Home / KULTURA / Teatri i Vishocicës,me artista të medhenj
loading...

Teatri i Vishocicës,me artista të medhenj

Teatri i Vishocices, me artista te medhenj,….
nje tradite e pasur kulturore ne Devoll…..

Devollinjte jane nje muze i gjalle kulture ne bote….
James Ww. Pandeli

Shpirti artist i vishocarit ka spikatur dukshëm në të gjitha fushat e jetës, si mjeshtra të mëdhenj e artistë bujq, si bujkesha burrnesha dhe artiste grate, amvisa e nikoqire,mjeshtre te gatimit,ne kerkim te arit te bardhe,,

Devolli e devolliu mbeten ne mendjet tona ,nje burim frymezimi,ashtu sic thote miku im,z.James Ww. Pandeli,nje shkrimtar amerikan me origjine shqiptare nga fshati Tren i Devollit ,per devollinjte,qe thote ne disa shkrime , se ata jane e mbeten thesar kulture ne bote.
Burat e mencur e trima,punetore mjeshtra bujq te pashoqin, me grate amvisa mjeshtre të gatimit, …
….por edhe në atë të muzikës, të artit, të letërsisë dhe të teatrit, si dhunti e tyre.
Duke lexuar me kujdes në faqen “Vishocica jonë”,e duke pare fotot e Teatrit te Vishocices,më lindi dëshira të plotësoj edhe unë diçka duke shkruar nga brezi im, si një ish-pjesëtar i grupit në teatrin amator të Vishocicës, dëshmi e pasur kulturore e qytetërimit të bijve të saj, që me grupin amator në disa breza arriti kulmin e pjekurisë profesioniste në vitet ’60-’90 me dramat, premierat e tij. Si një ndër më të dëgjuarit në rrethin e Korçës por edhe më tej, në Pogradec, Maliq, Ersekë, Leskovik me shfaqjet e tij të suksesshme, ku spikaste inteligjenca e kultura e lartë qytetare e bijve e bijave të saj të talentuar. Ky grup virtuoz në breza, ka konkuruar denjësisht me shfaqjet brilante të tij në Korçë duke marrë çmimet e para, me ndërmarrjet e qytetit, si dhe në zonë me grupet amatore të fshatrave tashmë të njohura, si ato të Babanit, Sulit, Progrit, Bitinckës, Vranishtit, Hoçishtit, etj.
Pa u futur ne historine e teatrit e te estrades ,edhe Teatri i Vishocices,andej e ka burimin dhe zanafillen nga ato shakate e rruges e te arrave qe benin kur shlodheshin ugareve ,,,,,Tregojne dhe eshte e vertette e i kam artitur e pare me syte e mije shakate ,zenka te xha Daljanit Hysi me Ajri Rusin,qe cudisnin pazarake ne ruge diten e shtune,ishte nje shfaqje popullore,per ne qe e dinim ,qe nuk qe e vertete, shkuleshim se qeshurit ,ndersa pazaraket i ndiqnin me frike e mundoheshin t’i ndani se ata prelesheshin me grushta e me shqelma…..
Po nje te forte pa permendur emra, Njehere..
..mbuluan nje kercu me caparoshka ne qere ,i hodhen nje carcaf te bardhe siper ,e ia shpune qeren ne dere e shtepise nje gruaje shakatore,si per t’ja hedhur,…e i thane qe vdiq yt shoq ne are duke leruar me penden e qeve ,e mbeti ne vend ,ne ugar….Kjo ishte shaka me zarar ,,,c’te shkruaj pastaj ,meren me mend vete.
Me vone nisen improvozimet pasdarke ,neteve te gjta te dimrit ,dike u veshur me placka si golomece,si fantazma si trima kapedane e te tjera siketo.
Mesuesi Sami Bejleri ,nder mesueset e paret e shkolles shqipe te Vishocices ne vitet ’30 ..,bente drematizime te thejshta me batuta dialogesh me bijte fshatare shkollare te tij.
E nuk do te kalonin vite teatri u ngrit ne skene ,ne sallen e leximit te vjeter,ne qender te fshatit ,me shfaqjet e para si me “14 vjec dhender ” dramatizimin nga komedia e Cajupt, e me pas me shfaqjen ” Lulja e Kujtimit ” sipas romanit me te njetin emer ,te Foqion Postolit, interpretuar nga moter e vella ,mesuseish Vaske e Dhimtra Gogo dhe Frida Cili..
Me njehere u be tradite dhe cdo vit rinovohej grupi i tatrit me talente te rinj duke ihntepretuar tre breza aktoresh bashke,,,,Teatri i vishocices mori rruge te mbare,,,,per tu mbetur ne histori e ne vazhdimesine e traditave kulturore per disa breza.
Ne plejadat e aktorëve amatorë shquhet aktorja Elida Topçiu (Janushi), e cila më vonë u bë protoganiste e aktoreve të Teatrit Kombëtar, ish-studentja e perferuar e Artistit të Popullit Naim Frashëri, i cili zbuloi talentin e saj dhe realizoi role në teatër e në filma artistikë, Marjeta e suksesshme në komedinë “Pallati 176″ me Roland Trebickën.
Regjisori amator, njëkohësisht dhe piktori i saj i talentuar, mësuesi i fshatit,Skënder Subashi, i përgatitjes së dekoreve si një piktor profesionist e me përvojë dekoret e pergatitra prej tij linin me gisht ne goje dhe ato te trupes profesioniste te teatrit te Koeces.
Trifon Bejleri, regjizor amator i apasionuar dhe aktor i talentuar me një stazh më të gjatë në shumë premiera, ideatori e iniciatori për vënien në skenë të dramave me vlerë të autorëve dramaturgë të letërsisë shqipe.
Bashkim Subashi, regjisori i trajnuar i dramave të suksesshme si dhe aktor në disa filma si figurant. Drejtuesi i talentuar Ylber Lame, më vonë si një nga kompozitorët më të dëgjuar të këngëve për fëmijë. Drejtuesit e tjerë, si: Mitat Hysi, Agim Topçiu, Irfan Zeka, Ajdin Goce, Esat Subashi, etj.
Meritë e ndihmesë të veçantë për t’u bërë i famshëm ky teatër, kanë regjisorët artistë të teatrit të Korçës Dhimitraq Orgocka, Pandi Raidhi, Thimi Filipi, Vani Trako etj, që kanë vënë në skenë premierat më të suksesshme, si: “Lulja e kujtimit”, “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër”, “Baca i Gjetajve”,”Familja e peshkatarit”, “Katër nga armata”, “Njerëz të brezit tonë”, e shumë të tjera deri te e fundit “Oshëtima e pyllit” e K. Jakovës.
Midis regjizoreve amatore me te findit me te rinj,, do te permend te talentuarin aktor dhe te estrades Esat Subashin,nje djale i gjalle dhe me talent humori dhe nje emer tjeter do tetheksoj, te aposinuar mesuesin Rudi Vocin do ta quaja si nje asisente regjizor qe me grupun e shkolles e pastaj me te riturit…e shume te tjere…

Ndër aktorët më të vjetër e të rinj që janë të shumtë dhe e kam të vështirë t’i radhit. Nuk mund të bëj dot një historik, por mendoj se është i domosdoshëm, duke kontribuar të gjithë. Do të përmend vetëm disa si plejada e vjetër, midis tyre Qemal Bejleri, Safet Topçiu, Daljan Hysi, Xhevdet Beshi, Hajri Rusi, Qamil Bejlerin, Remzi Voci, Isa Muka. Brezi tjetër më i famshëm me Bardhyl Bejlerin, Rami Rusin, Bardhi Bejlerin,Luan Rusin, Kasëm Hysin, Reshat Rusin, Kasëm Shpuzën, Muharem Bejlerin, Gëzim Gocen etj. Më të rinjtë si Arben Bejleri, Agim Goce, Ylli Bejleri, Ajdin Goce, Artur Subashi, Maksi Bejleri, Petrit Subashi,Bajram Topçiu, Ndriçim Topçiu, Bedri Bejleri, Agim Kalana,Agim B.Rusi, Përparim Subashi,Begator Kalana Agim I.Topçiu, Shpëtim Pasholli, Arben Goce, Bedri Bejleri, Tefik Berberi, Gëzim Lame, Guri Rusi, etj. Dua të shtoj edhe amatorin e ri e të apasionuar të grupit, të paharruarin Urim Berberi, aktivist i paharruar i rinisë, i cili u nda nga ne para kohe, në një aksident autombilistik.
Do te permend edhe ata qe qendronin prapa kuintave,qe ishin edhe tat me shpirt artisti,midis tyre i paharuari dhe i aposionuari Petrit Subashi ,i cili qe si pergjegjes i azes materiale,dhe teknik elektricist kur delnim jashte fshatit me tatrin,se per ne fshta elekticist dhe qe merej me dritat e prozhektoret e skenes isht i talentuari Gurkazi Rusi,se nga improvizonte ca fenere me llamarina per dritat e skenes..e te tjere.Robaqepsit e fshatit qe pergatisnin kostumet si ramadan voci ete tjere,Ndihmesë ka dhënë zdrukthëtari i talentuar Zija Hysolli,Gezim Goce, te cilet për një kohë të gjatë s’iu nda këtij grupi të talentuar.
Mësuesit intelektualë e të apasionuar të shkollës së Vishocicës, si: Remzi Muka, Ismet Rusi, Skënder Topçiu, Ziqiri Voci, Kimet Mulluxhiu, Agim Topçiu, Medehat Kutrolli, Mendar Mulla, Muharrem Bejleri, Luan Kalana, etj. Një ndër aktorët amatorë të saj, mësuesi i letërsisë,Skënder Rusi, më vonë do të marrë frymëzim nga ky grup modest e do të bëhet dramaturg dhe skenarist i Teatrit artisik të Korçës, një perlë e teatrit të Shqipërisë.
Tonin ia kanë dhënë edhe vajzat e talentuara të fshatit si aktore profesioniste, të pabesueshme për shikuesit që merrnin vesh se ato ishin bija fshati, si: Ervehe Bejleri, Fitret Rusi, Shkëndije Bejleri, Myzafet Lame, Zhuljeta Bejleri, Samije Hysi, Tefta Bejleri, Frosina Bejleri, Inferie Topçiu, Zhaneta Rusi, Zeftene Subashi, Diana Topçiu, Myzejen Rusi, Skënderije Bejleri,Dhurata e Zhula Subashi,Myzejen Kalana Letka Bejleri,Lirie Kalana,Irena Bejleri, Serie Lame, etj.
Baza dhe fidanishtja e teatrit ishte grupi amator i shkollës tetëvjeçare i drejtuar nga mësuesit Ziqiri Voci, Skënder Subashi, Remzi Muka e Luan Kalana. Të paharruara do të mbeten shfaqjet e tyre, suksesi në komedinë “Revizori” të Gogolit e më pas në dramat për fëmijë të autorëve shqiptarë.
Janë breza të tërë, ku dallohen talente nxënësish, si: Aliko Goce, Luan Kalana, Ridvan Voci, Agim Kalana, Ladi Rusi, Setar Topçiu, Përparim Muka, Gesim Serezi, Agron Topçiu, Përparim Subashi, Ajdin Goce, Ethem Hysi, Çelik Voci, Oliver Topçiu, Besim Bejleri, Andri Rusi, Shpëtim Mulluxhiu, Fluturak Rusi, Rudi Voci, Spartak Rusi, Genci Hysi, Hektor Mulla, Sokol Rusi,Ilir Aliçkolli, Ladi Rusi,Pëllumb Pasholli, Arben Topçiu, Riku Kutrolli, Agim Voci,Alban Fetolli, Miri Voci, e shumë të tjerë.
Niveli cilësor i shfaqjeve krahasohej me ato të teatrove profesioniste të qyteteve, ishte një interpretim dinjitoz në skenën e teatrit të fshatit ku të gjithë luanin si në shtëpinë e tyre role tepër realiste. Salla e shfaqjeve me rreth katërqind karrige portative e me një llozhë modeste e krijonte një mundësi më shumë, madje këtu kanë dhënë shfaqjet e tyre edhe teatrot dhe estradat profesioniste të vendit si dhe cirku i Shtetit.
Ruaj kujtimet e mbresat më të bukura të jetës sonë për këtë trupë. Konkurronim me ndërmarrjet e qytetit të Korçës, pasi kishim zënë vendin e parë me fshatrat e rrethit. Ishim duke dhënë shfaqje në skenën e teatrit “A.Z.Çajupi” të Korçës, një kënaqësi e veçantë për ne. Duke interpretuar dëgjohet një oshëtimë e një dridhje e madhe në skenë. U dëgjuan nga salla që ishte mbushur plot, thirrjet: “Tërmet! Tërmet!” Por ne vazhdonim shfaqjen, pasi ishte pjesa kulmore e dramës. Shpërthyen duartrokitje nga spektatorët, të cilët kishin harruar tërmetin. (Siç mësuam më vonë,nuk kishte bërë dëme të mëdha.) Në fund të shfaqjes erdhën anëtarët e jurisë – aktorët profesionistë të Korçës, na përgëzuan dhe njëri tha: “E tundët skenën e teatrit si asnjehere tjetër, tërmet na dhatë.”

Një herë tjetër do të shkonim të jepnim shfaqje në fshatin Vërnik, një fshat artdashës e me banorë intelektualë. Ishte dimër acar, ngritëtirë e madhe. Ne lëviznim me makinën e fshatit me gjithë dekorin, por ku e ndjenim të ftohtin, ishte mosha e re atëherë. Sapo filluam shfaqjen erdhën iu lutën shoferit tonë, Bardhit, që e kishim edhe aktor kryesor, për një rast urgjence, një i sëmurë keq. I thamë Bardhit: Nisu, se s’pret kjo punë, por sa ta shpjesh në spital, kthehu shpejt! Ne vazhduam shfaqjen, rolin e tij e dubloi një nga ne, duke bërë makiezhin dhe veshjen e tij. Ai u kthye sërish dhe hyri në rol, por asnjë nga shikuesit s’e kuptoi lojën tonë. Shfaqja doli me sukses dhe u pëlqye nga fshatarët që kishin mbushur sallën. Pastaj e kthyem në mbrëmje dëfrimi se kështu ishte tradita. Le të tregojnë të tjerët, se mbresat tona s’kanë të mbaruar…..
Nje merite per suksesin e ketij grupi famos amator,kane aktoret e tearit profesionist te qytetit te Korces, qe kane dhene nje ndihmese te madhe cilesore ,nepermjet regjizimit te shume shfaqjqeve te sukseshme,aktoret e teatrit te korces qe permenda me lart vecanerisht , Dhimitarq Orgocka i cili do ta quante kete trupe si te tijen ,se ai gjithmone qe i kudondodhur e neper aktivitete e tjera ne Vishocice.

E veçanta është vlera e pasur e kësaj trashëgimie kulturore të papërsëritshme, është pasioni e puna vullnetare e këtyre brezave të talentuar pa pagesë, pas punës në arë, në bujqësi.
Shpërblimi i punës së tyre vetëmohuese, ishte kënaqësia shpirtërore dhe argëtimi i shikuesve dashamirës të teatrit, i banorëve të saj me një botë të pasur artistike.
Le të bëhet një dritare me rreze të shndritshme kjo pasuri e cmuar kulturore dhe të ndriçojë gjeneratat e së ardhmes për frymëzim e për talente të reja.

Me mirenjohje,krenari dhe respekt.
ish pjesetar i teatrit ,

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...