Home / POEZI / TRE ARRZARKAT
loading...

TRE ARRZARKAT

TRE ARRZARKAT

(U kushtohet 3 infermiereve te palodhura dhe te paperseritshme te Arrezes,Liri Seferi,Fatime Zotolli dhe Vali Hysolli)

-Pse kështu doktor,nga unë ç’ kërkon
sot vij nga aksident,ti duart më shikon
si purtekë dridhem,mavijosur buza
paske qën’ i zi ,të zbardh vetëm bluza

kaq orë në spital,përpiqem, thërres
ti rrufit cigaret ,një shuan, një ndez
dhimbjet po më mposhtin,ndihmën tënde pres
ti pret për para,unë s,kam,po vdes

po s’pate para,s’pyet as mik, as shok
po s’pate para,ti vë kryq, në bllok
po s’pate para,s’të jep, as një serum
të çon për së gjali,në murg,në bodrum

Qëmoti bre doktor, dhe një mami fshati
babait të sëmurë, m’i rrinte te shtrati
Fatimja e Zotollëve,të merrte gjak në vetull
doktorë si ty,mbante, dy nën sqetull
ja,për një gjilpërë,çante dëbor’ e baltë
e ngjallte dhe të vdekurin,ishte gojëmjaltë

Ku të gjesh mami,si Liri Cune Seferin
në mesnatë e thrrisnim,rrëmbente fenerin
zemrën kish të bardhë ,si bluza plot lezet
një ashef fshati,e bënte maternitet
te ky ashef,doktor,aty lindnin jetë
ndoshta s’të besohet,po ësht’ e vërtetë

ç’të të them,doktor,për Valkën,të gjatën
sëmurej babai,me ne, e gdhinte natën
bijë Hysollinjsh,e Feritit lartë
dhuratë dy vargje,po i mbjell në kartë

ja kështu bre doktor, dhe në qofsh doktor
kush vjen duarbosh,ti e vdes me zorr
në isha Qeveri,të çoja për kanal
dërgonja tre Arrzarkat,që mbajnë një spital

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...