Home / BOTIME / TE PUNOSH ME DEVOLLINJ
loading...
Meti Fidani
Meti Fidani

TE PUNOSH ME DEVOLLINJ

TE PUNOSH ME DEVOLLINJ

Fjaloret e ndryshem ne gjithe boten,kane shume fjale qe kane nje kuptim te perbashket,por ne shqip,mendoj une, fjalet devolli dhe puntor,kane kuptim te njejte..Te thuash devolli ke thene puntor,te thuash puntor,ke thene devolli.Nami i devolliut si njeri puntor,ka zene vend,si brenda Shqiperise,ashtu dhe jashte saj.
Sot desha te shkruaja,ose me mire te sillnja kujtimet qe ruaj, me ndertuesit devollinj..Ndoshta nuk kishte veper,ne te gjithe vendin,qe te mos kishte kontribuar dora e arte dhe e palodhshme devollite..Qe nga Fierza,Laci,Elbasani,Fieri,kudo,…kudo devollinj

Une fillova ne ndertim ne vitin 1975,,ne ndermarjen e ndertimit Korce ,me shume te tjere te sapodale nga bangat e shkollave profesionale Ishim shume te rrinj,17-18-vjecare…Ishim nje dore e mire djem devollinjsh,nga Devolli i Siperm ,si,Kujtim Seferi e Xhafer Braholli nga Arreza,Sali Memelli nga Sinica,Zydi Uzuni e Albert Zerani nga Mirasi,Islam Duro,nga Ceta,Bajram Hysenlliu e Serian Xhihani nga Vidohova e te tjere..Ishim ne ate vit,brezi me i ri i ndertuesve devollinj..Dhe morrem rrugen e gjate e te bukur te veprave e kantjereve. Nje brez tjeter me te medhenj nga ne,filluan te na jepnin pervojen e tyre..Adriatik e Nexho Zyfi,nga Dobranji,Ylli Zyka nga Ceta,Abedin Mekolli nga Arreza,Nesim Dandellia nga Menkulasi ,Albert Hoxha e Fatmir Diko (nuk di pse i therisnim Stojko),nga Bilishti,Raqi nga Verleni etj.Atehere ndertoheshin Spitali i Bilishtit,Rruga e Bofjes,H/Centrali I Nikolices bllok banesash ne Korce,depot e rezervave ne Sherre,dhe mjaft objekte te tjera
“Erdhen devollinjte’ thoshin sapo na shihnin qe vinte Zis’i me punetore ne karoceri Nga njeri kantjer ne tjetrin.Ne dimer kur nuk punohej ne Devoll dhe Korce, na shtegtonin neper vende ku dimri ishte me i bute.Pothuajse te gjitha ndermarjet e ndertimit te rretheve,plotesoheshin me devollinj..Dihet qe shumica i shmangeshin ndertimit,vetem devollinjte jo.

.Mbaj mend njehere kishte erdhur ne ndermarje Pilo Peristeri,ne ate kohe drejtor i uzines ‘Traktori” ne Tirane,do ndertohej muri rrethues i uzines,..Vetem devollinj dua ,kishte thene..Dhe morri nje skuader..na trajtonte mire,dukej njeri shume i thjeshte,edhe pse ishte anetar i komitetit qendror,por nuk te jepte pershtypjen e nje politikani,sidomos te asaj kohe

Pak vite me vone ne prill 1979,nje termet i rrende,tundi Lezhen dhe Shkodren..Me shume se asnjehere tjeter,duhej mistria devollite.djersa e devolliut..Lezha ne ate vere te nxehte fliste devollice..Punohej diten dhe naten,me prozhektore te medhenj,qe mbyteshin nga rete e mushkonjave..Ne ate kohe nga qeveria,kishte vendosur qe familjet e demtuara,te strehoeshin deri ne tetor..Shtabin e drejtuesve dhe inxhiniereve e kishte mberthyer frika..Ne tetor u be inagurimi i ndertesave te reja,kjo formale dhe propogandike,se punimet vazhduan edhe plot muaj te tjere,pas prerjes se shiritit,megjithate asnje nuk fliste

Ne te njejten kohe kishin filluar punimet per ndertimin e fabrikesse bakrit ne Rehove..Kush me mire se devollinjte do t’ja gjente anen gjithe atij volumi te madh pune.Lytfi Zhulegu nga Treni,ishte nga te paret,me betonieren e tij,qe beri kembe aty..Lytua,keshtu i therrisnim ishte me i madh nga ne,ai e kishte gjetur ate pune si me mik,kur thone,se,nuk zinte gje tjeter me dore,vetem sa e furnizonte me nafte,dhe e grasatonte me aq kujdes betonieren,sa ajo nuk i prishej kurre.Atje hidhej jashte mase beton,nje saurele me cimento kullufitej brenda dites..Brigada e Nazmi Lilkes nga Mirasi,e Irfan e Berti Lacit,po nga Mirasi,,me kunatin e tyre Bujar Perones..te grinin per beton…Osman Ocka,nga Poncara me te nipin Saliun e Eqeremit nga Sinica,punonin ne murrin mbajtes,..”muri kinez” i thoshim,se ishte shume i madh..Ate mur e kishte marre Osmani me akord,.Osmani ishte punetori me i madh qe une kam pare deri me sot,por dhe inatci ama,tere inatin e Devollit e kishte gllaberuar…Ne s’na i mbante te punonim me te..Kusuri e kishte zene Salken e gjore qe nuk kishte rruge tjeter,se e kishte dajo..Edhe per mjeshter, Osman Ockes,nuk ja kalonte njeri,ja gjente vendin gurit me nje te pare

Si me i vjetri qe ishte,mbante dhe rregullin per ne rinine,.Kur ktheheshim ndonjehere vone,nga ndonje mbremje me rinine e fshatrave perreth,na bente rezil..Pa le po te zinim ne goje per ndonje te dashur,vetem fshehur nga Osmani…Luan Zotolli nga Arrza,shakatori me i madh i thoshte:
-E po rri ore Osman,rri urte se ti po te ishe kaq i ndershem nuk benje aq femije,dhe pastaj mbanim ijet me dore nga te qeshurit
Une punonja ne shtrimin e kanalit te devijimit ,me Fredi Kapon,Ytbi Kolamin,nga Treni,me Kujtimin dhe Osmanin nga Vranishti e te tjere..Fredi nuk na linte qe te na rrendonte lodhja..Punonim si te xhindosur dhe per2-3 ore e realizonim normen e caktuar..Fredi mbaj mend qe djersinte shume,dhe fshinte shpesh djerset me fundin e kanatjeres..Kur uleshim per tu shlodhur,i vinte dy duart perpara gojes,njera pas tjetres,sikur mbante klarineten e ja fillonte nje kabaje me te qarre,pastaj e kthente ne devollice,ne pogonishte,ne kajtushke,e lloj lloj melodish..Here-here e trashte zerin,duke imituar ndonje saksofonist..Ishte i kolisur pas veglave muzikore te frymes..Pastaj fillonte i pari nga shakate e moshes..Sado te merzitur qe te ishim,Fredi do gjente nje menyre per te na bere te qeshnim.
-A bejme dhe nga nje norme tjeter thoshte-dhe na ngrinte perseri me sajimin e asaj kabaje me te qarre,te Laver Bariut..Siku ta dinte qe vaji i asaj kabaje te mocme,do ta ndiqte ne rrjedhen e jetes..Per fat te keq,.jeta e tij u keput aty nga te dyzetat,.Mallengjehem kur e kujtoj…Kujt i shkonte ndermend,qe Fredi Kapua,do ta linte ne mes, rrugen e veshtire te jetes….Ndryshe nuk do te qeshnim aq shume,nuk do te loznim aq shume Thone qe cdo gje eshte e shkruar per njeriun,por perse te jete e shkruar qe, ata me te miret ,te ikin te paret,perse..Ndoshta dhe ne fatet ka padrejtesi…Me ka marre malli shume, Fredi…

Dimri aty ne Rehove,pothuajse na ndalonte nga puna,per dite te tera..Vetem domino e letra,nga mengjesi ne darke…Osman Ocken, si ortak ta kishe,si kundershtar,duhet ti therrisnje mendjes,se per nje gabim ta cukiste koken.
Vetem une ,Haxhi Doko,nga Bilishti,dhe Bedri Llomi nga Ecmeniku,na duhej ta shfrytezonim deboren,mezi prisnim qe ta zbardhte.,Ishim te apasionuar pas thellezave te egra qe ishin aq te shumta ne fushen e Lubonjes..Me Haxhiun, i cili nuk e hiqte kurre ,cibukun nga goja,kishim sajuar kosha te thurrur me purteka shelgu,i vendosnim diku ne fushe,pasi me pare kishim qeruar deboren,hidhnim kashte brenda dhe rrotull koshit,dhe kur aty vinin fellezat dhe purshpuritnin kashten,mbeteshin te grackuara brenda ne koshin e permbysur..Fellezat e kapura i mbanim neper dhomat tona,neper arka,dhe i ushqenim me miser apo tershere,te cilen e siguronim duke rrembyer fshehur, neper hangaret e kooperatives, qe ishin aty afer

Kur koha rregullohej rifillonim punen,por perseri guret,hekurat e gjithe materialet e ndertimit nuk ziheshin me dore sidomos mengjeseve te akullt..Po per Skenderin e palodhur nga Kapeshtica,Kadri Agollin dhe Agollinjte e tjere te Trestenikut,nuk kishte dimer qe i ndalonte,,Kadriu kishte nje dore te madhe ,shume te madhe sa gishtat e tij te stergjatur,e shtrydhnin dhe tullat e ngrira
Me vone erdhen dhe devollinj te tjere,..Ata vinin nga Fierza e larget,mbasi atje po mbaronin punimet..Me te shumtit ishin shofera..Erdhi Sulo Ago,nga Bitincka,Minir Perona,nga Treni,Ismet Ocka nga Poncara,Pellumbi e Gezimi i gjate nga Vranishti etj…Te gjithe iknin si te cakerdisur me Tatrat e tyre,vetem Miniri i Trenit,ishte shume i avashem..Me Minirin niseshe pa thinje nga Rehova,e gjer vinje ne Bilisht te kishin dale thinjet..Saurela e tij, ndoshta vetem 3 marshe kishte
..
Ne shtepi shkonim njehere ne dy jave,,Mezi prisnim mbasditen e te shtunes.Shumica ishin familjare,Kishin gra,femije prinder..Dy jave njerez te humbur,asnje komunikim..Asqe behej fjale per telefon ne ate kohe..Vinte “Zis”-i,zinim secili nga nje vend ulur shesh,vetem ne me te rrinjte maje spondit te mbrapme..Secili kishte nga nje cante me vete,ose thes me dy rripa te lidhur ne gryke,..Ne cante rrobat,qe i conim per te na i lare,nenat,motrat apo grate tona,..Ne cante dhe ushqime,por me teshumten makarona..Ishte me fat ne ate kohe kush gjente makarona..Ushqimet ishin me liste..Mielli ishte nje kg ne muaj per cdo familje.Amvisat e Devollit,duhej ti percillnin te henen ne mengjes burrat shtegtare te veprave,me te gatuara…Kjo ishte dhe nje tradite per Devollin..Por ku te gjenje miell se..Atehere doli fjala e fundit e shkences..Makaronat qe shpinim te shtunave,i zbutnin me uje nenat dhe motrat tona,dhe te nesermen beheshin brume,me te cilat benin fasulnike e te tjera te terhollura,te cilat na i vinin ne cante,te henen ne mengjes,kur largoheshim per tu pare pas dy javesh

Pak nga pak,punimeve ne fabrike po u vinte fundi.Nje pjese e mire e devollinjve,ndermjet tyre dhe une filluam pune ne ate fabrike te cilen e kishim ndertuar vete,qe nga themelet ..Te tjeret do te vazhdonin rrugen e kantjereve..Ata i priste ndertimi i bllokut te banesave ,mbrapa shkolles “Themistokli Germenji” ne Korce,ndertesat e reja me kontribut vullnetar,ne ish gazermat italiane,ndertimet ne Erseke,pallati i kongreseve ne Tirane,H/Centrali iKomanit ,hotel-turizmi i Rreshenit,e kudo,kudo,anembane Shqiperise ,kudo ndertues devollinj Djersa e devollinve u perzie me betonet e portave te hidrocentraleve,me argjilen e pritave ,me traversat e hekurudhave.Djersa e devollinjve,eshte e mbetet deshmitarja e pakundershtueshme e atyre viteve,.”Dallendyshet e veprave”,i kisha cituar ne nje poezi te atyre viteve..Ashtu ishin,,

-Erdhen devollinjte- thoshin sapo shikonin “Zis”-in,mbushur me punetore,te cilet kendonin devollice,lart ne karoceri.Erdhen keta njerez te palodhur,njerez te punes te kenges,te muhabetit te mikpritjes,njerez te njerzillekut,njerez te paperseritshem

-Erdhen shtegtaret-thoshin,-erdhen dallendyshet e veprave

Erdhen devollinjte,erdhen..

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...