Home / BOTIME / Thesaret drejt varezave
loading...

Thesaret drejt varezave

THESARET DREJT VARREZAVE

Fragment jete

…mëdyshje dhe dilemë…

Duke kërkuar një libër në raftet e biblotekës të qytetit,m’u ngjit si rrodhe pas meje një i moshuar,me syze miopi,i tretur e i raskapitur,më shumë nga se sa nga pleqëria me vitet mbi supe….
Sa vinte ,po ia ndjeja frymën që merte me ngërçe,me nje erë jo te këndshme,qe i delte nga goja e tij, me dhëmbë të ngrënë si ato guret e mullirit,
të pa kalitur.
M’u qep si kopsë,e po mendoja si t’i shmangesha me marifet..
Më në fud kapa një libër,ç’më zuri dora dhe u nisa drejt një tryeze boshe gjoja i qetë.
Pasi shpëtova nga ndjekja ,mendoja ,gjëja e dyshimte për mua.
U ula duke marrë ajër lirisht.
Sa mire që iu largova ,thosha me vete, me ndjenjë frike,”ç’sjell momenti,nuk sjell tërmeti..”
Pa pritur e pa mendur, ai “dyshmimti” ,erdhi e u ul në tryezen time përballë,me nje kafe amerikane në duar sa një gobellë,që mua më duhej ta pija dy ditë.
C’kujtoni ju se do të më sillte kafe edhe për mua,harojeni,këtu në dhe të huaj,s’e kanë atë zakonin bujarie të shqiptarit..
Kisha ulur kokën e bëja sikur lexoja brenda syzve të mija,duke i lënë të kuptonte se isha futur thellë në botën e librit ,por pordhët,me nder, po më vini nga shtatë nga frika…
C’të jetë vallë kjo “mafije”…?!
Ia shikoja gishtat me bisht të syrit,kockë e lëkurë,kur shfletonte librin që edhe ai bënte sikur lexonte,edhe unë po kuptoja boten e tij,më duket se desh të shprehej.
Njëmijë mendime më vinin në kokë me shpejtësi rufeje,”ç’të jetë vallë ky “njeri”,”ç’kërkon prej meje “,isha në ankth.
Nuk isha vënë në jetën time në atë siklet të madh,se ishte e papritur,gjë e rastit.
Pa le që nuk mund të bërtisje e të kërkoje ndihmë,se ishte bibloteke atje dhe qetesia mbretëron..
…Kur ai ,shpërtheu qetë qetë,si ai vullkani që fle nën dhe e pastaj bën gjëmën,me ato fjalë gjysma gjysma si i pirë ,në gjuhën e huaj të vendit ku jetojmë..
-Po ti varin e babait tënd kërkon ashtu,lere të prehat rehat aty ku i kane rënë koskat….
Ma hodhi “shashkën tymuse”, thashë me vete,dhe u bera gati të ikja me të katra,të shpëtoja nga ajo fantazmë e panjohur.
-Ri ,mos u ngri,-më kuptoi…,-kam nevojë të shkëmbejmë dy fjalë bashkë,-mos ki frikë ,nuk të bëj gjë,nuk jam nga ata që mendon ti, jam dhe unë njeri,…
Pa u menduar iu pergjigja se nuk kisha frikë,por më duhet të ngrihesha se kisha një punë…..
Mendja prap atje,më keq,ç’të jetë vallë ky, ç’do prej meje ,që më njohu me rrënjë e me degë,pa le dhe babain që më kish vdekur,
por dhe gjendjen time psikologjike.
Ma merr mendja që kisha ndryshuar dhe çeren,duhej të isha bëre lagjin si petalja e lules të kungullit…
-Shikoje këtë,-dhe më zgjati para meje librin e tij ,si për të me qetësuar,duke më shpjeguar shtruar
-Eshtë libri im i 48-të qe kam botuar që para,njezetë vjetëve,-duke pirë me gllenka kafen e duke treguar historinë e jetës së tij…
Si për të ma mbushur mendjen më tregoi emrin e llagapin ,ne kapak te librit,duke me nxjerre edhe ajdine me foton etij.
S’ia mbajta mend emrin, më qenë errësuar sytë,nuk thonë kot, shikon mendja, jo sytë,që ishte personi në fjalë…
-Kuptohet ,-më tha në kofidiencë,-që s’kam para,të ha bukë,e jo t’i ble librat e mij,prandaj vij e i lexoj këtu në librirari,i përkedhel ne vend të fëmijeve të braktisur..”
Nuk e kisha mendjen ç’më tregonte ai,por thoshe me vete,shyqur që shpetova nga ndonjë e keqe, nga ky viran,që me tmerroi..
Dalngadalë kur po qetësohesha ,më hipi një ndjenje tjetër emocionuese…
Po mendoja si qenka njeriu ,çfarë qënie,me dy botë kapexen nga nje ndjenjë frike në nje ankthi…
-E di ,-me tha prerë ,-dhe ti njeri i letrave je,se te kam parë këtu në librari,tërë kohën në kompjuter je ,shkruan,….
Hë mos thuaj ,njerëzit të qendiskan mirë e mirë e ti nuk di gjë.
Ai më paska gjurmuar tërë kohën ndoshta pa dashje,sikur te ishte nga ata të FBI,që s’të lenë kusur po t’u qepnë ,kështu thonë.
Mendoja ..ja dhe kjo,ma futi dhe një pykë,..lermë rehat o njeri, ikë prej meje..
-Kot e ke,…e ç’ndrita unë- vazhdoi t’i ridhnin fjalët pa pushim…
Shtatëdhjete vjetë kam shkruar,diten ne punë, e natën pa pushim,ja shikoje më janë qëruar sytë,që kur isha tinexher,adoleshent,…
Fama shkelqeu ca kohe,..e tani ç’jam unë ,..një varfanjak ,nje homeles,njeri pa shtëpi e pa katandi,,pa familje…
dhe sytë iu mbushën me lot…
Pas një pauze erdhi zëri ,por fjalët tani i delnin me dridhje…
-Nuk jam drogaxhi,…-po me fliste me shpirt …e tani po me vinte keq,vazhdoja ta degjoja monologun e tij me etje,sikur me bëri për vete….,
Me hipnotizoi me futi në boten e ombrellës të mundimeve e të vuajtjeve të tij..
Më hipën mornica në trup,muskujt u tendosën u benë pyrtekë.
Gjthnjë mendoja,si ai truri elektronik që ka njëqind memorje,
“Të arrijë njeriu nga një famos,.. te katandisë në një homeless.
E tillë qënka jeta,nuk bëhet shaka me të.
Ti kërkon ti japësh dritë njerëzimit,e mbetesh i verbër për vete,tretesh si qiriri !”
-Kam qënë tërë jetën njeri i regullt,-vazhdonte me derte ,deshte të shkarkohej i shkreti,-nuk kam pirë alkol, vetëm cigare,se kjo me ngacmonte muzën.
Njeri i ndershëm,nuk i kam rënë qedër njeriu, as femnist,dhe një grua që u martua me mua e që bëmë fëmijë e i rritëm,me deshte për famë e për para.
Le ajo që me la, por dhe fëmijet më ikën pa shenje e adresë,se mbeta “broke”,njeri pa emër,pa pasuri njeri i vdekur edhe zyrtarisht*….
Librat nuk shiteshin ,. isha zhytur ne borxhe, në creditkarta ,se me to pagoja botimet,…
….Po e shikoja me sensin tjetër, më vinte për gjynah,pasi më futi në një botë boshe, mëdyshje,dilemë,pa rrugëdalje…
Pashë e ç’pashë,iu përgjigja duke argumentuar të kundertën me optimizëm për vlerat e librave ,si thesare te mendimit njerezor e të diturisë,
për pasionin ,apo profesionin e tij i thënçin,për t’i dhënë një fije shpresë,se shpresa e mban njeriun gjallë…por me kot .
Nuk mund ta bindja pasi ai kish përvojën e jetës ,nje argument gjigand si murin kinez,që s’e kapërxen dot….
Më në fund u grit nga tavolina e la librin e tij ne tavolinë para meje,por kësaj here,… më hodhi bombën.!
*-Ti shkruaj, s’e nuk se ke ç’bën,..po kjo është punë pa bukë e pastaj këtu do të vish, ja në biblotekë,kjo është vareza jonë për së gjalli,do të kërkosh titujt e librave të tua, si varezat e fëmijëve të mi vulëhumbur…..
Vetem emra do të lexosh,se librat më, si lexon njeri,pa le për ti blerë…
Këtu do të përfundojnë bashkë me ty…”
-duke ikur e duke folur qetë qetë si me vete,sikur ia kisha unë fajin për atë fund pa shpresë të jetës së tij,deri sa doli jashtë e antenat e mija s’po i kapnin me fjalet ,qe tani me futën në tjeter situatë antipatike… dëshpërim….
Fillova ne moment ta urrej,mendoja.. i ka trutë ne vend ky,ç’thotë kështu,..”librat vare, biblotekat vareza”…
Pa u menduar gjat instiktivisht ia ktheva pergjigjen duke folur me veten :
“-Ik or derdimen,ti ke dymenë tende, shko ngrysu ne vetmi me vitet e pleqerisë,që të kanë mbetur …,dëgjo o byrazer,nuk më mposhtin ato gjepurat e tua,unë do te lexoj dhe shkruaj tani edhe më shumë,ato janë ushqimi i shpirtit,pa to s’mund të roj….”
Mbeta si shastisur,në tavoloinë me bryle vënë mbi librini koti,i vetëm në tërë atë sallë të madhe si fushë futbolli,me një shandan qelqi në tavan si një disk fluturues….
Hyra me shpejtësi në internet të mesoja për jetën dhe librat e tij,për ato që m’u refe ,i pashë dhe te 48 librat që kishte botuar në poezi më shumë,ishte poet dhe përkthyes.

Por u shtanga nje moment kur lexova:

-B.H.W vdiq më 1992,nga një vdekje misteroze*…( nje histori e vertetë)…
Le të ishte burri i gjallë,…*me karta figuronte i vdekur,një tjetër enigmë e jetës së tij…
Isha zhytur thellë në një botë tjetër lëmsh mendimesh,duke përsëritur herë pas here në memorie,ato fjalët e njeiut “të dyshimtë” si UFO ,njeriut poet,”të letrave”,që më del parasysh herë pas herë si hije,pasi nuk e kam takuar më që nga ajo ditë,pas perpjkjeve te shumta edhe me miqtë.
Postulatat e tij më oshëtijnë si jehonë ,që vjen nga pafundësia e oqeanit…..

Luan Kalana
Meksikë
janar 2013

loading...

Komento!

loading...