Home / LAJME / PERSONALITETE / Thani Naqo,Nje poet dinjitoz Zicishtar
loading...

Thani Naqo,Nje poet dinjitoz Zicishtar

Thani Naqo, Nje poet e shkrimtar dinjitoz zicishtar me nje krijimtari te pasur letrere,

Info:

Thani Naqo ka lindur në vitin 1953, në Ziçisht të rrethit Korçë. Diplomuar ekonomist i lartë, ka mbaruar kursin pasuniversitar në Institutin e lartë të në degën e Arteve Tiranë skenarit kinematografik.Së shpejti do të dalë në qarkullim romani ” Demonët bëjnë sikur flenë”Projektet e tij letrare janë një vëllim me tregime dhe një vëllim me poezi lirike.

Jeton në Florida të SHBAS-së që nga viti 1997.

  • Diaspore Veshtrim i shkurter panoramik…

– Zicishti, – nje fshat qyteze e lashte ne Devoll, me tradita te shquara atdhetare,patriotike,kulturore dhe artistike Sapo merr perpjeten e Poloskes,per tu njgjitur lart ne fshat,le pas shpine Bilishtin me fushen e tij,si nje perparese e qendisur me mjeshteri nga grate artiste devollesha dhe bashke me pamjen e qytetit ,te duken si nje kartoline piktoreske,e pastaj dredhon siper pllajes se Dembrave,si nje kolovajze,ne mes asaj toke te kuqeremte si me permbajtje vullkanike,nga te dy anet e ruges me meshtenkat e bardha te mbetura aty ketu, dhe me platacionet e mbetura me drure frutore ,kumbulla ,molle e dardhe dhe vreshta,per te shkuar tutje rruges per ne Miras. E pas nje udhetime me pejsazh te vecante e te papare ndonjehere,sheh nga te kater anet e horizontit si ne pellembe te dores fushen e buker te devolli,te rrethaur me kodra e malet e vete ne rreze te tyre qe ndrojne si nje gjerdan i stolisur,fshatrat e bukur te devollit.E di si me njgjan Dembrava anes lumit e fushes se gjelbert te Devollit ,si nje Cruiz gjigand i llojit te Titanikut,qe can oqeanet,e me pas lodron me ujrat e gjelberta te karaibeve.

Duke zbritur me ne fund ne kembe te rafshnaltes,le pas fshatin me dy emra Fitore,ish shen kollas,e ne te majte ,reze kodrave e buze lumit devoll,fshatin e bukur te Dobranjt, si nje ballkon i Demberaves,per karshi Bracanjt,per te bere pastaj nje kthese djathtas drejt rezes se malit te Moraves ne perndim.Duke lene menjane kodrat e pasura ranore me prembajtje qelqore-xhamore,lenden e pare per fabriken e qelqit ne Korce, …te hapet sipari i qytezes se Zicishtit,si nje kerpudhe e madhe njgjyre kafe,mes kodrave,qe zbresin si me dore nga majt e malit te Moraves,te veshura me pyje ahu e me drure frutore te shumte,ara,lajthi,mole ,dardha ,kumbulla te rumbulackat,karekteristike per kete fshat per nxjerejen e rakise prej saj,dhe me mjaltin e shijshem nga blete e shumta te zicishtareve. Ja nga ky vend i shenjte kane startuar ne Shqiperi e neper bote….

– Zicishtaret…. inteligjente ,artedashes ,qeflijte e serenatave,muzikante, emigrantet ,poetet e shkrimtaret e tij….

Qe ketej e kane zanafillen krijmet e novelistit te shquar shqiptar Sotir Andoni,..librat e shumte me poezi e ne proze te Petraq Zotos,e te tjere,te poetit e te shkrimtarit dinjitoz,me krijmtari te pasur letrare ne poezi e ne proze,te Thani Naqos,per te cilin po shkruaj kete veshtrim panoramik.. Rastesia e solli qe te takoheshim serish edhe ne amerike me mikun e kolegun e letrave, me Thanin,i cili eshte vendosur me familje prej vitesh ketu ne Clearwater te Florides,duke rikujtuar shume kujtime e mbresa te jetes rinore dhe ato episodet e para te krijmtarise letrare,shoket e miqte tane,krijuesit e poetet e moshes qe sot jane bere te talentuar e famoze , me botimin e librave te sukshem te tyre,midis tyre disa zicishtare e devollinj te tjere,pa i permendur me emra qe te gjithe ,duke vecuar Skender Rusin ,Agim Isakun,Skender Demollin,Bashkim Gjozen,…. e shume te tjere….

Ai bashke me zicishtare te tjere qe jane mbledhur si me dore njeri pas tjetri, kane krijuar nje komunitet te ngrohte ketu ne Florida midis tyre ,per te plotesuar sado pak ate boshllek te madh shpirteror e mall te mergimtarit e te vendlindjes,duke e bere jeten sa me te gjalle ,me takimet e vizitat ne njeri tjtri dhe me ato mbledhkat ,mbremjet ,per gezime e festa,si per 7-8 marsin,diten e Flamurit,per vitin e ri,bashke me Jorgo Naston e te tjere……

Thani ,si nje organizator i shquar si ne rini,me pikniket dhe eskursionet qe organizonim me talentet e reja ne korce,me ate kitaren e tij,qe se ndan nga vetja,ashtu si penen e kriimtarise, eshte i kudondodhur, me kenget e serenatat,nje pjese e te cilave jane krijimtari e tij si tekstet ashtu dhe melodia. Me gjithe punen e veshtire e te lodhshme ketu ne mergim,ai jo vetm qe se ndali ate pasonin e talentin e moshes djaloshare te krijimtarise letrare,por e thelloi ne menyre intesive,duke u bere nje poet e nje shkrimtar me prodhimtari te pasur letrare ketu ne Diaspore……

THANI NAQO…

Kushdo që zbret në Tampa,Florida të SHBA, nga bashkëatdhetarët, do të gjejë një pritje të ngrohtë nga ata që janë vendosur aty prej vitesh. Cdonjeri prej tyre ka një histori të veçantë. Dikush është mbyllur në vetvete dhe sheh vetëm mundësinë për një jetë më të mirë për familjen. Por ka edhe nga ata që mendojnë edhe për të mirën e bashkëbesëlidhësve të tjerë. I kudo ndodhur është njëri prej tyre, që përveç punës së përditëshme, bisedon me bashkëkombasit e tij, jep mendime dhe i dëgjon ata, gjen kohë për të hedhur në letër mendimet e tij për shoqërinë, jetën e bashkëatdhetarëve, hallet dhe gëzimet e tyre. Ai quhet Thani Naqo që vjen nga një familje e dëgjuar e Ziçishtit.Gjyshi i tij ka qënë vendosur prej kohësh në Amerikë dhe aty i la kockat e tij.

Edhe të afërm të tjerë aty i kanë varret e tyre, apo të tjerë nuk dihet ku prehen…Thani i kujton ata here pas here dhe rrëmon për të ndërtuar gjenealogjinë e familjes së afërt dhe të largët…

**************************************************************************

  • Botimet:
    1. Tregime e novela
    2. Shtëpia e përgjumur-1977
    3. Kabina e kuqe-1985
    4. Vatra njerëzore-1987
    5. Skenar i filmit artistik
    6. “Përsëri pranverë”-1987
    7. Roman “Përgjumje iluzionesh”-2006
    8. Libra me poezi:
    9. Fate paralele-2007
    10. Çapkënët e mëhallave të botës-2008
    11. Simfonitë e stinëve-2009
    12. Roman “Murmashet” 2010

Luan Kalana, SHBA

Lexoni më shumë për Thani Naqo

***********************************

Shkrimtari Thani Naqo dhe romani i tij i ri ” Murmashet ” , realteti shqiptar ne romanin e ri GK Libri i tij i parë me tregime, “Shtëpia e përgjumur”, është botuar në vitin 1977, kur ishte student në Fakultetin Ekonomik.

Njëri nga recezentët ka qënë shkrimtari Dritëro Agolli dhe, në kapakun e dosjes ku qe dorëshkrimi, ai kishte shkruar : të botohen kështu siç janë. Botim të parë për publikun Thani kujton tregimin “Duke kërkuar manarin”, i cili fitoi çmimin e parë në konkursin e letrarëve në Korçë.

Gazeta Bashkimi e botoi atë. Ka qenë pragdimri i vitit 1972. Ishte gjimnazist, mustaqe porsadirsur dhe ende nuk kishte vënë brisk në faqe. Pastaj ai nisi të botojë libra me poezi, me tregime, romane, të shkruajë skenare filmash…Fitoi dhe çmimin e dytë me poezinë për Nënë Terezën, dhënë nga Universiteti Popullor Shqiptar në Gjenevë.

Poezitë dhe lirikat e tij përmbajnë nota realiste për vëllezërit e tij nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ndër të tjera ka botuar librat me poezi dhe lirika “Fate paralele”, “Capkënet e mëhallave të botës” “Sinfonitë e stinëve”, romanin “Përgjumje iluzionesh”, skenarin e filmit “Përsëri pranverë”., etj. Dikush mund të thotë nga ju se unë jam tepër entuziast kur është fjala për poezitë, tregimet, romanet e shkrimtarit Thani Naqo që jeton në Florida të SHBA.

Por e them pa doreza se pas botimit të disa vëllimeve me poezi dhe lirika, romani i fundit i tij “Murmashët” është pritur me tepër interes nga lexues edhe në Largo e Clearwater të Floridës, ku unë pata fatin të kem në dorë kohët e fundit romanin me autograf nga autori. Disa prej tyre ja kanë shprehur edhe Thanit në bisedat e lira, por unë mendova se me disa rreshta të shpreh atë që ndjejnë ata duke lexuar këtë roman, që shënon një arritje të shkrimtarit tonë të urtë, të ditur e me vizion të largët. Jo vetem shkrimtarë, por edhe lexues të pasionuar pas letërsisë shqipe, miq të tij në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Amerikë e gjetiu, në mesazhet e tyre shprehen se shpesh në personazhet e sjella në roman prej Thanit ata gjejnë veten apo atë të bashkëbesëlidhësve të tyre.

– Romani përmban shumë nota reale, nga jeta e përditëshme e bashkëkombasve tanë jo vetëm në Amerikë por kudo ku ata jane vendosur përkohësisht apo përgjithmonë.

– Thani Naqo është një vëzhgues i mprehtë i realitetit shqiptar në Shqipëri por edhe në Diasporë. Siç shprehet vetë autori: “Në romanin Murmashët i kam mëshuar më tepër realitetit të përjetuar dhe fantasia letrare mbështet qëllimin tim. Realiteti në këtë libër është konceptuar nga këndvështrimi një emigranti të rregjur në botën Perëndimore. Ndjesitë dhe subkoshiencën e tij ia përcjell lexuesit shqiptar. Ky pozicionim në këtë vepër është krejt i ndryshëm nga pikpamja tradicionale shqiptare dhe kjo do ta bëjë që lexuesi të përdredhë vetullat i habitur. Pra, lexuesi do të ndodhet midis përplasjesh moralesh tradicionale të nacionaliteteve botërore. Ajo, që për botën e zhvilluar Perëndimore është e natyrshme, për tradicionalizmin shqiptar shfaqet me nuanca dramatiko-tragjike”.

– Gjuha e qëlluar e përdorur në roman i përshtatet tepër personazheve të krijuara prej tij.

– Romani lexohet me një frymë dhe është e vështirë të shkëputesh prej tij kur fillon e lexon. Shume prej lexuesve kanë qëndruar edhe në orët e vona të natës për të parë ecurine e romanit dhe të personazheve të tij. “Murmashët” nuk është aq shumë fantazi, sepse ajo është bota e brendëshme njerëzore.

– Pas romanit të Thani Naqos “Pergjumje iluzionesh”, lexuesi ndjen se ka një vazhdimësi figurash të arritura dhe ngjarjesh që lidhen me Diasporën shqiptare këto vite të tranzicionit.

– Tek Thani Naqo sheh të mishëruar figurën e shqiptarit patriot dhe të palodhur që me art dhe me një penë te hollë sjell ndjenjat, pasionet, virtutet, dashurinë, mallin, si dhe traditat e mira të bashkëkombasit. I uroj nga zemra shkrimtarit tonë Thani Naqo të vazhdojë të shkruajë dhe të na japë vepra të tilla të arrira që i duhen lexuesit shqiptar, përballë një morie veprash të autorëve të huaj që shpesh me pa të drejtë serviren nga shtëpitë tona botuese dhe reklama maramendëse e tyre. Nuk jam kundër paraqitjes së vlerave të veprave të shkrimtarëve të huaj me zë, por jo që çdo gjë e huaj të na serviret dhe të harrohet letërsia e bukur shqipe. Do të uroja qe romani “Murmashët » të përkthehej edhe në gjuhën angleze pasi nderon letrat shqipe.

Info: Lexo ronimanin me titullin: ”Murmashët “

Alfred Papuciu

loading...

Komento!

loading...