërë një film shumë i pëlqyer në botë. Ky film trajton rrënimin e Trojës dhe është bazar në tregimin e Homerit tek Iliada ku aktori Brad Pitt luan rolin e Akilit. Pitt, i cili fitoi fillimisht famë me filmin “Thelma and Louise” në atë kohë nje çunak hajdut dhe qefli, në filimin e ri na shfaqet si një luftëtar shumë simpatik dhe i fuqishëm duke na dhënë bukur një pjesë të historisë më të bukur dhe më të lashtë të njërzimit.
Ndoshta të një historie që s’ka ekzistuar kurrë dhe të gjitha sa unë them janë hamëndime apo lajthitje të shpirtit shqiptar të sëmurë?!

Agim Bacelli, 11 qershor 2004

loading...

Komento!

loading...