Home / POEZI / Testamenti i përjetesise
loading...

Testamenti i përjetesise

TESTAMENTI I PERJETESISE

“Në raft të librave kërkomë,
atje do jem i fshehur unë
në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë.”
Dritero Agolli

1
Mbi supet e shtëpisë arra u bë një ombrellë,
peisazh pikturë, trungu me krahë mbi çati,
vitet shtonin rrudhat,si degët e rjepura pa fletë,
riteshin ata të dy, pasqyrë fytyra e tim Eti.

2
Vjeshtës shtroheshin oborrit qilime gjethesh
lëvozhgat binin e bëheshin kaçka me derte,
të fismet fytyrat mplakeshin, krejt kafe fletësh,
skaliteshin rudhat mjeshtrisht në një libër jete..

3
I shkundndte ,rrëzonte, kaçkat breshër,
i gjuante me ç’gjente dhe i rëzonte përdhe,
një shkop hekuri fshehur mbetur në degë,
iu lëshua një errësirës mbrëmje si rufe.

4
Plaga iu mbyll, pas mijra lëndimesh në ballë,
mozaik rudhash, peisazh ,histori si përrallë.
Aty lexoheshin gjurmet, plagët, trimëritë,
luftërat për liri, një album bërë me fotografitë…

5
Kremtoi krishtlindjet me nipër e mbesa të rinj,
dimrit që shkurton rrugë, me vete mbledh lëkurë,
thinjat e borës i ngrinë buzeqeshjen në fytyrë,
ai fluturoi si Santa,lastarët u shtuan mbi gurë.

6
Brazdat shtoheshin për vit si gjerdanë,
nga varet portrete fotosh etërish në gurë,
arra lëshonte çdo pranvere filiza të rinj,
rudhat gdhendur me daltë, treten nën qirinj..

7
Arra lartësonte shtatin , monument i gjallë,
im Atë na la uratën, netëve para Vitit të Ri,
“Rriteni, mbroheni arrën,përkundeni si fëmijë,
është dhurata jonë, thesari , qypi me flori ! “…

Luan Kalana
27 dhjetor 2003

loading...

Komento!

loading...