Home / BOTIME / TË NDROFSHA EMRIN O HASAN MËNGA
loading...

TË NDROFSHA EMRIN O HASAN MËNGA

TË NDROFSHA EMRIN O HASAN MËNGA !

-tregim-

……..Xhaketën, asnjëherë se vishte në të dy krahët si e veshin zakonisht të tjerët..Njëra mëngë i rrinte varrur, sikur rrobaqepësi ta kishte bërë enkas për të ose të mendoje se mos i mungonte krahu i vërtetë…Sa vite kishte me atë setre as vetë se dinte ! Ishte bëre si gomari i Nastradinit, sa më shumë mplakej, aq më e rrëndë bëhej setreja e xha Hasanit….Si në dimër edhe në behar xhaketa ishte pjesë e veshjes së tij…Se mos kishte dhe tjetër ! Ata që se njihnin ,kish patur raste që e kishin pyetur dhe përgjigjen e kishin marrë në çast…
-Unë e mbaj, të tjerëve u rrëndon- thoshte me të qeshur plaku i zgjuar i fshatit..Por xha Hasanit i kishte peshë fjala ,kështu që setreja e tij bëhej pupul në figurën e tij… ..
…Kur e kishin thirrur në këshill dhe i kishin thënë se përse mbante një kaposh më shumë nga statuti,xha Hasani kishte parë nga Fatua, që ishte sekretare këshilli,dhe pa patur turp kishte thënë :
-Që të pjellin gratë duhet të flenë me burra, që të pjellin dhentë, duan dash përçor në kope,që të pjellin pulat duan këndez..Një që kisha, u mplak or të këshillit dhe s’u hipte më pulave…. kishin filuar ta hipnin ato…dhe unë e thera..Pastaj ,…edhe ju s’erdhët…. Ndoshta i bënit derman gjelit fukara dhe i shpëtonte edhe thikës , edhe pulave që po e hipnin….
-Leri rumuzet xha Hasan,përveç gjobës duhet të sjellësh edhe kokën e kaposhit ,që të të besojmë, ndryshe përsëri gjobë do kesh…
-S’më besoni që gjeli s’ishte gjel ? Ejani pyesni pulat atëhere !
E kishin nxjerrë përjashta dhe sekretaria e këshillit kishte grisur proçes-verbalin..
…Ishte kohë lëmi dhe xha Hasani ishte i pa përtuar në fushatë.Veç setren ama jo vetëm që se hiqte , por as edhe mëngën se vishte..I kishte dalë përpara kryetari i kooperativës dhe i kishte thërritur :
-Hiqe atë të nëmur o Hasan! Më shumë të rrëndon ajo ,se sa kashta që ngarkon!
-Sepse është kashtë, pa se heq or i pari i koop.Po të të ngarkoja ty, do të kisha hequr edhe ndonjë gjë tjetër, që më rrëndon…
Kryetari, që ishte burri më i shëndoshë në fshat si kishte kthyer përgjigje, veç të nesërmen brigadieri ia morri qerren si dënim për ato që kishte thënë një ditë më parë…
….Kur festohej përvietori i batalionit partizan Hasan Mëngën e venin në tryezën e parë,sepse kish një djalë dëshmor,veçse e porosisnin njëqind herë mos këpuste ndonjë nga ata koçanët e tij dhe u prishte festën. Një herë kur Myrtoja ,llogaritari i fshatit, që i vente ndoresh edhe si kasap, po ndante racionet e mishit i bëri zë xha Hasanit duke i thënë
-Sekretarit të partisë ti vëmë kokën dhe bishtin ,se kështu e do nderi…
-Për kokën dakort jam, se ndoshta do ti shtohen trutë nga atoqë do të hajë…për bishtin..vetëm ai i mungonte , që të ishte tamam….
Të nesërmen i gjithë fshati tirte fjalët e Hasan Mëngës, sikur të tregonin barcaleta…
….Esati , mësuesi i fiskulturës e kishte takuar një ditë xha Hasanin dhe filloi ti fliste për të nipin që ishte nxënës i dalluar në lëndën e tij…
-Merr vetëm dhjeta me mua…Di të vrapojë, të luajë, të bëjë gjimnastikë, të….
–More këto që thua ti, i bëj unë më mirë që s’vajta në shkollë as një ditë! Në lëndët e tjera që merr një dhjetë në dy dit , ç’i ke mësuar zotrote tim nipi? Siç më duken qiqrat e priftit , do të ndryshojmë vëndet një ditë…!
…Xha Sheroja ishte mik dhe shok i ngushtë me xha Hasanin.Nuk prishnin gojë me njeri- tjetrin, dhe e ndanin së bashku gotën e rakisë dhe cigaren e duhanit, si i thonë fjalës.Mbrëmjeve, i bënte një zë,për të pirë një gotë raki me një çikë gjizë apo me një kokër qepë ,këputur nga baçeja..
Një mbrëmje ,kur xha Hasani pinte gotën e rakisë me gjizën e freskët të sapo nxjerë nga mapa, i thërriti xha Sheros ,si shok e si fqinj që ishin, të vinte . Priti minuta të tëra dhe ai hiç.I bëri zë përsëri. Prap po vonohej.S’durroi më dhe i thërriti :
-Do vish apo jo. Pas pak as shishen s’do ta gjesh…..
-Lere ,lere ,po kërkoj njërën opingë e s’po e gjej dot.. Mos ma ke parë gjëkundi bre Cane ?
– E kush e do opingën tënde !Nunur 44 vetëm vetem majmunët veshin…
Mbas pak Sheroja u fut në shtëpi , por ama me një opingë.. se gjeti që se gjeti…
Xha Hasani ja dha të qeshurit duke i thënë :
-Edhe pa raki , edhe pa opinga mbete o gjederrit, e ke humbur si Xhaferi simiten…
-I kisha dhe të reja bre Cane….
-Do ti gjejmë, do ti gjejmë,opinga janë….Dhe pa pritur e pa kujtuar i foli qenit ,që diçka lëpinte tek cepi i gardhit…
–Donte ti vishte Baloja ,por si bënin, dhe vendosi ti përkëdhelë ,duke i lëpirë..
-Atëhere hidhmë pak raki, ta festojmë…- i tha me të lutur Sheroja.
-Opingën e Sheros kemi tani-,dhe duke i hedhur pikat e fundit të rakisë qeshën me qenin e shtëpisë ,që donte të vishte opingën e shokut.
……Qysh prej asaj dite , shprehja “ opingën e Sheros”ka mbetur si mbishkrim që s’humbet mes kujtimeve dhe fjalës së rrëndë të Hasan mëngës….

Athinë 2006

Luan Xhuli

loading...

Komento!

loading...