Home / LAJME / PERSONALITETE / Teodor Laço Biografia
loading...

Teodor Laço Biografia

Teodor Laço Biografia

Teodor Laço lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës,është shkrimtar shqiptar. Studioi agronomin në Universitetin e Tiranës. Ka filluar të botojë që prej viteve ’60. Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë.

Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja, si në anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht, rumanisht, turqisht, bullgarisht, greqisht. Krijimtaria e tij e pasur letrare në të gjitha zhanret e sipërpërmendura ka marrë vlerësime të rëndësishme nga kritika e specializuar si brenda ashtu edhe jashtë kufijve shtetërorë. Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit; për dymbëdhjetë vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.

Tituj të veprave

  • Era e tokës (1965) [1]
  • Shtëpia në rrugicë (1968) [1]
  • Një nuse për Stasin (1970) [1]
  • Tokë e ashpër (1987) [1]
  • Korbat mbi mermer (1981) [1]
  • Të gjithë lumenjtë rrjedhin (1987) [1]
  • Pushimet e kolonelit (1990) [1]
  • Shi në plazh [1]
  • Vrasja e buzëqeshjes
  • Një dritare në Kremlin
  • Mjegull (2009)

Devolli.net

loading...

Komento!

loading...