Home / SOCIALE / Takim vëllazeror me poetin Dritero Agolli
loading...
Dritero Agolli Luan Kalana
Dritero Agolli Luan Kalana

Takim vëllazeror me poetin Dritero Agolli

Takim vëllazeror me poetin Dritero Agolli

Poeti Dritero Agolli ftoi këto ditë në Tiranë, në shtepinë e tij dhe zhvilloi nje bisede vellazerore me publiçistin shqiptaro-amerikan z.Luan Kalana me banim ne SHBA.

Takimi ishte emocionues i permallshem,i ngrohte e miqesor.Biseda u perqendrua per Devollin e shtrenjte e devollinjte e mencur ,trima e punetore te medhenj,per vendlindjen e tyre,fshatrat binjake me tradita te njejta historike e kulturore, Menkulasin e Vishocicen.
Me pas autori i dhuroi poetit librin “Devoll Albania,sprove”me autografe,si vazhdim i shkrimit ,qe hap faqet e librit kushuar poetit Dritero Agolli,Nderi Kombit, nje Homer i gjalle i Shqiperise.

Poeti Dritero Agolli,i cili ka ndjekur me interesim komentet e vleresimet e librit ne mediat letrare,dhe promovimet e librit,ne Bilisht,Korçe dhe ne Tirane ne Akademine e Shkencave, e cilesoi librin , nje mozaik i ri i çmuar,qe i shtohet thesarit kulturor e letrar kombit tone.
Pastaj biseda kaloi pa u ndjere, ne aspekte e jetes ne vend dhe te ardhmen e Shqiperise ne rrugen e gjate te demokracise.
Te dyja bashkeshortet e poeteve,znj.Sadije Agolli dhe znj.Zhuljeta Kalana,bene nje bisede intime e familjare,per poblemet e gruas shqiptare ne vend,duke uruar fejesen djalit te familjes Kalana,me nje vajze devolleshë.

Me pas autori i dhuroi nje buqete me lule ne prag te ditelindjes te poetit.
Ishte i pranishem ne takim z.Guri Seferi,Sekretar Bashkie ne Tirane.

Gjate ndarjes poeti Dritero Agolli i uroi rruge te mbare miqve dhe pene te begate z.Luan Kalana,per te ngritur me lart,emrin e Devollit e te Shqiperise,ne opinionin e ne mediat amerikane.

Devolli Net
tetor 2013

FOTO GALERI

loading...

Komento!

loading...