Kryefaqe / AKTUALE / PERSONALITETE / Teodor Keko Biografia
Teodor-Keko

Teodor Keko Biografia

Teodor Keko Biografia

Teodor Keko, lindi më 2 shtator të vitit 1958 është shkrimtar shqiptarë. Vdiq më 12 gusht 2002.

Teodor Keko lindi në Tiranë. Prindërit e tij ishin rgjisorët e kinematografisë Endri dhe Xhanfize Keko. Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita”, dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca” si redaktor. Për një periudhë kohe mbahet mend si pjestar i parlamentit shqiptar. Teodor Keko ka filluar publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në: poezi, dramë, novelë si dhe veçanërisht i historive të shkurtra.

Nė vitin 1991 zgjidhet anėtar i kėshillit botues tė sė parės gazetė opozitare nė Shqipėri, gazetės “Rilindja Demokratike” dhe nė tė njėjtėn kohė deputet i Partisė Demokratike. Shkrimet e tij tė shumta gjatė kėtyre viteve nė gazetat “Rilindja Demokratike”, “Koha Jonė”, “Aleanca Demokratike”, “Poli i Qendrės”, “AKS”, “Albania” e “Korrieri” apo revistat “Spektėr” e “XXL” si dhe fjalimet e mbajtura nė parlamentin shqiptar gjatė dy legjislaturave qė ai ishte deputet, shkrime e fjalime qė kishin postulat kredon e tij “Ka ardhur demokracia dhe ne nuk jemi demokratė, apo nuk ka ardhur ende demokracia pėr ne demokratėt”…, mbeten edhe sot modele tė publicistikės dhe oratorisė si pėr guximin qytetar, thellėsinė e mendimit ashtu dhe pėr forcėn e fjalės.
Nė vitin 1996, i zhgėnjyer largohet pėrfundimisht nga politika e drejtpėrdrejtė dhe vendos tė kontribuojė si intelektual, pėrmes fjalės nė shtypin e shkruar. Nė 1999 thirret nga kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta, pėr tė punuar si kėshilltar pranė tij, detyrė qė vazhdon ta ushtrojė dhe mė pas nė kohėn e kryeministrave Pandeli Majko e Fatos Nano.
Angazhimet si qytetar, intelektual e publicist, nuk do ta shkėpusin nga letėrsia, pasioni i vjetėr. Pas botimit tė vėllimit tė parė me poezi nė vitin 1983, “Pas provimeve”, nė harkun kohor tė 19 viteve, Teodor Keko do tė botojė 13 libra. Nė vitin 1987 boton vėllimin poetik “Fjala fishkėllen”, nė 1990 poezitė “Zemra nuk ėshtė kėmishė” dhe romanin “Loja”. Njė vit mė pas vėllimin me tregime e novela “Lajmėtarja e vdekjeve”, nė 1994 romanin “Pretenca”, nė 1995 romanin “Shėnimet e njė gruaje”, nė 1996 vėlimin poetik “Unė tė kam dashur, por…”, nė 1997 poemėn satirike “E tė tjera, e tė tjera…” dhe vėllimet me tregime e novela “Prostituta” e “12 shenjtore, njė profet dhe disa njerėz”, nė 1998 tregimet dhe novelat “Made in Albania” dhe nė 2002, po njė vėllim tė tillė tė quajtur “Hollėsira fatale”.
Nė 20 gusht 2002, ndahet nga jeta pas njė sėmundje tė rėndė nė moshėn 44-vjeēare. Deri nė fund tė jetės ai mbeti njė antikonformist, njė intelektual me kontribut tė veēantė nė proceset demokratike tė vendit dhe njė bohem i papėrsėritshėm.

Krjimtaria

Në mes të tjerash publikime të Teodor Kekos janë:

  • “Loja” 1990
  • “Lajmëtarja e vdekjeve” 1991
  • “Pretenca”1994
  • “Shënimet e një gruaje” 1995
  • “Vdekja e nëpunësit X” 2000
  • “Hollësira fatale” 2001.

Devolli.net

Rreth Devolli Net

Faqia zyrtare devolli.net do të ofrojë mundësi lundrimi dhe përzgjedhje informacioni në hapësirën e faqeve shqiptare të internetit.Dhe një informacion të gjerë për Rrethin e Devollit Bilisht.

Shkruani një përgjigje...

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>