Home / BOTIME / Teto Ollga në Amerikë
loading...

Teto Ollga në Amerikë

Teto Ollga në Amerikë

Komedi Xhepi

Aktores Violeta Manushit , Artiste e Popullit.
Teto Ollga,tek komedia film “Zonja nga qyteti” e R.Pulahës.

INTERMEXO…. nga Facebook…

-Komshija I -Bo,bo,kushedi ç’ke broçkollisur ,o profesor,.?!
-Komshija II-Ç’na ke gatuar këtë verë ndonjë të re?
-Komshija I-Na ke servirur shpresojmë ndonjë menu me garniturë parisiane ,se juve seç ju pjell mendja
-Komshija-II-Se mos na nxjerësh në gazetë or ditbardhë,se ju rëshqet ajo pena ndonjeherë,si këmbët në akull dhe na rëzoni dhe spektatorëve jashtë piste…
-Profesori-E po ç’të bëj unë,këto na mbetën tani as kemi e as na sosen,ato që shohim e dëgjojmë,me këto merremi e shkruajmë,apo na u buruan paratë…

Shkruajmë për kënaqësin tonë dhe të lexuesve,duke përzjerë kripën me pak sheqer,që mos tl hidhërohemi e të largojmë sadopak rutinën e ditës.
…Pasataj nuk bëjmë si allasoj disa prej jush,jo vetëm që qimen e bëjnë tra,të paqënën e tirni lëmsh si të qënë,me këmbçka e me do
…Ju ka shkuar ndonjë herë ndër mend, që teto Ollga të vijë në Amerikë ?!.
Penën ma ngacmoi një ngjarje e këtyre ditëve,përurimi i shtatores të Artistes të Popullit,Violeta Manushit, në Tushemisht të Pogradecit,pikërisht në vendin , ku janë xhiruan skenat e filmit “Zonja nga qyteti” dhe “Shoqja nga fshati”

Thashë me vete, “Sa gjatë ron njeriu, bëhet i pavdekshëm me veprën e e tij në përjetësi,…

Hajde teto Ollga,hajde” mendoja me vete,-“mbete perle e humorit në kujtesën e shqiptarit…”
Sa “teto Ollga” ndeshim çdo ditë në jetën e përditshme këtu në Amerikë, që është pjellë e qytetërimit qindra vjecar,të mbarsura nga plagët e shoqërisë konservatore nga vijmë , ato janë më se reale,siç është kjo “Mami”,që do t’ju kallzoj më poshtë,por shkurt që mos mërziti, se historitë e bëmat e tyre kanë mbushur dhenë e janë pa fund.

* * *
“Më mirë të dalë syri, se nami,”-thotë një shprehje e mençurisë shqiptare, së përvojës mijëvjeçare të njerëzimit, dhe kjo më se e vërtetë.
Namin famëkeq e mbjellin e përhapin në mjediset shoqërore, si opium në opinionin e remë deri në mediat,”gjinkallat” e thashethemeve, që sot në botën moderne janë berë profesionistë, ndjekësit me aparat në dorë, të njerëzve famozë, paparacët .

Mjerë ata apo ato që bëhen pre e këtyre thahethemeve kanceroze. Ti je në punën tende , në familje me gjithë të mirat,me avenirin e fëmijve të tu, pa pritur e pa pandehur,të versulen grerërat dhe mizat e m, thashethemet tyre e të prishin rehatin e qetësinë e të shqetësojnë, t’i ngrejnë kacabujt,duke të hedhur një grusht me miza,që të sillet mendja vërdallë. Ato shpifin e trillojnë aq shume sa krijohet një re mbytëse ndaj të vërtetës, që të merr frymën e të prishin qetësinë e familjes e të jetës tënde,hajde ta zgjidhësh të vërteten , fillin e perit,në ketë vorbull ogurzezë. Bletët mbledhi nektarin lule më lule,grerat e mizat shpërndajnë helmin në gjënë e gjallë, ruhuni nga pickimii tyre,pa le që ndotin tërë miletin e terë dynjanë. Mjerë njerëzit e ndershëm e të urtë që e pësojnë,bëhen viktima e tyre.

* * *
…Para se t’ju njoh me njerën nga ato tipiket, “trendafilen intelekpërdalen”, po ju tregoj fundin e prologut të prezantimit.
E dini sa ishte pickimi i tyre,sa helmosen, e hodhën vrer në dashurinë familjare, duke ndarë burin nga gruaja,me dy fëmjie ,duke u bërë gazi i botës
E për se?!..Per vjerin e vjerën të ardhur nga Shqipëria, që nuk duhet të bashkëjetonin me të birin e martuar në një shtëpi, aman nusja, le të mbante të ëmën dhe të atin në shtëpinë e saj me vite.

E për kë?!

Për mbesën e saj,e cila ishte komshije, pranë apartmentit të tyre. U bënë turpi i botës buri me gruan,deri sa u ndanë, duke shpifur e trilluar kundër njeri tjetrii, ne shoqeri e ne punë,sa nxoren e sekretet e seksit midis tyre, Nga fjalët që i merrte e i shpinte ajo e “mbara”,”zonja” intelektuale, si ai telefoni i prishur,lodër e fëmijv,qe remonte dhe shuren e detit. Ja futi gërgëmën në familje,deri sa u plasi bomba,sheri .

Kur erdhi fundi prapë u bashkuan,se i kishin fëmijet e ritur, pasi ndërhyne”misioneret e paqes”, intelektualët popullore ,jo te OKB-së,por te komunitetit,se farefisi ja vuri zjarrin me keq,pasi ishin një soj llafazanësh që.Po ç’e do u thye kulaçi,i hyri mardhaja në mes,pa le që vjerin me vjerën i përzunë,përfundimisht. Ç’të bësh do prishesh më njeanë qe të ndreqësh anën tjeter, nuk mund të mbeteshin fëmijet jetime.
Ikën tek djali tjetër,nejse. Mjerë prindërit e shkretë qe në pleqëri s’i do njeri, hidhe e prit si top i fubollit,si demi kur mplaket, kahu, e therrin, se s’mbrehet më në zgjedë .E kush ishte kjo “e mbarë”, tryelë,furkë e xhenmit, thonë nga anët tona.?!..
“Matka”, e miza zhurmuese, që ia vuri minat kësaj familje duke i berë çarçaf , kur më parë i kish zili gjithe bota,aq mirë shkonin..?!

PARASKENAT …thërime nga sofra….fragmente

“Mami “,kështu e thërisnin në shtëpi por edhe në lagje,bile dhe komshijet, se ishte bërë shumë e dëgjuar,jo për mirë, por për Tani po ju prezantoj,”zonjen”, “Mamin”,thjesht pa santallëke pa personalitet,e thënë troç, portreti i zi i saj ,me tre fjalë:
-pa cipë, pa perde,..e dalë boje.

Mami,ishte një grua intelektuale,juriste,nga një rreth familjare intelektualesh , siç e përseriste gjithmonë me mburje,nga një derë denbabaden qytetare. I shoqi një burrë i urtë,i shtuar, e me kulturë tepër i edukuar, ish pedagog në universitet edhe këtu në amerikë. Ashtu si e shoqja avokate,
kishin vazhduar shkollat e larta e në ketë vend.Kishte edhe një bisnes të vogël, nje landri i thonë,larje e tharje rrobash,me të merej. Por po t’ia prishte apo të kundërshtonte të shoqen ,”mamin” e dinte fare mire,ç’e priste. Dy rrugë kishte,o të zihehej me “grushta”, ose të divorcohej,siç e kane ketu ne amerikë qe martohen dhe kontrate,e kur vete data ndahen si pa të keq,le të lenë fëmijë pas.

Nuk kishin pjekur tenxherja me kapakun,themi ne, ishin të dy me karaktere të kundërta. Ajo ishte pus i thellë në punë. Kish pak fjalë ,me klientet, fliste vetem me ligjet,sekret profesional, kështu e deshte puna,se e dinte lelkën,frikën,të perzenë nga puna, pa “bismilah”, e ta marin Liçensën apo Diplomën. Aman në shtëpi ,me dy fytyra,një grua llafazane qe rëmonte dhe të vdekurit nga vari, sa nuk ia merte dot njeri , për thashetheme,jo në lagje, por as edhe në qytet. Nuk i shkonte për shtat,si intelektuale,e shkolluar që ishte, i rrofshin universitetet që kishte.

Thonë qe thashethemet e kanë burimin tek injoranca, konservatorizmi apo kahu i kundert liberalizmi, por s’është e thënë gjithnjë ,se ca janë berë në mode si tangarllik, ku gelltitet kafeja neper kafenera apo shtëpira, pa njeçikë thashëetheme por edhe kur të shpon e mira..
Ardhka një ditë që ato që ke pështyrë tëre jetën do t’i lëpish. Eshtë botë e rrumbullakët kjo. T’u mbledhkan pas koke,e do ti vuash ,i ke kusure.
Të mblidhen tërë të këqijat e do s’do ti, do hapësh jo vetëm dyert por edhe dritaret , se ato të hyjnë si pa teklif,si mizat në gjellët, dhe je i detyruar t’i vjellësh ato qe ke gëlltitur. Kështu i ndodhi kësaj “Mamit ” tonë .

Le të mësojmë për bëmat e saj më poshtë, që s’kanë të mbaruara. Ndonjëherë dhe e mira ta zë deren,pa e liga të lidh këmbet, e s’ke ç’bën.Kishin dy djem e një vajzë te ritur,te bukur e te urte,per t’i pirë në kupë. Djali i madh pasi qe martuar me një grua amerikane (e martuar më parë ), na cila solli me vete në shtëpi një djalkë të ritur ,siç ju thashë më siper ,per “Nipin”.
Për ca kohë ndejtën bashkë me vjerën “mamin”. Prindërit e djalit,me “Mamin”ideatore, bëne shtëpi të madhe, me symin për dy vëllezer siç kishte qejf “Mami”, por siç po vinin qiqrat,nuk ishin të mbara.

..Vonë s’duruan,ikën nga “kulla” e madhe, në shtëpi me qira, se kështu ka dalë moda e kështu është jeta..
Pa le ku durohej “mami”,mjerë ata që e kishin në prag.Pa le që tani, kush nuse ri tani bashkë me vjerën, harroji gratë tona qe kaluan tërë jetën me to,e mirë benë ,ç’i gjeti,me te nderuara e te respektuara janë.
Por tani,thonë qe po të jenë bashkë, hapet “Lufta e Tretë Boterore”.

Kur ikën nga shtëpia djali me nusen e martuar,ajo “mami” u sëmurnga e liga, se thoshte, bënte be e rrufe, se djemtë të dy do t’i mbaj në shtëpi, edhe kur te martohen..
Pa pyetur për atë që hoqi, ju poq buza, që djali iu martua me grua, me një mushtulluk mbrapa. Hajde rit tani fëmijën e botës ,pa le turpi turp….
Mirë t’i behet, se kish llafosur e kishte qeshur shumë.Ishte bëre daulle e çarë, le qe s’kishte turp. Pa le tërë gratë e mbanin mëri, nuk i flisnin me të,se i merrte nëper gojë, ta bente borxh, e kushedi çfare avaze u kish hapur,tërë ato shere, buronin nga goja e saj,trokashka e mullirit të saj, që bluante pa pushim broçkulla. Aq sa llafet u kishin hyrë ne vesh e burrave,këto janë historira të tjera, e ata kishin rëmbyer dyfeqet, çiftet e sëpatat,(harova ,me falni,këtë ja këputa kot, se në amerikë nuk ka sopata,jemi në epokën e civilizimit).

Lere o lere, sherr o sherr, që ishte hapur nga “ajo” e mbara Me këdo që të bisedoje,në fund, do të lakonin emrin e mallkuar të “mamit”, që më mirë mos e zesh në emer, se dhe muret kanë gojë, e i venë fjalët në vesh të saj, ajo të bën gjëmen,të ze shtepinë, e të bën rezil,te turperon per hiç mos gjë
Pa le qe të mallkojnë bota,aq shumë e kanë inat,..
Ç’e do,kjo është më keqja ,…se asnjë s’ja thotë në sy,jo se ja kanë frikën, por ajo të mbyt me llafe. Prandaj e kane gjetur ilaçin, e lajnë dhe lyejnë gratë e gjora si nuse e stolisur, e krehin me furçe, por morrat aman ia lenë brenda.

Na lenë neve varfanjakëve t’i çepkatim, t’i ngacmojme në shkrimet tona,duke e ditur , qe ne s’jemi të zararit,pa aluduar me emra,
por duke i përgjithesuar, se ato janë me dhjetra e dhjetra mes nesh.

AKTI I PARE …çudirat e botës ..copa-copa

Dielli duket që në mengjes ,-thotë populli.
Ishte një agim jo i zakontë,që rrezet e diellit mezi thyheshin mes reve të ngatërura,sikur i mbante njeri me dorë.
Njerëzia u gdhinë sipas qejfit ,si ditë e diele që ishte,ditë behari,pa filliuar mirë e nxehta.
Maj,ishte,por allaturka,se allafrënga akoma s’kishte hyrë,se s’kishte erdhur dita e Shëngjergjit.
…Të gjithë u ngritën me vonesë,se ranë vonë mbrëmë,pas asaj gjullurdije llafesh e thash e theme që shprtheu në familje,në Lagjen e ulërimave..
më keq se këshilli ndrikullave,apo sikur ishte debat në senat.
…Vetëm “Nipi”,që kishte fjetur me shqerkat ,jo si zakonisht që mezi e ngrinin në mengjes,si për çudi ,atë mengjes u ngrit i pari dhe drejt u mbajt tek dhoma e “të motrës” ,për ta përqafuar atë, e t’i thoshte “Good mornig”!..
se “mirënegjes” mezi e shqipëronte,ishte djali i sjellë, i nuses amerikane të djalit të madh.
Nipi u shtang.Krevati ishte bosh,i regulluar,sikur s’kish fjetur njeri…..Ajo mungonte.
Tek komoja e saj pranë krevatit ,pa një “note”,letër formati e shkruar ,në shqip,qe ai nuk dinte ta lexonte,ishte i lindur në amerikë,tani kish mesuar te belbezonte shqip,i pëlqente kjo gjuhë..
Me vrap me letër në dorë u mbajt tek dhoma e “mamit”,kështu e thërrisnin të gjithë zonjën e shtëpisë.

“Mami” i dëgjoi hapat e shpejta të tij,të “nipit”,dhe ajo u ngrit ashtu gjysëm në krevat si e çak[rdisur, duke fërkuar sytë.
-Hë,ç’ka ndodhur,se ti ,vetëm lajme na sjell,je mjeshtër për keto punë,sa i vogël aq i djallëzuar je,ma ke mendjen flori ,vetëm shqip s’di të flasësh,
se ashtu të ka mesuar ajo amerikanka,.
-Ç’habere do të thuash zotrote,mja bëre mëk-mëk?!
Djalka ,pa ditur se ç’shkruhej në leter,ia zgjati doren per t’ia dhenë asaj,me ndrojtje.
Ajo,pa e mbaruar mire se lexuari,thirri me të madhe…
-Bobo,ç’na ka gjetur !!!
.Vajza,…mor vajza,….na iku,…na i la shëndene
-Ngrihuni !!….,-sikur dha ndonjë urdhër ushtarak pas ndonje alarmi me sirena.

U drodhën dhe muret nga zëri i saj ….
-Ngrehuniiiiii …-i therret burit qe ishte me nje anë krevatit duke fjetur,-Je shtrirë si demi i zelos dhe vetem gërhet si traktoret në fushë.
-Ngrehuni dhe të bëjme derman!
Pu pu ,ne ç’n agjeti?! …-dhe vuri duart ne kokë si për kuje,si për vdekje.

* * *
Kishte erdhur vjeshta e parë.
Natyra kishte veshur petkun argjendë,vellon e stinës.
Apartmeti ishte në qetësi,jo si më parë qe ziente nga bubullimat e të thirurat e me zë të lartë.
Nuk ishte më ajo zhurma e parë.Ambjenti në familje ishte i zymtë,një qetësi nga zori..
Ende nuk kishin marra asnjë haber,lajm nga vajza e zhdukur,ditën e promit,të maturës, së highschool..
Enigmë,zhdukja e saj…
Ishte kohë dreke,më duket se ishte e dielë dhe ditë shtatori.
Shkollat ende s’kishin filluar,por ndjehej vala studentore nëpër rrugë,të cilat qenë mbushur plote e perplot,sikur do rohitnin bletet..
Qetësinë si ngahera e prishte zilja e telefonit qe tani i mbajne te gjithe veshet perpjetë,se kush e kush ta kapë i pari receptorin,presni lajme nga vajza e “zhdukur”….
Po të ishte”mami”,kështu e therrisnin të gjithë të zonjën e shtëpisë,nëpër këmbë në shtëpi ,s’guxonte njeri ta ngrinte telefonin ,gjithnjë e kapte ajo e para.

Le qe mire benin ,ku te falte ajo,te mbyste me llafet.
-Hello,…dhe menjehere e ndryshoi zërin,pasi degjoi fjalët e para.
.Kë prisnin e kush doli.
-Allo Mami…u dëgjua zëri i djalit….dhe menjëherë u larguan nga supet e saj të gjithë njerëzit e shtepisë.,se mos ishte zëri vajzës.
Por “mami” u acarua nga fjalët e djalit …dhe nuk i ktheu përgjigje, ç’tha djali në telefon.
E mbylli telefonin shpejt duke e perplasur..
Lëshoi urdhërin ,siç e kishte zakon.
-Lëvizni,hë ç’rini kështu si të hutuar!
Djali do të sjellë “girlfrienden”,(dashnoren, per te mos thene gruane e tij) në shtëpi.

Të gjithë u shpërdanë e filluan të bënin nga një veprim ,për të regulluar ambjentin në shtëpi,pasi do të vinte një vizitore e re në shtëpi e pa ardhur ndonjëherë..

..Mbi të gjitha u bënë kureshtare per “girlfriend-en” ,se nuk e kishin dëgjuar ndonjë herë nga goja e djalit.
Më e shqetesuar ishte “mami”duke levizur nëper hollin e pritjes në koridoret e shtëpisë,pa ditur se ç’bënte, pasi i dridheshin duart,nga emocionet.
-Ç’të ishte,kjo “girlfriend-ja”,vajzë apo grua e martuar,…si ajo e djalit të madh ?!
…”T’ia bësh kokën djalit,ta ritesh me gajlera e të ënderosh si do ti ,që do të sjellë në shtëpi ndonjë princesh..” këto mendime i vinin në kokë”
…e pastaj të sjellë ndonjë “mysibet”,djall me brirë,ç’ti thuash kësaj?!”
…Siç kishin erdhur kohët dhe ç’po i dëgjonin veshët,qe bërë gazi i botës.

Më e papritura ishte ajo, që deri atëhere atë ditë,djali nuk i kishte thenë asnjë fjalë “mamit”,se si pas saj ,djali që kur qe i vogël ,ish mësuar t’ia tregonte të gjitha sekretet e djalërisë “mamit”,edhe atë ,kur e dashuronte djalin , me një çupkë e vogël….
Megjithëse ajo e kishte pyetur e ia kishte kërkuar me ngulm djalit,qe mos nxitoheshin ,mos qorolliseshin,se femrat nuk sosen,e djemtë mund të zgjedhin si të duan..
Pa le ç’kish qeshur e tallur me ato qe kish degjuar andej e kendej ne te tilla raste.
Në këto mendime e sipër,u dëgjuan trokitje…
Ata sikur te ishin prapa derës.
…Si gjithnjë Mami,kjo rendi të hapë derën e para..
Ç’i duhej asaj….

Sa hapet dera,të gjithë çapluan sytë,të shihnin “mysibetin”,gruan qe kish sjelle djali…
Të zonjes se shtepise Mamit,refente me vone,ju erresuan syte,kur pa prane djalit, vajzën,një si monument ngjyre gri, si ne te zeze….
-Ç’është kjo more dit zi,nga Afrika e ke sjellë,…-i shpetuan fjalet “Mamit”,po u menduar,si bresheri kallashnikovi.
Le që ajo s’futej shumë në të thella,si kopetente që e quante veten për gjithçka,per çdo gje ne maje te gjuhes e kishte,”e di unë”,-por ç’di ti moj tu mbyllte ajo gojë,- i thoshin grate me vete,se ballë per ballë,mender të hante të gjallë,megjithe ishte me nje okë mend ,priste kërcunj,para druve
…e kështu s’ju durua “mamit”
Ishte topatane në llafe, të rendonte e të ofendonte kur të desh,si pa te keq,si buka që hamë,aman per vete nuk lejonte t’i prekej nje qime.
Djali prap me buza gas,nuk e prishi terezine nga fjalet e mamit,se “girlfrind-ja” nuk fliste shqip ,por gjuhën e vendit…
-Po eshte nusja time,moj Mami,- iu pergjej aty per aty djali ,me kurajo kesaj here,-Ne sapo u kthyem nga kisha, u martuam e u pagëzuam aty,se kjo është me.
….dhe ferkoi barkun e nuses me dore duke e ledhatuar,qe ishte i fryre si ndonjë daulle nga ato të malsisë,apo si ato të romëve që i binin per barjam..
…Aq u desh..dhe u përmbys bota….
Mami…pikoin në prag….ra përdhe në prag,si ajo legjenda qe tregojnë Kostadin me Dorotinën ,ec e mos u beso këtyre gjërava…
Të gjithë të alarmuar,nxituan të kapnin Mamin,….por ajo kish mbyllur sytë, Kish kaptuar në atë botë…..

AKTI I DYTE…qesh,… por dhe do të përqeshen.

“Mami” kishte rënë në gjendje,kllapi si i thonë kome,..pas asaj tronditje shokuese qe pesoi…
Mjekët kishin shprese se ajo do te vinte ne vete shume shpejt,e të gjithë prisnin nga minuta në minutë të hapte sytë
Ata i kishin porositur femijet, qe mos e shokonin prap,le qe s’bie,mender, me rufeje ne alet,me falni keshtu thonë,se kam nga vetja.
Megjithse mjeket i kishin marre masat, i kish dhenë ilaçe qetesuse…
..Siç tregonte vetë më vonë,kur erdhi në vete,kish hapur sytë si nëpër mjergull,ku i bëheshin hera herës si ato kuadrot filmike,sikur ishin mbledhur të gjitha gratë e lagjes siper kokës edhe komshijet dhe qeshni duke e i thënë,secila nga një frazë të mençur, si me qortim a me sharje.

I dukej sikur e kishin marrë në hetuesi,a ne sallën e gjyqit,e po ia nxirnin dufin,inatin,se u kishte shume “borxhe”,i kish leqendisur gratë e shkreta, i kishi marrë të gjitha nëpër gojët e botes i kish nxjere me keq se ne gazetë.
I dëgjoheshin zëra qe i vinin si me shkeputje ne trurin e trullosur,dhe me intervale valësh me,…por më shumë si të qeshura..
-Ha…ha…ha…haaaaaaa… dhe fjalë gjysma gjysma
-Hë e shikon,ç’të ndjellësh,pas hunde do të vijë..
-Ç’të thuash pas koke e ke..
-Ç’të mbjellësh do korrësh..
-E gjeç nga mos e pandeç…
-Nga trendafil del ferë,
dhe nga ferra del trendafil.
-Ç’të hedhësh do presësh.
-Po hodhe nga dritarja nga dera do të vijë
-Hë folë zotrote,me nder,po pordhe do te mbajë erë
-Ç’të qeshësh,pas buzës të vjen….ha haa..haaaaa,..
..ku kishin të pushuara batutat bombë të tyre,….hak i kishte.
Po remove shuren e detit,do te paguash tere kusuret e miletit.

Ajo s’i kthente dot përgjigje,…..t’u kthente vetëm një fjalë:
-Mjaft..por s’kishte energji ishte e dërmuar nga ajo që hoqi në spital
Ishte dorëzuar fare,gati t’i ngrinte duart përpjetë…
Iu duk vetja si “Kapedani ” tek filmi ,qe gratë ia prenë mustaqet
…Po “mamit” çfarë lesh ti prisni ?

AKTI I TRETE …bëmat më të fortat.

Leshtë e Curit,…asgjë,me nder thonë të vjetërit,leshtë e balikut(qenit)…
I qenë mbledhur si shushunjat gratë, e po ia merrnin frymën,sikur po ia qethni flokët..
…Një torturë që vetëm ajo e di ç’hoqi,..Mirë t’i bëhet,-thoshin me pas gratë…
Ishte bërë gazi botës,me thashethemet e saj,kujtonte se gjithe bota rrotullohej rreth saj,sikur që ajo strumbullari i saj,”uni” i saj, ishte maja më lartë se Himalajt..
…Ajo desh t’i merte vesh të gjitha që bëheshin në çdo shtëpi,janë tipa të veçanta kësoj grash,se ka dhe ca burra…
që janë më keq se gratë llafazane..mender e ndonjë pordhë që bëhej ,nga bebet,fëmijët,ajo ua ngjitte të mëdhenjeve.,Mami desh t’i jepte lajmet e para, sikur ishte CNN i lajmeve amerikane.
Megjithëse ato lajmet shqiptare tani, ia kalojnë dhe BBC..
Të jenë te sëmura keto tipa,s’më besohet, o Zot , na rojtët,mos i paçim në prag,e jo në derë!

…Kur i hapi sytë mirë ,ishte tërë djersë,më shumë nga sikleti ,nga “senca gjyqësore”, me dyer të mbyllura” nga të thirurat e grave..
Iu afruan të gjitha pranë fytyrës së saj,kush e kush ta përqafonte e ta puthte,si për kortezi apo dhe nga zori, qe erdhi sërish në jetë.
Por ajo ende i shikonte me frikë, i dukej si ajo gjendja kllapi që hoqi.
Mezi nxirte nga goja fjalët….
-Mos,mos…ishte si në ëndër akoma,gjersa hapi të plota kapakët e syve.

…Ndërsa bota ,gratë ia kishin tjerur,ua kish ngrenë izohinë,që shpëtuam një herë e mirë,nga goja e”mamit”,e ndjeheshin të lumtura,…por ja që ajo..
U ngjall prap…Nuk thonë kot,-tha një grua,-nuk bie, rufeja në plehut.
“S’ngordh kollaj gjarpri,shtypja kokën ,por ai të helmon me bishtin “-thoshin ca të tjera,aq ia kishin inatin……
Le që kish mbjellur farën e keqe tek gatë e tjera, që i mbanin iso Se mos ishte vetëm ajo,e i bënin kompani,në “bissnesin” e thash e themeve.
…Filluan t’i flisnin e të prezantoheshi fëmijet,ashtu shtrirë “mamit”, tek koka e krevatit.

…Më e forta ,supriza ishte,vajza e “zhdukur” U gjend aty pranë. Kjo e shokoi prap,e ajo “mami”,nxori fjalët e para.
-Po ti nga ishe zhdukur,… se na thave sytë?!..
Pas kesaj gjendje ajo ndrroi çere e u gjallërua
-Mami,-ia ktheu vajza, kur e pa mamin buzagas…
-Unë u martova me boksierin,ështe spanjoll,nga Portoriko , atje shkuam bëmë “honeymoon”-in,muajin e mjalit..
Dhe pernjehersh iu afrua e i dha doren, rëndë rëndë nje bure i madh… e ngjyre çokollate.
Ç’të shihte,iu afrua ne koka si ndonje baloz i zi,e tmeroi me pamjen e tij.

…E perqafoi dhe nusja e djalit,i foli shqip kish mësuar ca fjalë duke e puthur ne ballë…
Deri atehere nuk e kish puthur asnjë fytyre e zezë, aq antipati i kishte,per te mos thene se nuk qe raciste…
-Mami ,po me ritet,bebi,eshte djalke,dhe tani afer do të lind ..Mereni me mend se ç’mendoi Mami ne ato çaste…
Djali i madh solli grua të martuar me një ogiç,fëmijë pas, Djali vogël anaqeza,më keq,i solli një nuse afrikane, të zezë e gjora,aq e llangosur dukej,si me blozë, sikur kish dalë nga kllaniku i oxhakut, Ndërsa vajza që u zhduk,u martua me një potorikan, e cila aq zët i kish ata, më keq se të zinjtë.

Suprizat arritin kulim,kur “Nipi”,djali i “sjellë” nga nusja amarikane e martuar me djalin e madh,e prezantoi me një çupkë të sharës ,moshës,së tij.
-“Mami”,kjo ështe “girlfriend-ja”,dashnorja ime,..i foli gjysëm shqip,te zonjës se shtëpisë,Vajza,”girlfriend”-ja. e përqafoi.
-Është shqiptare,Mami ….
-Rofsh,-i tha me gjysëm zëri,-por nëper dhëmbe lëshoi ca fjalë,qe vetëm ajo e di ç’tha,.. duke u munduar te ngihej nga krevati i gjumit vdekjemadh….

….PRAPASKENAT…s’kanë të sosur kusuret

Lere o lere ,se desh harova,se kam shumë për të thënë për teto Ollgen në Amerikë,po do t’u tregoj e ca të forta.
Teto Ollgës tone te Shqiperise,”Zonja nga Qyteti” ,i marçin te ligat,t’i marin të keqen këto”zonjat” shqiptare të amerikës,-thoni shpesh gratë,se ajo u bë ç’u bë e ç’u soll ,në fund të fundit ajo u rinovua,u bë përparimtare.
Por këto tetot Ollga “amerikane” të moderuara,që as nuk hahen e nuk pihen,pa le që nuk gëlltiten fare,jo që mbetën në klasë me kohën , por vazhdonjnl të bëhen turpi e gazi i botës.
…”Mami” gratë kishin në majë të gjuhës ,refreni i çdo bisedë .
…E dini ç’thosh “mami”?!..
Ja dhe një antipati tjetër të saj,ku kishte din e iman ajo.
-Krushqi me kolonjarët nuk bëj”- na thoshte..
Nuk e dimë ku kishte shkelur në dërrasë të kalbur,i kishte zët,aq zët , kolonjaret sa .
Ata janë të shkëlqyer,s’mund t’i shaj se dhe unë jam nip që andej ,por ca më poshtë nga Leskoviku, dhe nuk ju lejoj t’i shani,nejse.

* * *
…Një ditë një nipi i saj,i të vëllait, i trokiti në derë,Desh të strehohej aty dhe ashtu bënë,se e kishin përzenë prindërit,se u kishte shpënë nusen “girlfriend”-en në shtëpi,Ata ishin shkollarë,në vit të dytë të shkollës se mesme..
….”-E po të drejtë kanë njerëzia kur fjalosin,s’ja mban dot gojen,lopa bën muuuu,e dëgjohet deri në pazar,-s’kish duruar “mami “së foluri, kur e mori vesh lajmin.
…Por aman brenda mureve të shtëpisë,se jashtë,s’e mbante më deren hapur si më parë.
-Hë si thonë kot,- ia përsëriste të “nipit” që ia kishte vëth në vesh,qe dhe ai na kishte zënë girlfriend,dashnore.
…E po pa rënë shtytkat,bebelinat mirë nga brekët,më falni,duan të martohen ….Kjo s’ishte parë e s’ishte dëgjuar.
Pa le tu vinte në derë ,siç iu plasnë asaj në shtëpi,e t’i thonë…. -të bashkëjetojmë,nga ka dalë ky term kjo gënjeshtër me bisht.
Ata na qenkan të martuar,mbarë e prapë,.”përralla me mbret’, “gomarka pe balte”,-ç’është kjo modë “moderne”,gënjejnë sytë e botës,-ua përsëriste grave shpesh ajo.
Flene natë e ditë në një shtëpi,hanë e pijnë,bëjnë e fëmijë,e na thonë pastaj ,se s’jemi të martuar,por bashkëjetojmë.
Uuuu pika që s’u bie!!
..Këto si honepste dot” Mami”,kaq i urrente.

Sa u hap dera,”Nipi i martuar” u gjend përpara derës së saj ,por s’arriti dot të fliste se ajo e bllokoi,dhe fjalën e parë i tha:
-Pa hë moj “Nuse”, nga je me origjinë?!
Çupka qe edhe e vockël e nga trupi, për vitet adoleshente që kishte mbi kuris.
U skuq ,e gjora,e ca me turp,megjithëse tani ka pëlcitur turpi sheshit,s’ka më syresh turp,- thoshte ajo.
..E menjëherë iu drjetua me fjalën ,Mami,hallos së “dhëndërit”,apo si i thonë”boyfriend-tit” të saj.
-Ne kemi erdhur për të bashkëjetuar me ju,-u përgjegj Vajza serbes serbes ,se nipit ju lidh goja.
-Jemi me origjina nga Kolonja..
…Mami,kerceu përpjetë dhe kësaj here hoqi maskën e korte të “intelektuales moderne” siç e hiqte veten.
-Pa përsërite dhe njeherë,-duke iu drjetuar me ton e me inat.
-Jam kolonjare,-kësaj here Vajza me ndrojtje si në hetuesi .
ndërsa Mami deri atëhere s’duroi më, e ia përplasi kanatin e derës me inat,duke e mbyllur atë me forcë.

..U fut brenda shtëpisë, duke fjalosur me vete.
-“U bë bota lesh arapi,Vdekjen e dija,por qe do të vinin të gjitha këto pas kokes sime”,…Këtë nuk e kishte menduar ndonjëherë….e gjeç nga mos e pandeç.
-“Ja kështu qenka kjo dynja, atë që e urren ,të ndjek pas si bumerang,prandaj mos tallni e mos qeshni ,se e pësoni si kjo goja ime llafazane .”
….këto qenë fjalët e fundit të mamit”,për momentin…

MBYLLJA ..pa FUND….për të qeshur e për të qarë

Thonë që Mami i mban në shtëpi “çiftin” e ri, Nipin e martuar me “girlfriend”-en
…Djemtë me nuset kanë ikur nga shtëpia,….edhe “Djali” i nuses të sjellë ,kanë lëvizur në qytetet e tjera, e rallë e për mall e marin në telefon.
…..Mamit,si gjithnjë nuk iu durua e kishte krimbin brenda,duhet ta nxirte derllekun.
Me gër vëret e saj, bëri si bëri ….e ndau vajzën nga portorikani dhe e mpleksi me një buçko tjetër,se kish ëndërruar për një dhendër shqiptar.

…Por tiranasi,dhëndëri i “preferua, ua vuri brekët në kokë,jo vetëm vajzës të përkedhelur, por dhe të vjerës,”mamit”
S’desh t’ia dëgjonte zerin pa lë emrin,se i pa e i njohur ç’turi kishin.
I shoqi Mamit,më s’duroi,iku të pleqërojë tek djali i vogël,me nusen afrikane,se ajo u doli e hajrit.
…Nuk do t’ju lodh,ja dhe pak se s’kanë të sosur ,bëmat e teto Ollgës amerikane.
Si per inat të saj, iu mblodhën të gjitha pas koke.
…E motra që kish erdhur për studime në Amerikë,pasi ndejti ndonjë javë në shtëpine e saj,shkoi në kolegj,në konvikt.
Aty u njoh…..me një vajzë tjetër studente,romete,kështu i thonë shoqes së dhomës.
..E ,pa e zgjatur,na u martua me të ,kështu ajo na doli lesbike.

Vonë mësuan që Mami edhe atë e kish bërë hasha e nuk e qaste në prag.
…Ndërsa një mbesa që i kish erdhur me llotari nga Shqipëria,me një djalë të sapo martuar,pas një muaji,edhe kjo u bëri naftën.
Në një restorant,ku punont si fillim,na u mpleks , na ra në dashuri me një amerikan,Dhe e la burrin e sjellë,ia la shëndenë.
I rashë shkurt, mja për tani ,vazhdojmë njëherë tjetër se u zgjata shumë,por s’po më le mbesa ,vazhdoje më thotë.

…Ajo,’mami” ,thonë se unë, të dëgjuara i kam,mos më ngatërroni dhe mua,e ka lidhur kokën me shami,e s’pranon më njeri ti shkojë për vizitë,gjoja është e sëmurë nga “migrena”,e s’i duron dot bisedat,gjoja i kanë thënë mjekët.
Ajo ështe e sëmurë nga mendtë,-thonë gratë
E dini ç’i punojnë shoqet e komshijet “Mamit”,..e ka bërë hak?!
E marin në telefon ,kastile e i thonë,e kanë bërë me llaf, që do të vijmë me petulla,se ke tërë ato sebepe,tërë ato martesa e mblesërira.
“Mami”,ajo ,s’ua ngre më telefonin…pa le që s’pranon njeri në prag,ja ka vënë llozin derës.
…Tani bota tregojnë historitë e bëmat e teto Ollgës amerikane i dinë përmendësh,Kështu është kur qesh të tjeret,ato qe ke llapur me gjuhën e gjatë sa një opingë,pa frena,të gjitha të kthehen pas koke.

* * *
Gratë komshijet sa bëhen gati t’i shkojnë për vizitë.
lajme të reja marin vesh ,për “shoqkën”,loçkën e tyre.
…U ça e u nda,s’duronte,sa ngriti tellallet deri në Greqi,për mbesën e kushërirës së saj,e cila qe martuar me një djalë grek,duke e marre ne telefon atë.
Se valla bëri turp,dhe se u shojtën këta djemtë shqiptarë,që ajo vajti e u martua me grekofonin….Ja futi tërpilat keq.
Paçka ,se u mor vesh më vonë, se ai kishte qënë gjak shqiptari,arvanitas.
…Beri çmos derisa ia vuri zjarrin ,duke i hedhur “benzinë” flakës,një shoqes së saj,për ta përzënë nga shtëpija të bijën,se ajo u dashuronte një arab,
nga afganistani,ç’t’ju tregoj më parë, çfare historira bënë.

…Tani më së fundi “mamit”i kish pjellë me një hundë lesh,i kishte hasur gozhda në dërrasë kështu është po të lehësh pa pushim.
…E kish zakon që çdo mbrëmje bënte vizita në shoqet e në komshijet.
Tek një komshija jonë,atje i mbyllte vizitat .
dhe kur në mesnatë kur njerëzia bini për të fjetur.
Aty shkarkonte tere thashethememt e lajmet e ditës se ndryshe nuk e zinte gjumi Mamin.
Komshija ishte një grua e urtë dhe e duronte atë aq shumë, sikur ta mbante në kuriz.
Një pasdarke, muhabet e sipër i thotë të shoqit te saj,..
Një devolli i urtë,punëtor,e mendje flori,fliste rrallë.
-Po ti,-“mami”i drejtohet burrit të komshijes,Çelos.
-Ç’i mban ashtu ato mustaqet,nuk të shkojnë fare.

Çelua e pa një herë në sy,po s’foli me njëherë ,pastaj ju shkreh.
-Po ti “zonjë”,me mustaqet time do kruhesh,kaq të kanë besdidur ,…kur te fle me ty,do t’i regulloj ?!..-plasi bomba.
…E shoqja u turpërua nga fjalët e burrit,duke ndukur faqet me duar.
-Pu,pu..ç’i the ashtu or ditzi,na turpërove!
-E po nuk i kisha gjë borxh
Ajo ma bëri Brumb!
Unë vetëm reston ia ktheva,Ajo ju ka gjetur juve,që ju sjell vërdallë si kali në lemë.
-Apo jo, moj Zonjë,hë si thua ti ?!- ia kthehu përgjigjen trokashkës,qe e lëshonte gojën para mendjes.
Çelua i kthehu një përgjigje çapras,të kundërt.
E kush ai,që nuk i dëgjohej zëri kurrë në kuvendet e burrave.

“Mami” ,s’ja mori fjalën,mbeti si e shastisur.
Ndoshta ishte hera e parë,qe nuk e shkrehu “armën” e saj magjike.
Ç’të bënte,i doli më shteg devolliut të mençur,iu mbush kupa,s’durohej më “zonja”.
Ja kështu kanë dalë ato shprehjet popullore ,si kjo e mustaqeve të Çelos,kur i mërzit të tjerët,bëhen pa tregohen.

…Tani unë mbarova se ju lodha,pyesni vetë ,ç’bëhet më tej për Mamin,teto Ollgën amerikane,për bëmat e saj,nga i rahin potkojtë kalit.
Kam një amanet për ju lexues,po ju ra rasti ti takoni këto “zonjat”,sa më larg prej tyre,se i ligu të bën të lig, i hapni rrugë.

(shkurtuar e përshtatur në rëfenjë)
& LUAN KALANA , Florida

loading...

Komento!

loading...