Home / REPORTAZH / Trimi nga Devolli
loading...
Trimi nga Devolli
Trimi nga Devolli

Trimi nga Devolli

Trimi  nga Devolli

Trimi nga Devolli

Trimi nga Devolli

anonim…

“Por kur të jesh mërzitur shumë,
në raft të librave kërkomë,
atje do të jem i fshehur unë,
në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë!”

Dritero Agolli

..nga  Devolli i trimerise …ne Kosoven  kreshnike,
 ne Camerine  martire e ne gjithe Shqiperine,……
..kudo qe shkeli kemba e tij
la gjurme ne Histori….

Burravet të Devollit, baballarëve tanë të mrekullueshëm, të mençur e
baballarreve tane devollinj,trima, punëtorë e bujq nga më të mëdhenjtë në botë.

 Kur djersin bari e pas prillit hyn maji, vjen behari në Devoll.

Hapin lulet, çelin gonxhet e burbuqet,  jeshilojnë jonxhet, ngrihen grynjat nga gjumi gjate i dhe i ftohte i dimrit. Pa blegërijnë kecat e shqerrat, këndon qyqja, arrijnë dallëndyshet. Bashkë me majin vjen edhe një ditë tjetër, Shën Gjergji i vjetër.
Pa shkojmë në varreza të kujtojmë tanët… Të përmalluar, me kulaçka në duar, vëmë lule në varre. Të parët as për t’i harruar. Grupe-grupe njerëzish, të vegjël e të moshuar, me lule në duar, ulen për t’i takuar, kuvendojnë me ta. Midis asaj turme si ditë pazari, një plak i moshuar, me nipin në duar, lëshojnë një lule mbi varrin e harruar.
“Të gjithë janë në kurbet, e kam amanet, – i tha nipit të vet, -është ” Burri i Devollit ” , trimi me fletë, ky është emri i vërtetë.”
Shpesh i jam kthyer dhe lexoj poemen pamflet te madhit Dritero Agolli, ” Poemen per babane  e per vete “e midis vargjeve mbrese lenese,me nxitin ,me germojne shprtin e me njgjalin kujtesen e memorjen …. “Mesoje biro Abecene,/e gjthe abeceve,/atje ku plisat shpinen ngrene,/pas plugut e pas qeve !!!!….”
Devolli e devolliu,….
S’ka se si mos te mos te emocionoje kenga , trimi devolli,..jane fjalet simbol te vargut  refren te kenges iso devollite,per bijte s e saj,temencur , trima e punetore te medhenj,,te kenduar dhe nga bilbili i kenges popullore Endri Fifo, keto kohe ne nje vidioklip te ri, te shoqeruar nga gupi i devollices dhe valltaret devollesha te asamblit Devolli. …
Kur e nisa shkrimin kisha nje ide,te bej portretin e njerit  prej burrave te thjeshte te devollit, ish ushtarake te dale nga Lufta per liri,,te mencur ,trima e punetore te medhenj,por teper modeste,ne jete e te perkushtuar per vendlindjen me patriotizem te flaket qe derdhen djersen pa kursim ne ndertimin e Shqiperise se lire ,,,rralle do te lindin burra te tille ne gjeneratat e ardhshme,..
Por kur disa shoke te mij e lexuan,me thane se e kisha bere konkrete per baballaret e tyre,as qe me kish shkuar ndermend,megjithese e pohova por jo me sinqeritet,…per te qene me realist e ndrrova mendjen dhe po shkruaj ate qe po lexoni pergjithesimin e portreteve te burrave te thjesht devollinj,…qe do te mbeten ne histori si te papaerseritshem,..
Ky emër e ndoqi tërë jetën, ngado që shkoi, si hija e mëngjesit qe ndjek të zotin, por me një dukuri të rrallë, si hija që ndjek famën. Hapi i tij i rëndë la gjurmë ngado që eci, e fama e ngriti lart në pediestal, prandaj hija s’e arriti dot. Si një njeri i madh e i urtë, me vlera të larta morale, me virtyte njerëzore të çmuara, me zemër të madhe bujare e fisnike, me mendje të ndritur, me krahë të fuqishëm që rrëzojnë malet, me energji e forcë që mund turbinat, ai mbeti tërë jetën një njeri i thjeshtë.
Më mirë se kushdo e ka përshkruar pena e artë e të madhit Dritëro Agolli, kollosit të letrave shqipe, poetit më të madh të të gjithë kohërave për Shqipërinë me poemat madhore”Devoll, Devoll”,”Baballarët”, “Poemë për babanë e për vete”, ku devollinjtë përshkruhen si heronjtë e miteve e legjendave, por realë, jo jashtëtokësorë, janë tipikë të thjeshtë, inteligjentë, trima e punëtorë të pashoq.
Le të ndalemi në njërin prej tyre si përgjithësimi i mijërave në breza e në kohë të ndryshme, e të rrëfejmë shumë shkurt me modesti rrugën që ndoqi, nga Devolli deri në Kosovë e në tërë Shqipërinë, sipas kujtimeve të tij shkruar kohë më parë.
Ishin vitet ’40.Ankth dhe tmerr!Prisnin çdo çast të trokiste dera e birucës, sa një trup njeriu, me një vrimë-dritare me hekura mbi krye e të komunikonin vendimin e ekzekutimit për dënimin me vdekje, vendim i shpejtë i marrë nga gjykata e lartë ushtarake e komandës fashiste që ishte vendosur në qytetin e Pejës në Kosovë. Vendimi u mor me dyer të mbyllura: dezertim në grup nga ushtria italiane. I kishte mobilizuar me forcë.
I transportuan me nje kamionçinë ushtarake të ushtrisë italiane në Shëngjin. Aty pas njëzet e një ditëve, i nxorën në gjyq përsëri, pas apelimit, duke marrë vendimin e ri për dënimin me 101, burgim i përjetshëm. Dukei mbajtur në qeli, pa harruar torturat më të ulta njerëzore, duke i kërkuar të tregonin për krerët e grupit, cili ishte shkaku i dezertimit sipas tyre.
Në të vërtetë në qytetin e Ulqinit, atje ku i degdisën, qe një bazë ushtarake italiane,
dhe ranë në kontakt me idetë antifashiste nga disa djem ushtarë shqiptarë, si dhe një nënoficer që kishte mbaruar akademinë ushtarake në Romë, Hitoja, i cili më vonë u bë organizatori i dezertimit të grupit të tyre dhe i grupeve të tjera. Pasi u strehuan nga familjarët kosovarë, që s’do t’i harronte tërë jetën, për bujarinë vëllazërore, i dërguan në Gjakovë për t’i nisur në Shqipëri, pasi atje veç ndjekjes nga ushtria italiane, ishin në ndjekje edhe nga çetnikët serbë, spiunë të fëlliqur.
Pas disa muajsh në Shëngjin i dërguan syrgjyn, kështu i thanë, në burgun famëkeq, në kampin e shfarosjes së gjallë, në Porto-Romano të Durrësit. Nuk mund të përshkruhen torturat e atij kampi ogurzi që ishte një vdekje për së gjalli.
Kur u ndanë në Shëngjin, pasi i bënë ferka-ferka, i degdisën në kampe të ndryshëm. Në moment dëgjon Hiton që i thërret: “Mbahu devolli, ti je i fortë!” Ushtarët italianë i ranë me qytën e pushkës dhe e shtrinë përdhe.
Aty në kamp i nxirrnin në oborr ku i vërtitnin të gjithë të burgosurit si kuajt në lëmë, e kush binte që s’ecte më, e merrnin dhe ai të nesërmen s’ishte më.
Ishin shumë devollinj nga Poloska e Menkulasi kishte edhe disa të tjerë, por më shumë u befasua kur pa fshatarin e tij vishocarin Shaban Hysi, i cili i tregoi për arrestimin e tij, për vrasjen e mësuesit të fshatit Raqi Grabocka dhe të shokut të tij Shyqëri Kambo, për të cilët ndjeu dhimbje të thellë. Shabanin e ndihmoi se qe thatim e i dobët, duke i dhënë nga racioni i tij i ushqimit, nga kafshata e tij, megjithëse për vete qe bërë kockë e lëkurë.
I vinin në mendje familja, nëna e motra e vogël, vëllai që punonte në milici në Korçë, kur rrinin në qeli, në pushimet e orëve, se çdo orë i ngrinin në këmbë, një torturë e thjeshtë por shkatërruese për trurin e trupin.
I ati kishte vdekur  heret dhe e kishte lënë fëmijë gjashtë vjeç, por ai e mbante mend, e motra Shega tre vjeç, të dyja me nënën të vetme në atë kasolle gdhiheshin e ngryseshin si kukudhi, si dy kërcunj. Për to kujdesej dai Sabriu, nga një familje e fisme në Kapshticë, djali i Shabankës, që për disa vite ishte mësues e hoxhë në fshat. Ai mbaroi katër vjet shkollë, ku mësoi shkrim e këndim, një pasuri e madhe, siç thoshte ai, që e ndihmoi shumë në rrugët e jetës. Daja ia hiqte veshët më shumë se tjerët se e kishte nip. Ai ishte hoxhë edhe në Bilisht e s’kishte kohë shumë. Daiu qe martuar në Bilisht me Eminenë, një grua e bukur. Më pas shkuan në Tiranë me katër fëmijë e atje bënë dhe pesë të tjerë.
Më rrallë vinte për të parë nënën e motrën edhe teze Bylja, gruaja e Xhevatit, një burrë bilishtar i pasur. Ndonjëherë vinte tezja e Vidohovës, e cila kishte tre djem, dy ishin moshatarë me të prandaj ruante shumë kujtime.
Këto mendonte, jo për veten e nuk trembej nga vdekja. Mendimet shkonin më thellë te fëmijëria e tij, koha e djalërisë që ishte më e bukura. Shokët e tij, ata të vërsës, lojnat në fshat e nëpër luadhet nga Meraja, kur kullosnin lopët, mundjet me njëri-tjetrin, rrahjet me shkopinj (në vend të shpatave) si ato karatete e sotme, ky ishte më i bëshmi e më i fuqishmi, ishte kampion jo vetëm i vërsnikëve por edhe moshave të tjera, për këtë arsye fshati e vuri disa vite pojak.
Sillte ndër mend vitet që punoi në ndërtimin e Tiranës, ku bënte nga dy punë për të nxjerrë sa më shumë para, se i kishte vënë vetes detyrë që të merrte një navëll për të ardhur në Amerikë, ëndërra e djalërisë devollite, por kohët rrodhën ndryshe. Me ato para ai bleu toka, ara, nja tetë dynymë nga Xhevati, burri i tezës, nja katër dynymë arë e punueshme ku mbillnin perime e misër, tjetra ishte luadh moçalishte. Edhe sot e thërresin ara e Medaliut, në mes të rrugës që shkon për në Bilisht,nën vreshtë, ku ndodhet edhe sot një shkëmb i madh që e kishte sjellë me qerre nga Palegu.
Bleu nja katër dynym tokë fushë, Llënkën e xha Et’hemit, kështu e thërrisnin, që e mbillnin grurë për bukë. Kishin një arë tjetër që e kishte blerë i vëlllai, në kodrat, një skërkë që bënte vetëm thekër, nja katër dynymë që e thërresin Nikollaqi i Zylkës, edhe sot.Ca para i la nënës e motrës. Megjithëse u kishte lënë edhe ca para të tjera që iu mbaruan shpejt, që i kishte nxjerrë nga fitimi i dyqankës që kishte hapur në fshat, përballë shtëpisë së tyre, në fillim ortakë me Mediun, një komshi e shok të besës, pastaj ia la Zylkës të vëllait, por ky iku në Korçë.
Këto mendime e torturonin edhe më shumë se nuk i dihej fati i tyre, dy gra të vetmuara në shtëpi. Ca muaj i vëllai u vesh milic, për para, por iku shpejt prej saj, kjo ishte pasoja që e mori Italia me forcë ushtar, siç thoshte shpesh ai, pa le që iu bë ferrë nëpër këmbë tërë jetën në biografi e s’ju hoq, duke ia përmendur vazhdimisht në postet e detyrat që e caktonin, për aftësitë e tij, si një tundim shpirtëror, një frenim në jetën e tij.
Në kampin  e internimit ne Porto -Romano ne Durres, ra përsëri në kontakt me idetë antifashiste për çlirimin e vendit nga pushtuesit, ide që edhe i mbanin gjallë, e cila ishte e vetmja shpresë e shpëtimit të tyre.
Nuk do ta harronte Ylli Poloskën e të tjerë, që iu bënë me të vërtetë, ylli i shpresës. Në burg informohet edhe për lëvizjen çlirimtare që kishte filluar në vend ndaj pushtuesve të vendit, për trimat partizanë e për ata bij e bija të Devollit që kishin mbushur radhët e formacioneve partizane, për trimëritë e çetës së Moravës, si dhe për shumë trima nga çdo fshat, kujtonte trimin Haki Baruti nga Dobranji, që ishte kurioz për ta parë, deri sa e takoi, e shumë të tjerë që ai kishte shkruar në kujtimet, dorëshkrime e biografinë e tij.
Pa harruar të gjithë devollinjtë, një për një, me emër e mbiemër,që ishin në burgun famëkeq të Porto-Romanos.     Në shtator ’43 kapitulloi Italia fashiste, shpërthyen burgun e morën arratinë, por një plumb i fëlliqur nga ato ndyrësira fashiste që shtinin nga ndjenja e hakmarrjes dhe e turpit, e plagosi në pulpën e këmbës. Por s’e ndali vrapin, – një gjemb i vogël, – siç thoshte ai.
U mbajtën direkt në fshatin Arbanë të Tiranës, se ashtu e kishin porosinë nga shokët e grupit, sapo ishte krijuar aty Brigada II S e ushtrisë partizane. Pasi ndenjti nja tre muaj aty, e nisën për në fshat pasi ishte shumë i tukhequr, i dalë nga burgu por edhe plaga s’po i mbyllej. Në Arbanë takoi për herë të parë Xhaferin, shoferin e brigadës me nja dy makina ushtarake, trofe të luftës, devolliun e Vërlenit, gojëmblin me shumë edukatë që më vonë do ta bënte dhëndërr, do të martohej me motrën e tij të vetme, Shegën.
Rrugës për në fshat e ndalën në fshatin Vinçan të Korçës, në familjen e komandantit të shquar, gjeneralit të ardhshëm të ushtrisë, Nexhip Vinçani. Shtëpia e tyre, përveç që ishte një bazë e madhe e luftës, kishte edhe një doktor, prandaj shërbente si spital ku mjekoheshin partizanët e plagosur. S’do të harronte ato nëna, gra që u bënë copë që t’ia mjekonin plagët por dhe e mbajtën për ca kohë. Pa le gjeneral Nexhipi që e deshte si vëlla.
S’kishte gëzim më të madh kur u takua me nënën dhe motrën që deri atëherë s’kishin asnjë lidhje me jetën e tij. Por kjo nuk zgjati shumë, nuk arriti të çmallej me to sepse doli partizan në batalionin e Devollit në Moravë, në batalionin e dëgjuar me emrin “Fuat Babani” duke u radhitur më pas në Brigadën IV e më vonë në Brigadën XIX, ku kishte shumë shokë e fshatarë nga Vishocica, si: Selman Kambon,Vasfi Topciun, Hysen Hysi, Kadri Mullaj, , Zarif Subashi, Metkë Hysi, Zenel Subashi, Jahja Mullaj, Hasan Goce, Hasan Hysi, Bexhet Goce, Zike Bejleri, Shefqet Mulluxhiu, Hasan Beshi, Zylkadi Kalana, Enver Mulluxhiu, Xhevdet Bashi, Tosun Subashi, Isamil Bashi, Zini Rusi, Enver Mulluxhiu, etj. që më vonë u bënë kuadro të lartë në radhët e ushtrisë.
Më pas do të vinin pothuajse të gjithë djemtë e burrat e fshatit, partizanë si Teki Bejleri, Qamil Hysi, Isa Muka, Shaban Hysi, Ismail Topçiu, Fejzo Topçiu, Shezai Voci, Zini Mulluxhiu, Qamil Bejleri, Safet Goce, Haxhi Goce, Nevruz Goce, Sali Hysi, Zenel Subashi, Nexhmi Pasholli, Hasan Bashi, Teki Lame, Sheqadet Lame, Hajri Rusi, Nevruz Goce, Ismet Muka, Ramadan Rusi, Nexhat Pasholli, Selami Rusi, Ferit Rusi, Isuf Voci, Rustem Rusi, Haxhi Voci, Medi Mullaj e shumë të tjerë.
Në shënimet e tij ai ka shkruar shumë kujtime nga lufta partizane ne Luften e Dyte Boterore, nëpër tërë Shqipërinë dhe në Kosovë, për partizanët trima, për shokët e vrarë që do t’i kujtonte gjithnjë me lotë në sy, si djemtë më të mirë që kishte njohur.
Xhevat Skermo Poloska, komandant i kompanisë, kushëriri i tij i parë. Ishin moshatarë e duheshin si vëllezër. U vra si një hero i vërtetë, si një Matrazov i Shqipërisë në luftën për çlirimin e Devollit, në Malin e Thatë, duke u hedhur mbi bunkerin gjerman për ta bllokuar me mitraloz në duar. Ëndërra e tij për çlirimin e Shqipërisë u realizua, por ai premtimi se kur të çliroheshin do të hanin me lugë të florinjtë, i mbeti si brengë tërë jetën, si një zbrazëti thellë në shpirt. Si një pus i thellë, nuk ia shfaqi njeriu, por vetëm e kishte lënë të shkruar në një faqe të palosur që të mos e lexonte askush, se po ta hapje gojën për këto fjalë, kushedi se ku do të degdiseshe, të binin kockat, ashtu si shumë djem e burra që u vranë e u burgosën. Devolliu s’u përkul, mbeti ai i luftës me ato ideale që s’i hiqeshin nga mendja, me ato energji, me atë vrull që s’kishte burrë nëne ta ndalonte në rrugën e tij.
Me disa forca partizane të brigadës së tij, menjëherë pas çlirimit u caktua komandant i vendit në qytetin e vogël jugor të Konispolit, në postën kufitare. Që andej në një detyrë delikate e shumë të rëndësishme, komandant i postës kufitare në tri urat, në Glinë të Leskovikut, ku bëheshin provokacione e kishte incidente tokësore, detyrë që e kreu me sukses të plotë. Vazhdoi më pas komandant në postën e kufirit në Radat, komandant vendi në Kovaçisht të Leskovikut. Që atëherë shumë i dëgjuar në atë zonë për mençuritë e trimëritë e tij. Thonë se kur qe komandant poste në kufi, ia kishin marrë peng grekët dy ushtarë. Ai shkoi vetë i armatosur në postën greke, ua rrëmbeu dhe i shpëtoi kufitarët. Përfundimisht mbërriti në qytetin e Leskovikut, djegur tri herë nga lufta, si komandant vendi. Qyteti më shumë i ngjante një gërmadhe se një vendbanimi, aq i shkatërruar kishte dalë nga lufta. Gjatë kësaj periudhe fiton përvojë të madhe si ushtarak dhe për aftësitë e tij emërohet oficer në radhët e policisë.
Aty u njoh dhe u fejua me vajzën e madhe të Nevruz Gudës, një familje e dëgjuar e patriotike, me të vëllanë, komandantin nacionalist të vendit, me djemtë partizanë Kamberi, Myqeremi, me Nexhatin, te paharuarin Aliun ( i cili nderroi jete kohete findit ) e leskoviqarë të tjerë si Bilal Arapin që tërë jetën s’e ndau si shokun më të ngushtë. Bëri fejesën me vajzën shkollare të Leskovikut dhe thirri si krushq fshatarët e tij ushtarakë në atë zonë, pasi nëna me motrën s’mund të vinin. Mori Nexhatin, Danen, Tekiun, ish-ushtarakë nën komandën e tij. Gjatë kohës së qëndrimit në Leskovik, falë aftësive të tij dhe rezultateve në punë, u shqua shumë shpejt si një burrë i pjekur e i mençur, duke rritur prestigjin dhe emrin e devolliut.
E dini si thonë në Leskovik? Luftën e bënte çeta e Salikos, gradat i merrte Osman Gazepi, një adhurues i mbretit Zog, një shprehje komike e dëgjuar në atë zonë.
E transferuan në qytetin e Ersekës e më pas në qytetin e Korçës në seksionin operativ dhe punoi në fshatrat e Rrëzës e në lagjet e qytetit. Aty lindën fëmijën e parë, një djalë në një shtëpi me qira, te hani me dy porta. Afrohet kështu më pranë familjes duke parë më shpesh motrën e nënën, të cilën e mori për t’u kujdesur për fëmijën. Në Korçë shtëpia e tij u bë një bazë për të gjithë fshatarët që vinin për pazar apo për hall, apo u binte rruga se nuk kishte makina e hotele si tani, apo të afërmit e familjes së tij që e kishin si shtëpinë e tyre.
Për arritje të larta në detyrat ushtarake, u ngrit në detyrë e në gradë dhe u transferua në Tiranë. Përfundoi karriera e bazës, siç i thoshin atëherë. U emërua në rajonet e policisë me përgjegjësi deri nëndrejtor për problemet ekonomike në burgun e vjetër të Tiranës me të burgosur ordinerë. Më vonë burgu u shndërrua në uzinën mekanike “Dinamo”. Këtu ai u karakterizua nga cilësi të rralla e marrëdhënie të mira me të burgosurit që i ndihmonte të mësonin mjeshtëri e të merrnin zanatin e artizanatit.
Të paharruar do të mbeten për të ndihma që tregoi për fshatarët e tij të burgosur apo për devollinjtë e tjerë. Kështu s’do ta ndanin nga goja e do ta kishin mik për tërë jetën qytetarët e Bilishtit Sotiri, Pali, Petrua, mjeshtrat bilishtarë e shumë ziçishtarë, hoçishtarë e vishocarë Elmaz Subashi, Zijai Hysi, Sali Hysi, Dervish Subashi, Sheqadet Lame që punuan më vonë në fshat si rrobaqepës, këpucarë, zdrukthëtarë etj.
Në Tiranë në punë e në shoqëri rritet emri i tij, devolliu bëhet shumë i dashur për të gjithë, pasi ai për ta qe shumë i afërt e popullor. Pasi ndërroi disa shtëpi me qira, njëra në rrugën e pishës, prapa ish-pazarit të vjetër, tërhoqi nga Korça të motrën, që ishte martuar dhe jetuan bashkë në një shtëpi për ca kohë. U bë me katër fëmijë, pasi lindën tri vajza pas djalit. Mori me vete edhe nënën. Gruaja kujdesej për fëmijët, por u bë edhe një aktiviste e shquar jo vetëm me gratë e lagjes, por edhe të Tiranës, një drejtuese, mësuese në kurset e analfabetizmit.
Më në fund morën një apartament në pallatet “Agimi”, anës Lanës, përballë Shallvareve, nja njëqind metra larg urës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë hotel “Dajtit”.
Shtëpia e tyre do të mbushej plot me miq e shokë. Përveç motrës që e mbante afër, familjen e daiut, që e quante si prindin e tij, me nëntë fëmijë, ai nuk do ta ndante dhe fshatarët i quante vëllezër, si Hysen Hysin. Jo vetëm gratë, por edhe djemtë ishin moshatarë e shokë. Kushëriri Zarif Skermo banonte përballë në Shallvaret. Miq të familjes ishin Veiz Prodani, Isuf Vinçanin, etj. Selman Gocja, një polic i ri, vinte shpesh si në shtëpinë e tij. Shumë djem nga fshati që vinin për studime në Tiranë, Vexhiu, Halili, Vebiu, etj. Sa e sa të tjerë e kishin si bazë të tyre sa herë që vinin për hall në Tiranë.
Fëmijët rriteshin e filluan të shkollohen. Ai kujdesej edhe për familjen e të vëllait që kishte shkuar në fshat nga Elbasani, e ndihmonte materialisht deri sa bëne shtëpi të re dhe me ndihmen e fshatit. Pa harruar vendbanimin e dytë, siç e quante ai Leskovikun, e ndihmonte të vjehrrin që e deshte dhe e respektonte pa masë. Shkonte çdo vit nga një    muaj në verë.
Në Tiranë krijoi një rrjet të gjerë shoqëror me eprorët, kolegët, shokët e qytetarë të shumtë. Të gjithë e thërrisnin me dashamirësi “devolliu”, dhe ai ishte krenar. Vazhdoi shkollën e mbrëmjes në politeknikumin e Tiranës.
Një jetë tjetër nis në fshat pas transferimit të papritur e të çuditshëm nga Tirana, pas reformës së lirimit të ushtarakëve, “nëntëmijëshi”, “dymijëshi”, kur sapo e graduan kapiten i parë. Doli vullnetar për të shkuar e punuar në fshat, në një mbledhje të komandës kur punonte në ministri ,pas nje karriere te gjate ne baze ne tere Shqiperine….
Vendosi e s’kishte burrë nëne t’ia kthente vendimin. ishte bure i vendosur,,,Megjithëse iu lutën jo vetëm të mos ikte nga Tirana por ta caktonin në punë, pasi tani ai ishte i stabilizuar dhe me fëmijë të rritur. Komanda e ndihmoi me gjithçka, për mobilimin e shtëpisë, i dhanë një kredi për të rregulluar pjesën e shtëpisë që sapo kishte ndërtuar i vëllai E shoqja e kishte plagë në zemër ikjen nga Tirana, më shumë për avenirin e fëmijëve, prandaj u largua që atje me lotë në sy.
Fshati,Devolli, vendlindja ishin zemra e tij, dashuria për të i ishin ngulur thellë në shpirt e në zemër, pasi kishte lënë përgjysmë ëndërrat e djalërisë. Filloi punët më të thjeshta në bujqësi. Pas disa vitesh e ngarkuan me detyra të pushtetit, kryetar i fshatit dhe i fshatrave të zonës. Më shumë punoi si brigadier në bujqësi e në ndërtim dhe fitoi popullaritet jo vetëm me muratorët por edhe me fshatarët. Epitetit të vjetër të devolliut, iu shtua edhe ai i “inxhinjerit”. Ai u bë një ndër ideatorët, projektuesit dhe ndërtuesit e centralit elektrik të fshatit, i shkollës së re dhe i pallatit të kulturës sepse kishte një bagazh teorik nga politeknikumi.Për aftësitë e tij ushtarake profesionale u zgjodh për të drejtuar batalionin e pushkatarëve në tërë Devollin, si dhe komandant i çetës vullnetare ushtarake të fshatit të cilat i drejtoi me kompetencë e zgjuarsi.Në prag të daljes në pension ai mori mbi vete një detyrë të vështirë e serioze, falë eksperiencës ushtarake, minator minavënës për hapjen e transheve në kufi, në Postën e Gurit. Ia doli me sukses.Kur vajzat dhe djali iu rritën, ai punoi si bujk i thjeshtë, pendar, me një pendë qe të fortë që tërhiqnin sa një traktor. Pa le sa e ngarkonte qerren! Sa një makinë se ishte punëtor i fuqishëm, i ruante energjitë si në rini edhe pse po u afrohej të gjashtëdhjetë e pesave.

U bë shumë i njohur jo vetëm në fshatrat përreth, por edhe në tërë Devollin për aftësitë e tij drejtuese, për moralin, devotshmërinë në shoqëri, thjeshtësinë dhe qëndrimin miqësor. Shtëpia e tij u bë një vatër e ngrohtë dhe e dashur për të gjithë, për fshatarët dhe për kolegët e shokët nga Bilishti, Korça e Tirana. Në familjen e tij do të vinin për vizita shkrimtarë, gazetarë, artistë dhe delegacione të huaja, për të parë modelin e një kuadri ushtarak që la qytetin dhe shkoi vullnetarisht në fshat me familjen për të punuar e jetuar atje, një nga lëvizjet më të mëdha shoqërore të kohës, fryt i një propogande që donte ta mbante me këmbëngulje fshatin si zgjidhje ekonomike. E shoqja ishte një grua bujare, një mikpritëse e madhe, një mjeshtre e gatimit, që i mahnistse të gjithë me menynë e shumëllojshme dhe me shijën e tyre.
Shumë kujtime e mbresa i kanë përjetuar edhe gazetat e kohës,te cilat ai i ruante me gjthe disa e dokumenta e foto nga Lufta e Dyte Boterore.
Ai kishte një rrjet shoqëror të madh që nga lufta e deri në daljen në pension. Nuk harronte shokët e tij të vjetër, shokët e tij të ngushtë në çdo fshat të Devollit, në Tiranë e në tërë Shqipërinë. Kujtonte me respekt shumë nga kuadrot drejtues nga më të devotshmit, që ishin shokët e tij të jetës e të punës. Nga Bilishti: Bajram Shkëmbi, Mazar Meka, Kristo Kallfa, Vanço Petrovski, Bariq Poloska, Jorgo Vllaho, Ilo Prifti, Rami Backa, Irfan Spaho, Ilo Progri, Shefqet Fifo, Faik Bushi, Idris Isaku, Koço Sinatka, Ndreçi Gjylameti, Faik Mici. Nga Kapshtica: Xhemal Aliçkolli, Vasfi Fetolli, Banush Aliçkolli, Bejad Kutrolli, Teki Hyska, Gurali Lika, Zeqir Aliçkolli, Estref Hyska, Besim Zypçelli. Nga Tresteniku: Hasan Hoxhalli, Bato Llëci, Qenam Barolli, Zyrap Medolli, Haxhi Barolli, Irfan Meleqi, Irjat Hoxhalli, Jashar Medolli, Gurali Meleqi, Alush Meleqi, Qani Barolli, Teki Nallbati. Nga Kurila: Zarif Hoxha, Hasan Hoxha, Zydi Hoxha, Qenam Hoxha, Gure Hoxha. Nga Kuçi: Kasëm Ago, Tahir Ago, Ylli Alevica. Medi Ago. Nga Poloska: Avdyl Nake, Seit Fifo, Haxhi Gjoza, Dhionis Palloj, Thoma Palloj. Në Menkulas kishte shumë shokë që nga ata të internimit dhe deri te partizanët, si: Avni Hoxha, Demir Ahmetliu… Në të gjithë fshatrat e Devollit bëhet një listë shumë e gjatë.
Kishte një kujtesë të veçantë. Jeta e tij, përkushtimi për detyrat, devotshmëria për Atdheun, ndershmëria në punë e në jetë, lufta ndaj gënjeshtrave për realitetin, kritikat e drejta e parimore bënë që jeta e tij të kalojë përmes një drame të gjatë e të vështirë. Shpesh herë iu desh të luftonte me pengesat e jetës duke ia kujtuar e diskriminuar për shkakun e dy motrave të gruas,te Dylberes e te Bales te pafajshme me nga nje rreth kalamajsh , që ishin internuar në Savër të Lushnjës mbi dyzet vjet ,deri sa erdhi demokracia,.Vec asaj e ndiqnini si hije, biogarfite ,se e shoqja nga e ema ishte nga fshatrat shqiptare te Janines,greqi , dhe se Ati i saj nuk deshte hezitonte te hynte ne kooperative,,e te tjera si keto, qe shikoheshin me dyshim nga ai sistem,,,Pati nderhyrje   deri në presion, për t’u ndarë nga guaja,per ta lene, me biografi të keqese  se do te kishte pasoja,,,,qe e ndoqen tere jeten… …Por ai s’e beri kete…..
Si pasojë e një aksidenti gjatë pirjes në mbrëmjen e takimit në fshat me deputetin, ish-ministër i Jashtëm,..Ne pije e siper ,ai qellon me shishe ne dysheme,..” Dikush ” e ngacmoi ne seder e shkeli ne kallo,..Ai ishte burre me karkter te forte …Ne fakt ishte nje veprim i denueshme dhe aspak i moralshem ,dhe me te drejt e quajten aktin e shemtuar,……e ekzagjeruan ,aq deshin,,, “si një atentat ” ,” nga një armik ” e te  tjera…     Deputetit nuk i ndodhi asgjë, as një qime s’iu ngjit, se ai nuk kishte asnje synim ndaj tij e kisht shok lufte,e njihte kur ishin partizan,por ishte një inskenim nga sigurimsat.
Falë  e besnikërisë së shokëve të vjetër që akoma mbaheshin në pushtet, ai shpëtoi pa u burgosur e pa u internuar, vetëm iu bë një demaskim i madh, e zhveshën nga të gjitha detyrat, e përjashtuan përfundimisht nga të gjitha anëtarësitë, ia morën pushkën dhe revolverin që e kishte trofe nga lufta ne Kosove,per ate i vinte keq. Ai i beri vetes nje ndeshkim personal,..nuk futi me raki ne goje ,ai qe e pinte me gjym,vetem ndonje bire me te rralle.Pas asaj qe ndodhi e muaren me kembe te para partia e pushteti ne fshat..Ai s’u gjunjëzua, qëndroi me kokën lart, duke i përballuar të gjitha alibite qe ia kurdisnin here pas here,veshtiresite e pengesat me punë të madhe, si një bujk i madh dhe  i palodhur punoi me ndershmeri deri sa doli ne pension.
Gjthe jetes do ti gjendej prane,Kadri Mullaj ,i cili sa here qe vinte ne fshat do vinte se s’ben te takonte Memedalen,keshtu e therriste ai,, shoku i feminise dhe i beses, dhe i djalit te tij, ,komshi si vellame,ish ushataraku i larte,e partizan i vjeter,vellai i madh i deshmotirt Jahja Mullaj dhe i Zenelit,Mediu per te cilat ai ruante kujtimet me te mira te jetes,,..Me Kadriun ai  ,bisedonte hapur ,kaluar e vellait,,,,
Si hynte gjuha ne goje,e shpesh here,pas ndonje bisede,sikur floste me vete,kishte nje deshperim ,nje duf ne shpirt,po s’mund t’i thoshte njeriu,se s’e hapje dot fjalen ,
,,,,”e po kaq i pine mendte keta “gjeneralet ” te tere dolen” armiq ” ( e kish fjalen per ushataraket e larte te cilet dolen” armiq me grupet armiqesore “me te cilet kish luftuar e punuar,vecanerisht per gjeneralet devollinj Panajot Plakun nga Hocishti dhe Miallaq Ziqishtin me te cilin kishin miqesi familjare dhe ky i kishte erdhur disa here ne shtepi. )….mendime qe e munduan ne fund te jetes se tij deri sa erdhi demokracia qe u zbardhen te vertetat…
Këto janë pak nga ato peripecirat e tjera që ndeshi më pas. E vërteta doli në shesh, por atëherë ishte vonë, ai kërkoi të vazhdonte të punonte si bujk i thjeshtë, duke mos pranuar as edhe një detyrë,midis të tjerave duke deklaruar se duhet t’ia lëshonin vendin kuadrove të reja me arsim të lartë.
Atij i qëndruan afër në këto momente të vështira shokët e jetës,si dhe  i paharruari Teki Bejleri, një partizan i vjetër, një nga traktoristët e parë të Devollit. Edhe jeta e tij kishte kaluar në një dramë të ngjashme me peripeci, por që i kishte përballuar me guxim me pune te madhe , e ndershmëri.     Ai ishte njëkohësisht miku më i ngushtë i familjes, babai i nuses së djalit.
Ai bente shume e nuk i ndante qe femijeri kushurinjte e tij ,se me ta qe moshatare, djemte e hallos ne Poloske me Zarifin dhe Halimin Skermo me ta qe dhe bashke partizan,ashtu si  dhe me Izetin ,Faikun dhe Mushatanin djemte  e tezes ne  Vidohoves,kur qe djale vinte shpesh atje dhe ata viin e shikonin shpesh,vecanerisht me shume  Faikun Micin , te cilet ishin bashke partizan dhe ushtarak ne Bilisht.
Ai deshte shume niperit dhe mbesat e tij.midis tyre do te veçonte Agim Kalanen.E deshte dhe respektonte si djalin e tij te vetem, e bisedonte me te si shok,megjithese kishin diference moshe.Me te bisedonin per historine,filozofine ,dhe per avicionin shqiptar,pasi Agimi ishte nder pilote e pare shqiptare,qe fluturoi gjate me aerplonet ushtarake.Kur u kthye nga Kina, pas specilizimin ushtarak si aviator,bisedat e tyre s’kishin te sosur e s’ndaheshin dot…Agimi tregon se ai ishte nje nder ushtaraket e pare te shqiperise te dale nga lufta partizanem ,por me  kulture intelektuale e profesionale,…por dhe me dije te gjera ushtarake..
Nipi ,Timi me Monden ,do te vinin ta shihnin shpesh qe nga Tirana ,dajen e tyre,aq shume e deshin si prind,dhe sa here qe vini i benin fotografi,,,,ai kenaqej,,,,,
Ai ndjente kenaqesi kur i vinin niperit e mbesat e vajzave ne shtepi,e ajo mbushej plot,..Pa le sa i deshte mbesat dhe nipin e djalit  Deshiren, Iden dhe Elionin,nuk i leshonte nga dora deri sa u riten,,pa le kur i ikem ne Amerike,,,thoshte gjithnje i perlotur,,,”tani kam mbetur si shtog,me iken pellumbat e mij,..”
Dhe nga nje ushtarak i larte,ai nuk e kishte per turp,perkundrazi e quante per nder,qe rembeu hosteni dhe u be bujk,si dikur ne kohen e djalerise,si bir fshati,,,, e punonte me ndershmeri pa u kursyer ne fshat duke kontribuar ne proceset e qyteterimit  dhe te emacipimit kulturor ne fshat.
Ndersa Myzejeni ,nje agranome e specilizuar,tregon se Medaliu ishte dhe nje mjeshter bujk,me pervoje dhe me njohuri te reja  bashkekohore bujqesore.Ai ishte shembull si pendar dhe si bujk ,jo vetem ne punen e rende qe bente por dhe si organizator e drejtues i palodhur.
Gjithnje i kujtonte disa keshilla  nuses se djalit Zhules,qe e kishte si shok,megjthese ajo ishte me re,..Dhe ajo e kujton me respekt ate,si nje burre me karaker te forte,te ndershem  e me  zemer te madhe….
-”T’i ndihmoni njerezit,beni gjithnje te mira,mos i beni keq njeriu,,”
Megjithese ajo eshte nga natyra dhe edukata  ishte e tille si nje burneshe,me shpirt te gjere e humane e te gjithe e mbajne ne goje si ne Shqiperi dhe atje ne Amerike,duke ecur ne gjurmet e bureve te mecur e te urte , te Devollit.
Rrethi i shokëve të tij zgjerohej me emra të rinj, por s’do të harronte shokët me të cilët punoi në fshat, kuadro si: Nevrus Subashi, Muhamet Rusi, Nafiz Goce, Demir Jemeni, Medi Mullaj, Qamil Hysi, Shefqet Mulluxhiu,Xhevdet Bashi, Adem Muka, Fehmi Topçiu,Feheim Bereberi,Tosun Subashi,  Servet Rusi, Hytbi Subashi, Hajri Rusi, Hajdër Bejleri, Maliq Topçiu,Male Topçiu, Sali Goce, Ismet Rusi, Zini Rusi,Medehat Bylykun, Ismet Muka, Xhevat Berberi,Agim Mulluxhiun ,Agron Pashollin,Fazli Be shin,Aliko Gocen,etj me te rinj….
Bujqit  e talentuar e të mençur që e donin dhe e respektonin si vëllanë e tyre, si: Riza Hysi, Nazmi Topçiu, Sezai Voci, Dervish Topçiu, Qemal Bejleri, Nexhmi Pasholli, Hetem Topçiu, Safet Goce, Fehim Berberi, Teki Lame, Veli Bejleri, Dane Rusi,Ali Meckollin,Haki Vocin, e shume  te tjere mjeshtra bujq , intelektuale  te mecur e punetore te medhenj mjeshtra bujq te talentuar.etj.
Agranomi me satazh me te gjate pune ne devoll,Agim Mulluxhiu do ta kujtoje me nderim duke thene ,
se ai ben pjese ne ate brez simbol pjejade mjeshtrash bujq te talentuar,qe me punen e pervojen e tyre na lane nje thesar trashegimie ,nje shkolle te madhe te bujqesise shqiptare,duke qene jo vetem  specialiste te punimit te tokes ,por dhe agranome te vertete te ritjes e kultivimit te bimeve bukqesore,metereologe parashikues te motit,doktoreve te kafsheve ,te qeve,mjeshtra zdruktare te veglave bujqesore ete tjera,
e midis tyre shquhej Medaliu me shembullin e tij ,ish ushtaraku intelektual dhe veterani i Luftes …
Pas daljes në pension, të vetme detyrë që pranoi ishte ajo e kryetarit të veteranëve të luftës te Devollit , deri ditët e fundit të jetës, detyrë që e bënte me pasion, megjithë vështirësitë e mëdha,e qe me pas e vazhdoi  veteranit Barjam Shkembi e te tjere,,,.
.Ai na la nje amanet te gjalle ,kujton nipi i tij i dhimsur,Beni i Leskovikut,,,i cili e beri shkollen ne Korce e shpesh vinte e takonte me mall sa qe gjalle.Ai e ngacmonte duke pyetur per historite e luftes.ndonjehere ia kerkonte t’ia tregonte te njeten ngjarje.Ai me durim i thoshte pa e prekur,…
– ” Shkruaji keto qe ti tregoj qe mos i harrosh ,se une per se dyti mund te harroj ndonje gje….Dhe degjo shkruani se ty te vjen ndorjesh dhe nje gje mua mos ma ver emrin ,se keshtu si une jane te gjithe burrat e Devollit dhe te Shqiperise,,,
Historine mos e shtremberoni,i shkruani te vertetat ,pa ndikimin e interesave te partive,nejse kjo i takon Historinave e jo plitikaneve,se ato Partite , do te vijne ne pushtet,siç mbijne kerpudhat pas shiut,po ju qendroni ne e verteta,,,”…..
Beni e kish pasion te tijen e i ka shkruar keto historite e Burit te Devolli,pa i zbukuruar ,se keshtu ishte amaneti i tij,,,,
Ai thirrej me disa emra te shkurtuar ,me i perdorshmi nga disa ishte Medali, mbesat e niperit e therrisnin baba Meti, por eshte  thirrur,me i johur eshte nga të gjithë, me të njëjtin emër” shqiptari nga Dedvolli,””burri i Devollit”  ,ndersa ne var ka nje epitaf me emrin, Trimi devoll ( 1920- 2003 )….,ishte amaneti i tij..
Kur erdhen kosovaret ne Shqiperi pas lufte ne vitet 2000,disa  familje erdhen dhe ne Vishocice,ai mezi prsite qe ti takonte.Bisedoi gjere e gjate me ta, e doli i njohur,me njerin prej tyre qe banonte ne rrethinat e Prishtines,kish jetuar ne familjet e tyre, kur ishte ne Kosove gjate luftes.Ata e therrisnin si dikur atehere,me emrin ,shqiptari nga devolli.
Pershkrimi do te ishte me interesant ,sikur te shkruanim dhe per vellane e tij te madh,te paharruarin,te mencurin e teper poullor ,te njohur jo vetem ne Devoll por ne tere Shqiperine Zylkadiun., me miq e shoke te shumte.Kjo do ta bente me te bukur portretin e ketyre burave te shquar devollinj.
Le ta leme te hapur shkrimin tone per me vone….
Burri nga Devolli,,Medaliu ,ndjehej i lumtur ne vitet e pleqerise , por një sëmundje  e rrëmbeu shumë shpejt jetën e tij dhe s’arriti t’i gëzohej demokracise qe e kishte enderruar tere jeten dhe te shihte  Devollin e Shqipërine  në rrugën e shndërrimeve demokratike ,të shpejta ekonomike e shoqërore duke mare nje pamje te re sic e enderonte ai.

Sot buqetat me lule ne varezen e tij,  jane shenje nderimi e respekti ,mirenjohje e krenarie per keta burra te pavdekshem,,dhe qe s’do te harrohen per trimerite e tyre e nga brezat e ardhshem.
Mirenjohje,nderim dhe respekt per baballart tane te pavdekshem, devollinjte  trima e punetore te medhenj,mjeshtra bujq nga me te degjuarit ne bote.

Shkroi
Islir Leskoviku

loading...

Komento!

loading...