Home / POEZI / Të gjitha i kam për ty, Atdheu im i dashur
loading...

Të gjitha i kam për ty, Atdheu im i dashur

Të gjitha i kam për ty, Atdheu im i dashur

O trualli shqiptarë
Larg teje jam përplasur
Të kujtoj me mall

Të kam baba

Më ke djalë
Pa më thuaj
Çka mund të të falë?

Të fali gjakun
Të fali jetën
Pa më thuaj atdhe i dashur
Çka mundem të fali tjetër?

Kur të fala dashurinë

Më ndoqën deri në mërgim
Tani ,të fali pleqërinë
E modestinë
Më i dashuri im
Të gjitha nga unë i ke
Vetëm më ruaj,dy metra dhe.

Shaban Cakolli

loading...

Komento!

loading...