Home / SOCIALE / TË KËNDOSH MES BUKURIVE TË VENDLINDJES ËSHTË SHENJËTRI
loading...

TË KËNDOSH MES BUKURIVE TË VENDLINDJES ËSHTË SHENJËTRI

TË KËNDOSH MES BUKURIVE TË VENDLINDJES ËSHTË SHENJTËRI

Dardana ky vend hyjnor për nga bukuritë, e shtrirja gjeografike e saj,njerëzit e saj të mençur e të guximshëm,atdhedashës,bujarë e mikpritës,punëtorë e të ngrohët njëri me tjetrin,

mbante një emën të bukur të burimit të shqipes Një bukuri e rrallë natyrore,pasuri e shtrenjët nëntokësore me magnezit,e pasuri tjera,me një rajon të bukur malor,rrëke lumenjësh,toka

pjellore,banorët miqësorë,klima e veçantë e bënin këtë vend të dashur e të dëshiruar për gjithëkend.Megjithatë pas tragjedive që u solli këmba fashiste në këto troje,mbi to ra çizma e pushtuesëve të rinjë sllav,të cilët uzurpuan me dhunë tokat më të rrafshta dhe pjellore të Dardanës,duke i vendosur me dhunë shqiptarët nëpër kodra e male,duke ua gllabëruar pasurinë,duke administruar Dardanën sllavët e ardhur,nuk lejonin të frymonte lirshëm zëri i shqiptarëve,duke i përndjekur e burgosur shqiptarët më të mirë të këtyre trojeve.U rritën gjenerata e gjenerata të rinisë shqiptare të këtyre trojeve,u rritën e u edukuan me dashuri për vendlindjen,Kosovën e viset shqiptare,morën diturinë,kalitjen dhe qëndrueshmërinë,që të hedhin nga një gurë në kalanë e lirisë shqiptare.Shumë prej tyre u vranë e burgosën për veprimtarinë e tyre kombëtare,disa nga varfëria të cilën ua shkaktoj pushtuesi,disa nga trysnia e pushtuesit morën rrugën e kurbetit.Të tjerët po rriteshin në vuajtëje e varfëri,por dashuria e tyre për atdheun e lirë ishte dhe mbeti frymëzim i pamposhtur ideal i çlirimit kombëtar.Nga këto gjenerata atdhetarësh dolën njerëz të mençur e të guximshëm,intelektual,akademik,doktor shkencash,poet,shkrimtar,piktor,këngëtar,për të cilët ju kemi shkruar ngapak,aq sa kemi pasur njohuri e mundësi.Shkrimi ynë sot do të bënë fjalë për dy krijues që në shpirt kanë kulturën kombëtare,mes këngës ata shpalosin botën e tyre shpirtërore,duke bërë tekste të bukura poetike,duke i kompozuar ato,duke ju dhënë melos,frymë e shpirt,i këndojnë përzemërsisht Dardanës,hapësirave shqiptare,burrave të guximshëm të atdheut,dashurisë,gëzimit,halleve të popullit,gëzimeve e vuajtëjeve kolektive,dhe si të tillë janë bërë të dashur për masën popullore.Janë këta këngëtarët e Dardanës Hetem Matoshi dhe Selman Maliqi,të cilët me krijimtarinë e tyre kanë bërë emër në mbarë hapësirën shqiptare.

Këta bilbila të rinjë me këngët e tyre e mbanin gjallë frymën e atdhedashurisë tek të rinjët dardanas,po edhe ia shtonin bukurinë odave të dardanëve,me veshëjen e tyre karakteristike,të punuar

nga dora e artizanateve,me domethënje simbolike kombëtare kuq e zi,e zëri i tyre si zë bilbili,kënga e tyre kombëtare për strategët tonë shekullor,frymëzonte rininë tonë dhe ua freskonte

shpirtërat.Instrumentet e tyre frymonin tinguj trishtimi dhe gëzimi përnjëherësh,nga se fati ynë kombëtar ishte i tillë,e kënga e tyre krijonte emocione të veçanta të dëgjuesëve.

Te kendosh mes bukurive të vendlindjes është shenjtëri, eshte bukur,eshte nje ndjenje e rralle qe shkrihet e behet nje me zerin e kengetareve dhe burim shpirti i artdashësve..Kenga e malësorëve eshte si

mjalti,qe vjen nga hojezat i fresket e derdhet si nje ujvare e bukur ne thellesine e shpirtit te cdo individi duke na bashkuar ena bere nje ,duke na clodhur nga streset e jetes se perditshme e duke

na dhene ate qetesi shpirterore qe se gjen diku tjetër ashtu si tek këngëtarët tanë të Dardanës.Këngët e tyre janë të motiveve historiko-kombëtare,të cilat dikur këndoheshin me plot

rreziqe,vetëm dashuria e këtyre të rinjëve për të kënduar historinë e kombit i nxiste të këndonin pamarrë parasyshë rreziqet,kurse sot këngët e tyre janë bërë shumë të kërkuara dhe këndohen

kudo,në dasma,ahengje,koncerte e festivale.Edhe pse këta dy rrapsod u këndojnë gjitha motiveve,më me dashuri shpirtërore i këndojnë folklorit ,këngëve historike-kombëtare.Dardana ka një

traditë të pasur kulturore,po në veçanti me një histori të lavdishme kombëtare,ku burra të shquar e veprimtarë tuboheshin e rrëfenin për historinë

kombëtare,mençurinë,trimërinë,qëndresën,burrërinë,stoicizmin,besën,nderin,dashurinë,burra që angazhoheshin për një ndryshim në jetën e tyre kombëtare,nga se urrejtja dhe hegjemonizmi i

monarkisë sllave po mbizotëronin në këto treva të Dardanës,mbi këte popullatë po hartonte ligje të rënda padrejtësishë,ku çdo shqiptarë veprimtarë po e torturonte,vriste e burgoste,po e

përndiqte vetëm për të shuar qëndresën e tyre,por pavarësisht dhunës e terorit mbi ta,asnjë çast nuk ia doli të i ligështoj.Metush Krasniqi nga Dajkoci i Dardanës shquhej si gjeneratori i

organizimeve kombëtare jo vetëm në Dardanë ,por edhe në tërë Kosovën.Ai kishte energji,përkushtim,mençuri,guxim e qëndrueshmëri për çështjet madhore.Qëndresa e tij i pati trishtuar

sllavët,të cilët e burgosën dhe e torturuan në mënyrën më mizore,por nuk pati dhunë as egërsi që mundi të luhatë vendosmërinë e tij deri në frymën e fundit.Qëndresa e tij u bë temë qenësore e

këtyre rrapsodëve të rinjë të cilët me guxim,përkushtim e pedantëri i kënduan Metush Krasniqit Dajkofci.Me këtë këngë aq me përkushtim të një veprimtari të çeliktë kombëtar,ata lëkunden

shpirtërat,zgjuan ndjenjat,mallin e kujtimet tek çdo artdashës dardanas.Kënga e tyre me mesazhe të fuqishme,zgjoi dhe pastroj shpirtërat,zgjoi ëndërrat,shpresat ,frymëzimet,guximin dhe ndezi

zjarrin e atdhedashurisë te çdo artdashës jo vetëm të rrethit tonë,por në mbarë hapësirën shqiptare.Hetem Matoshi dhe Selman Maliqi,nga mosha e tyre rinore ëndërr e kishin këngën,kënga u bë

pasion i tyre,dashuri e shpirtit të tyre,mënyrë e të jetuarit me këngën në të njejtën çati.padyshim veç dhunëtisë që kishin për këngën ata e ushtruan ate me mjeshtri e guxim,mes këngës shpirti i

tyre u shprush,u çiltërsua,u bë burim i pashterrshëm.u pasurua me figura të ndritshme kombëtare,me histori të lavdishme të kombit,me bukuritë e atdheut,gëzimet,hallet dhe dhimbjet e popullit.

Tekstet dhe muzika e tyre janë të pastërta shqipe,origjinale,pa ndikime të huaja dhe shumë të mirëpritura tek dëgjuesit.Selman Maliqi dhe Hetem Matoshi,janë ndër këngëtarët më të pandashëm që kam njohur.Kënga e tyre,rrespektimi i skenës dhe publikut,pritja e mirë e adhuruesëve të tyre me rrespekt e emocione,ju kanë dhënë dhe ju japin kurajo për përkushtim e punë më me ngulm.Ata janë këngëtar të mirëfilltë dhe këngët e tyre do të jetojnë gjatë,ata kultivojnë me kujdes krijimtarinë e tyre,pa i dhënë asnjëherë mundësi futjes së elementeve të huaja këngës sonë,shund e kiç nuk zënë vend në këngën e tyre.Ata kanë një reportuar të gjërë këngësh në audio kaseta,Cd,në videokaseta,edhe pse kultivojnë muzikë folklorike e popullore në shpirt kanë kombëtaren.Këngët e tyre u këndojnë gjitha trevave shqiptare,por në veçanti u kanë kënduar dëshmorëve të rënë të Dardanës.

KËNGË PËR DËSHMORËT

kur drenica u dhezke flakë
dugagjini u la me gjakë
luft e rrebt o nllap e ngollak
karadaku ntym e flakë

II
ntana ant u rrethue jezerci
hiq ma let nuk pshtoj mareci
nato bjeshK nfole te skifterit
ran shum trima nfush te nderit

III
HEJ nato bjesh rraz ni shpati
ra deshmor isa kastrati
amanet nfund e la me goj
te luftohet deri nfitore

IV
pak ma posht skaj ni prroni
heroikisht u vra besnik maroci
si luan shkavt i dul nmejdan
sju dhimt jeta per kosoven nan

V
nato bjesh o nat fush nderi
ra deshmor musli ymeri
ishte i ri me trimni trrall
lum zaiqeci qe e pat djal

VI
HEJ lum mareci qe pat ksi trima
si alushi e besim vitia
pran ni megje te do lejthia
heroikish o ran kta trima

VII
nkamenic o ne mes te qarshis
ran tre trima te liris
sabri krivaqa me te vllajn
me agushin at sokol djal

VIII
thirrjes te atdheut per qlirim
ju pergjigjen djemt ne mergim
avdi gjaqku qaj djal petrit
ra deshmor o ne dugagjin

IX
moj koshare moj vedi shejt
ti prej sodi je fut nlegjend
ne tok tane ne fush te nderit
u vra gjelali emini selveri

X
HEJ pa ju gzue mir ditve te liris
na e vran rafetin ne der te shpis
ish azgan zemer bujar
lumja nana qe e pat djal

XI
ne kto dit te lavdis
ju o trima te liris
qet pushoni hiq pa droe
se shqiponjat ju bajn roje o heeej.

HEJ HAJDE VLLA TA KNOJM
NI KANG ME QIFTELI
TJU KENDOJM DESHMORVE QE RAN PER LIRI
TI KNOJM IS KASTRATIT
SOKOLIT E AFRIMIT
TI KENDOJM ALUSHIT
TI KENDOJM BESIMIT
QE DERI NE VDEKJE
QENDRUEN SI BURRAT OHEJ
PER LIRI TE KOSOVES
RAN NE MAREC TE BULLAJT.

II

HEJ KNOJM BESNIK MAROCEN
GJOKSIN SI LUAN
QE ME BOMBA DORE
SHKAUT I DUL NE MEJDAN
SOD NE TA KNOJM KANGEN
ME TELA TE SHARKIS
TI KENDOJM AGUSHIT
DRITONIT E SABRIS
NE BJESHK TE GOLLAKUT
KU PO MBROHEJ NDERI OHEJ
HEROIKISHT DHA JETEN
DHE MUSLI YMERI.

III

HEJ PER RAFET ISUFIN
KANGEN SDO TA NDALIM
TI KENDOJM ARSIMIT
SHEMIT E RAMADANIT
KNOJM RAHIM BEQIRIN
O AT SHQIPE MALI
EMINIT SELVERIT
AVDIS E GJELALIT
SOT KTU NE DARDAN O
NE AT BREGORE
I QET PUSHON TRUPI
O I KTYNE DESHMORVE
SE TE RREZOJ DIELLI
E TE NDRIQOJ HANA OHEJ
PER DESHMOR TE LIRIS
KURR NUK NDALET KANGA.

Shkruan:Shaban Cakolli

loading...

Komento!

loading...