Home / BOTIME / Theasar i çmuar i kombit,folklorin i Devollit të Sipërmë,një” Cameri e vogël “në jugelindje të Korçës
loading...

Theasar i çmuar i kombit,folklorin i Devollit të Sipërmë,një” Cameri e vogël “në jugelindje të Korçës

Folklori i Devollit te Siperm, thesar kombetar i çmuar

Nje” Cameri e vogel ” ,ne jugelindje te Shqiperise

-dymbedhjete fshatrave shqiptare te aneksuara nga shteti grek ne ndarjen e kufijve pas Luftes se Pare Boterore….

– Mikut tim te paharuar, patriot e studjues i folklorit kombetar shqiptar, Fatos Merro Rrapaj

Si e njoha Fatosin ne Shqiperi

Edhe une e dinja te haruar, megjithese e kerkova tere jeten sa isha ne Shqiperi,pa erdhur ketu ne amerike. Vitet,nderimi i sistemeve,semundjet e e mija maratonomike neper spitalet ,ikja largimi ….kujtesa,..humbi gjurmet,e nje kolegu ,e nje miku tim,te vjeter qe tani shafaqet si nje metor ,nje yll qe s’do te shuhet kurre.

Stina e verës. Devolli,fusha ,lugina kish marre nje njgjyre te arte,nje qilim vezullues,nga te lashtat qe ishin gati ne pjekje.Po trokiste buka e re ,e qe te gjithe e prisnim si ato dallendyshet qe vijne ne pranvere.

Ne mesuesit bashke me nxenesit tane gezonim pushimet verore te shkolles ,qe zgjatnin tere beharit,sa kenaqesi. Ndersa per mua me disa kolege te tjere,mesuse te gjuhes e te historise, kish nisur nje aksion,nje stine intesive e pasionante,vullnetare e papaguar. Hulumtimi ,mbledhja e studimi i problemeve te gjuhes shqipe,fjaleve te rralla e te vjetra,, e te folklorit ne treven tone te pasur e te shtrenjte.

Nje menjgjes troket ne porten e shtepise,korjeri i fshatit,Faiku,i cili e hapi porten vete,i dinte tere marifetet si nje pjesetar i shtepise,keshtu bente me tere fshatin,vetem kur shfaqej ne dera dhe kish erdhur para dritares e po therriste:

-Dilni se ju solla nje mik…

-He s’e njeh,- me tha korjeri sikur do te me jepte sihariq,,nje djale i shkathet e shakator,-eshte miku yt , shkrimtari Fatos Arapi,…

U shtanga e u befasova,me njehere e permblodha qe Fatos Arapi,eshte poet,por s’po me njgjet ky.

Ai ishte nje meso burre i thate e imet e me nje fytyre te qeshur e me floke onde onde si kacurela mbi koke.

U prezantua,e futem brenda ne shtepi ,sipas zakoni te bujarise te shqiptarit. Emrin ne pashaporte e kishte origjinal Fatos Arapi,por kur me sqaroi ,e mora vesh se ishte Fatos Merro Rrapaj ,autori i disa botime dhe studimeve

folklorike i Institutit te foklorit,te cilat i kisha lexuar dhe i kisha dhene provim ne shkollen e larte ne lenden e folkorit. Atehere e perqafova si nje mik te vjeter te njohur prej kohesh.

-Po si more ti qenke Fatosi tone,-i thosha,-por dhe u zura ne turp se edhe poeti Fatos Arapi, yni ishte,nejse…

Me vete kishte nje baulle te madhe,qe ia mbante korrieri,dhe nje cante shpine prej doku me ripa, nga ato ushtaraket, me ndresa te brendeshme. E i dini keto gjera ne ate sistem,ashtu sic nuk kishte televizore ne shitje te lire. Mezi priste te shprehte fjalet e para, te ciltra, pa komplimente,ishte i hapur me kedo.

Ishte befasuar me luginen e Devollit vinte per here te pare. Kisha lexuar shume per Devollin,por kur e shikon me sy tjeter eshte,me ebukur dhe begate.Me pelqeu jashtezakonisht pa mase,mund te mburi me te drejte ju devollinjte,jo vetem me Dritero Agollin,-e kishte vecan kete emer,kete poet popullor qe themelet e krijimtarise se tij jane hedhur ne Folklor- dhe Bilishti qytet i bukur dhe i vecante,me ate shetitoren ,bulevardin mbuluar me peme,me ato ndeetesat e vjetra karakteristike dhe me pallate te bukur..

Por me te bukuren e paskeni fshatin Vishocicen,nje qyteze moderne,me lulishte,pa le Pallati i kutures,me gjithe ato anekse dhe me sallen e kinemase shume te madhe si kinema Partizani ,ne Tirane,..- kishte ndaluar aty per nja pese minuta,kur erdhi nga Bilishti ,kish hipur ne rimorkon e nje zejtori., deri sa e takuan me korierin.

Per Vishocicen,kam lexuar nje reportazh te Driteroit,si dhe poezite brilante e atij çunakut tuaj,birit te fshatiti tuaj,poetin te ri te talentuar te Devollit ,Skender Rusit.,.- e takova dhe me Skenderin,ishte deshira e tij,ishte kolegu yne, atehere mesues ne shkollen e fshatit. Por me shume me pelqeu mezi i fshatit me nje shesh shume te madh dhe te bukur e ne qender te tij shkolla e mesme bujqesore, me 8-vjecaren,si dhe ato ndertesat prej guri shtepi 2-3 kate ,te rrethuara me avlli dhe ankse perreth.,..-ishin keto mbresat e para te tij ,ne kontaktin e pare me Devollin.

Sa per devollinjte,ai i ngrinte ne qiell,sidomos ne fund te mbarimit te turneut,nuk dinte si ti falenderonte e ti vleresonte,bujare e mikpritese si vellezer,te mencur inteligjente,bujq mjeshtra e punettore te medhenj, e shume krenare per vendlindjen e tyre,pa le me nje folklor burimor te pashtershem e shume te pasur e terheqes. U fjalosem gjere e gjate sikur njiheshim prej vitesh,por me shume per foloklorin…Kur erdhi plaku tim,babaj ,edhe ai nje partizan e vjeter u prezantuan ,por ai e remoi gure e fere, si la gje pa pyetur,se e njihte mire ate krahinen e tij dhe kish qejf gjerat e vjetra historite,se dhe shume emra qe ai kish pasur partizane e ushatarke ne pune .

Mamase tim, nuk iu durua dhe si me shaka, i tha qe cfare e kishte ate sëndyq me vete…magnetofoni,aparati regjistrues ia kish dhene instituti,se nuk kishte ne shitje te lire,mall ekpsporti qe jepeshin vetem per instuticionet. Une i thosha lere qe mos e pyet kaq shume,Fatosi nuk mezitej ,dhe ai i tregonte ,pergjgjet me gjate,si dy shoke te vjeter ,kishin qene te dy partizane,dhe njihte shume nga Birgada e V, ku kish qene partizan Fatosi…..

Edhe mua ne fillim m’u prezantua si çam ,me origjine,pastaj ,me tregoi te verteten qe ishte lab vlonjat,me gjthe opinga. Nuk di si ta shpjegoj ,por ai fliste,me shume pasion per Camerine,,sikur ishte mall ,prone e tija,dhe me nje plage te madhene zemer.E sillte e mbeshtillte muhabetin,atje do te fliste per camerine,per paderjetsite qe i bene kombit tone,per ate popull te mrekullueshem,per historine etij,folklorin dhe vlerate cmuara te Camerise, i dinte me emra e data te gjitha ndodhirat e bemat per Camerine,e njhte si ne pellmbe te dores sikur qe rritur atje, kishte nje memorje per t’u admiruar.

Ja nisem punen,me bishikleten time,nje 26 kineze te re fringo,,ngarkuam ,baullen,magnetofonin, se ne ne fshatin tone s’kishim hajavane,as gomere,ishin te ndaluar,e moren rugen fashatrave te Devollit, qe nga kufiri per ne devollin e siperme.

Me pare vajtem ne fshatin kufitar te Trestenikut, pasi atje isha mesues i gjuhes shqipe,i njohur per trimerite e kufitareve dhe te banoreve ne qendresn trimerore dhe heroike ,te hyre ne historine e Shqiperisene,si provokacionet e gushtit ’49 , ndaj ushtrive te manarko-fashisteve greke qe sulumuan ushtarakisht per te pushtuar Korcen dhe Gjirokastren, sipas planeve shoveniste te ashtuquajtura,pretendime teritorilale e manipuluara,Vorio-Epir,..

Thirrem dhe kolegun dhe mesusesin e historise te Poloskes,te paharruarin Andrea Palloj,ish drejtor shkolle ne disa fshatra te devollit, ne Rakicke,Poloske,Cipan,Zicisht dhe ne te mesmen bujqesore ne Fitotre,pasi dhe ai do bente nje studim per fshatrat e Devollit te siperme,rreth dymbedhjete deri ne Kostur,,qe mbten ne territotin e shtetit Grek,pas ndarjes te kufijve,me sakte ,te copetimit te Shqiperise ne vitete 1913-1920,nje Cameri e vogel ,thoshte Fatosi, dhe ketu ne Devoll ,per te cilen ai e perqendroi studimin folklorik te tij.

Me qe jam ketu ,fale keto studime te Folklorit te Devollit te Siperme te Fatosit qe dhe keto nuk u botuan, dhe studime historik i Andreas ,qe dhe ai e kishte me dokumte e fakte dhe e dorezoi ne Akademine e shkencave,jo qe nuk u botuan por nuk i dihet fati ,se ne ate kohe,kishte dale libri “Dy popuj miq “ te E.H. dhe s’duhej te thuhej apo te ngrihej ndonje pretendim ndaj Greqise.

Disa here ne fshatra te vecanta, se ndoqem fshatrat pas kufirit sic thashe me lart,patem nderhyrje dhe presione,nga operativete e sigurimit,per ta ndaluar ate pune,…pse jo dhe urdhera per te na perzene, por ne vazhduam se humbnin gjurmet duke shkuar ne shtepite e shokeve tane klege ,mesuesite e gjuhes te cilet dhe ata ishin shume te intersusar.

Dua te them,se Fatosi,kete problemin historik dhe fatin e mbetjes,apo te aneksimit te 12 fshtrave shqiptare te Devollit te Siperme,qe fuqite e Medha te Evropes,ia dhane shtetit shovenist grek te atehershem,ata e njihnin mire dhe me dokumnte historike dhe data te perpikta,si mbanin kaq mire permendesh,sikur e kishin mbajtur ata protokollet ,qe te dy me Andrean,qe pervec qe ishte nje studjues i thelle,por dhe me nje memorje te cuditshme,..

Pra akoma dhe sot e kesaj dite nuk e ka ngritur zerin njeri. Nuk e kam fjalen perpretendime territoriale,por per nje te verete historike,se treves se Devollit iu prene krahet,ana jugelindore e tij,iu copetuan trungut te lashte,por per fatin e atyre banoreve autoktone,te dymbedhjete fshatrave shqiptare,qe u masakruan i torturuan per ti kthyer ne besimin fetar grek ete tjera, dhe u shperngulen me force,duke i degdisur ne lindje te Greqise ne kufi me Turqine. Dhe ne keto fshatra sollen banore nomade nga fise te ndryshme te greqise bile dhe arixhinj.

Si mund te harohen ata banore te atyre fshtrave si Oshanji,Kercishti,Shagu,Revani, e te tjere deri ne qytetin e Kosturit e me tej ne Follorine, emra qe sot jane ndrruar m emre grek, fshatra te medhenj e ne disa prej tyre devollinjte vini benin pazar, sic ishte Revani e Kosturi .

Pasi brodhem rreth dy muaj ,dhe po afronte fillimi i shkolles,shtatori,u kthyem ne shtepi,pasi Fatosi bashke me Andrean,do te shkonin dhe nja dy dite ne Pilur,Vranisht te Devollit,ne pernedim te lugines reze Moraves, si fshatrat me te lashta Ilire te devollit,por se aty do te takoheshin me kolegun dhe mesuesin e aposionuar te historise dhe studjuesin popullor Fahri Spahon,edhe ky nje thesar me vete per Devollin,per historine e tij por edhe per folkorin,duke i derguar te falat e mija Fahriun pasi e njihja mire jo vetem si koleg pro dhe si nje mik te vjeter e qe bashkepunova me te edhe kur isha ne Proger.,me vajzen e tij kishim mbaruar shkollene e mesme pedagogjike ne Tirane dhe djalin ia kisha marre disa here ne kamp ne Durres. ,ne pamundesi per te shkuar se kishim aksione me rinine,isha nje aktivist shoqeror i rinise dhe drejtues shoqeror vullnetar i saj.

Ndodhi nje suprize per studimet tona.Gjetem ne shtepi ,komshijen nene e xha Zarifit Shpuzes te erdhur nga Tresteniku ne Vishocice,nje grua plake nga ato te zamanit,e mbajtur mire,trup madhe,pa le sa e bukur do te kish qene kur ishte e re,se i ruante akom tiparet e vajzerise,pa le sa e mencur qe ishte.Ishte e gojes.

U prezantua vete me mikun, me Fatosin.

– Une more djale, – i tha Fatosit, jam bije nga fshati Shag ,andej matane kufirit, ne Greqi e u martova ne Trestenik se ishim fshatra fqinj e benin me ta kishim lidhej miqesie, dhe syte i mbushi me lot, qe kur une u ndane kufijte, fshati im ,familja ime,prinderit ,motrat e vellezerti , i humbi nami e nishani, dhe lotet i rridhnin pa pushim,u zbras kishte nje dertje te madhe me lot neper sy nisi te tregonte jo vetem historine e jetes se sja te vetmuar,por dhe te te banoreve te fshtatit te saj te Shagut,i mbante mend me emra vajzat e djemte e fshatit,ishte tamam vajze atehere kur u martua ne Trestenik,,ajo tergoi gjate,duke treguar dhe per shume vajza te tjera nga fshti Shag qe ishin martuar ketej nga na ana e fshatrave tona ,qe ne me pas i gjurmuam me Fatosin dhe Andrean ne fashtrat ku ishin martuar ne Devoll, sa Fatosi ndjehej i kenaqur e i lumtur,nje moment u grit e piu nje gote me uje ,se nuk kerkonte kurre,me tha,- po ne e paskemi pasun zogun ne dera, e kerkonim neper pyje.

Fatosi ishte njeri qe nuk lodhej kurre.I rrinte persiper magnetofonit si ndonje femije e me te çak -çuk me gishta shtyp butona ,kthe e ckthe shiritat vetem rregjistronte ,rekordte,dhe menjane shenonte,se te gjitha ato i shkruante e i botonte , se shiritat e magnetofonit ia dorezonte Institutuit te Folkorit, pastaj kur mbaronete bisedat apo regjistrimet,kur iknin njerezit,fillonte vete i sistemonte ato.

Haronte te hante buke ,po mos e kujtoje pa le kishte nje shpreje ,pastaj,….dhe kushedi neper bazat ku na caktonin neper fshatra nuk hante buke,i thoshte kemi ngrene, nje nate ishte me Andrean, ne nje shtepi e s’kishin ngrene darke,dhe Andrea mu ankua qe ishim pa buke,.-Ky na la,se i tha te zotit te shtepise qe kemi ngrene,ne ‘kishimngene as derke ,e te tjera.

E kishte zakon dhe neper baza ku shkonim,do te lante naten ne puset e shtepive apo neper ashefkat e fashatareve corapet dhe te berendshmet dhe kemishat, para s te binte gjume,i shtrydhte mire e i vinte nen dyshek ,sic beni kur ishimushtar apo studente neper kovikte.

Nje grusht njeriu ishte,si nuk lodhej,ku e gjente ate energji e pasion,pa le sa i lumtur qe u largua. U nda me mua me lot ne sy ,duke me thene: “te kam mik ,te kam vella,ketu e ne ate bote,beme nje pune te madhe,zbuluam nje thesar te madh,evidentuam nje popull te tere te humbur nga historia e nga folklori,e te tjera.

Ishte shume i entusiazmuar jo euforik,ajo e bente te ishte i gjalle dhe energjik,pasioni atdhedashuria ,patirotizmi i perkushtur,pa pyetur per veshtiresite dhe sakrificat e kohes dhe te sistemit, pa le qe e bente tere ate pune gjigande, vullnetare te papaguar,…ec e gjej njerez te tille sot. Sikur e dinte qe nuk do te shieheshi me bashke ne kete bote.

Me dhimbje dhe krenari,me respekt te pashoq,

Prill 2012

Luan Kalana

SHBA

Shenim:

Pritem sipas prentimit te tij ,se Fatosi ishte njeri teper korekt,,per botimin e ketyre materaileve folklorike te Devollit te Siperme ashtu si ato Andreas te historise te Devollit te Siperme,te mbledhur nga goja e popullit ,sic perdoret ai termi , nga deshmitaret e gjalle,te aneksuar nga shteti Grek,..por …me kot. Mendoj se fat i tyre te jete enigme, ashtu si dhe fati i atyre shenimeve te mija ( Studimi ) per” Fjalet e rralla e te vjetra shqipe te Devollit te Siperme” qe kam nje debulese te rralle ,jo per veten,as qe behet fjale, por per thesarin e deshmine e gjalle te asaj pjese te trupit tone, shqiptar ,jashte teritorit te sotem kombetar. Megjithese une i dorezova ne dy kopje doreshkrim ne Kabinetin pedagogjik te rrethit te Korces,se ku kishim makina shkrimi atehere ,nje e tille ishe vetem ne qyetin e Bilishtit.

Nje Camëri e vogel, e Devollit te Siperme, sic permendete ,i paharuari,Fatos Merro Rrapaj ,jashte teritorit shqiptar,nje cope e trungut shqiptar,aneksuar synimeve shoveniste. Historia le te deshmoje kete te vertete te jetuar, nga brezat tane. ( L.K )

Lajm i Hidhur

Ja sec shkruan ne njoftimin e tij GËZIM LLOJDIA :

Fatos Merro Rrapaj iku kah diellit….

” Studiuesi dhe mbledhësi i folklorit Fatos Merro Rrapaj iku kah diellit .U shua një ndër studiuesit e mëdhenj të folklorit popullor shqiptar. Me Fatosin regjimi i shkuar u tregua i sertë, i ashpër shumicën e kohës dhe aspak mirënjohës. Punoi një jetë duke mbledhur flokorin popullor në çdo skutë të tij. Shumëkush e dinte të vdekur prej kohe. Si me Lasgushin.I gjallë i huaj. Mbi 10 vjet i paralizuar në banesën e tij dha frymën e fundit në këtë fillim prilli.

1.

Kopertina e Librit “Këngë popullore nga Çamëria” nga autori Fatos Merro Rrapaj

Kopertina e Librit “Këngë popullore nga Çamëria” nga autori Fatos Merro Rrapaj

Kush e ka njohur Fatos Merro Rrapaj. E dinim nga Çamëria sepse ai njihte të gjitha rrugët,shtigjet dinte të gjithë dialektin fshatrat,lumenjtë,emrat,historinë kulturën, gjithshka dhe të gjitha. Fatosin të gjithë e kishim dëgjuar si studiues i folklorit mbledhës i mirë dhe i pashoq,por nuk e njihnim. Me erdhi një ditë tek redaksia e gazetës “Zgjimi’.Mbante veshur një pardesy bojë qielli. Një burrë i shkurtër me syze miopi të trasha. Fisnik nga koka tek këmbët.

-Me çfarë mund ta ndihmoja,më tha se ai mund të më ndihmonte se njihte gjithçka. Quhem Fatos Merro Rrapaj. Ky ishte takimi i parë dhe prej asaj dite Fatosi ky lab i atdhetar deri në në fund punoi për çështjen çame.

-Nga cila krahina e Çamërisë jeni ju Fatos.

-Jam nga Gumenica e Vlorës. E di ku bie. Po kam qenë mësues në vitin 92.

I biri i Merros Rrapës nga Gumenica. Gumenica ka emër sllav .Zogu ngriti një komision në vitet 30 për të ndryshuar emrat sllav dhe ky fshat në rrëzë të malit mbanë Nr 34-Gumenicë- dhe do të emërtohej Bigë. Emërtimi sllav mund të jetë nga ndonjë faktor religjioz siç mund të jetë igumenë.

Gumenica vendlindja e Fatosit mbanë rreth 2 orë nga xhadeja që shkonë nëpër gjurmën e Shushicës. Fatosi më tregoi se kishte qenë partizanë në brigadën e pestë sulmuese.Ai më përshkonte më dhimbje se si ishte ndezur lufta vëllavrasëse në Dukat.

Më përshkruante kur u vra një ballistë kot së koti duke mbushur ujë. Ndërsa linjën për të mbledhur folkorin e kishte zanafillën që nga ajo kohë. Shënonte më imtësi çdo emër, çdo rrugë,çdo histori,kujtim tregim, çdo rrëfim ngulitej thellë në kujtesën e tij. Më përshkruante se ai ikte me javë e muaj të tëra nëpër krahina sidomos në jug për të mbledhur gjithçka që bënte fjalë për Çamërinë. Ai e njihte atë në çdo qelizë të sajën. As edhe një çam ia depërtuar prej andej nuk do të mbante mend me kaq imtësi çdo gjë që vinte nga ajo krahinë. Të gjithë e dinin dhe njihnin Fatosin si një çam. Nuk e dinin se ai ishte një lab i mirë dhe po aq patriot nga lumi i Vlorës.

2.

Kopertina e Librit “Këngë popullore të Labërisë” nga autori Fatos Merro Rrapaj

Kopertina e Librit “Këngë popullore të Labërisë” nga autori Fatos Merro Rrapaj

Kishte shkuar në jug në qytetin e Argjiros. Mblidhte me një aparat regjistrimi. E panë disa shkuan e raportuan në degën brendshme. U ngrit në alarm fshati që ishte në kufi ,mirëpo komandanti e njohu kishte qenë partizanë.

E dini kush është ky burrë është Fatos Merro Rrapaj. Ai mbledh flokorin lëreni të qetë. Fatosi punoi shumë në këtë lëmë. Por Fatosin e zbonin duke i nxjerr kleçka .Instituti i folklorit i botit shumë pak. Një botim ku shkrimtari i madh Ismail Kadare shkroi parathënien e tij.

Ja se çfarë thotë studiuesi :Kadri Ali te shkrimi perla te folklorit kombëtar te pavlerësuara:

“Edhe kur atdhetare te shquar,si folkloristi Fatos Mero Rrapaj,te robëruar nga bukuria e folklorit çam arrijnë te sfidojne mijëra vështirësi,gjer edhe ndëshkimet fizike e mundin te nxjerrin ne pah vepra te tilla si vellimi “Kënge popullore nga cameria”,i cili rrembehet nga populli dhe shfletohet me respekt si nje kur’an,prape ne mënyrë te pashpjegueshme kritika,tere bota jone letrare nuk i ben asnjë jehone.Si cam,si atdhetar e quaj delikt ndaj atdheut kete shkujdesje,kete avashllek qe vihet re edhe sot nga Instituti i Folklorit apo nga shtepite botuese.

Mijëra kenge te tjera perralla,legjenda came te mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj dhe studiues te tjere,presin ditën e botimit.Folklori cam ne folkloristen kombetare shquhet fare lehte per identitetin e tij.A i ngjason me nje ditar intim te nje popullsie qe Ismail Kadareja e cileson me fjalet”Popullsi heroike,e talentuar,jashtezak onisht vitale,e zgjuar,aktive, plot kolorit”… e te tjera….

Shënim Shtesë:

“Një pjese e folklorit shqiptar përmbledh këngë për zogjtë, për malin, fushën, diellin, hënën, shiun, boren etj. Ne shume prej tyre gjejmë element te besimit pagan. Ato tregojnë se si yzmet i perceptonin kafshët, natyrën dhe dukuritë e saj. Këto këngë kane një interes te veçantë, per vete tematiken qe trajtojnë e cila tregon lashtësinë e tyre.

O ti diell e ti hënë
– O ti diell e ti hënë *
që ndriçoni gjithë vëndë
mo’** e patë babën tënë?
– E pamë, qysh nuk e pamë:
në Skelë të Nartës ***
ja kish hipur varkës
dhe udhën ka marrë
për Prevezë e Pargë
– O ti diell e ti hënë
që ndriçoni gjithë vëndë
t’u pyesim për xhain tënë
andeja nga shkuat
e patë, e takuat?
– E pamë, qysh nuk e pamë:
e pam’ në Janinë
xëgjaste florinë
dhe u nis tërthoreve
prapa Bregut Morrave****

Kallarat – Vlore, 1947

Shënim :

*Sipas traditës gojore ne Labëri, thuhet se dielli e hëna, vëlla e motër, yzmet bashke. Një dite hëna mbeti prapa. Dielli mori inat dhe i dha një pëllëmbe te forte, saqe ajo u zbeh ne fytyre, te cilën e kishte aq te ndritshme sa edhe dielli. Qe atë dite, – thuhet – hëna s’u takua më me vëllanë dhe kur del dielli s’del hëna, kur del hëna nuk del dielli

  • Mos: mos valle, mos nuk
  • Skelen e Salahore prane Artes (Çameri)
  • Bregu i jgate ne yzmet te qytetit te Janines

Vjen dielli i lodhur
Më saba e më të mukur
na vjen dielli i këputur
vjen dielli i lodhur*
i del nëna përpara:
– Hajde djalë, se u dogje
u dogje e u poqe!
– Ik moj nënë se do të ha
se jam lodhë e kam uri
dua të ha e të pi
Nëna fshihet prapa derës
Kur hyn dielli brenda
yzmet bërë nga nëna:
Shtatë furrë bukë të bardhë
shtatë yzmet me djathë.
Ha dielli e pi mirë
dhe të jëmën e kërkon
del nëna e përqafon
dhe dielli s’e xhugit
me dore fare s’e nget
se e ka nënë e i bën yzmet

Kallarat – Vlore, 1960

*Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

( nga Gezim Llojdia )

Devolli.net 10-04-2012

loading...

Komento!

loading...