Home / POEZI / T’ ËMËN e S’ ËMËS
loading...

T’ ËMËN e S’ ËMËS

T’ ËMËN e S’ ËMËS

U rrit Tarja,sa një plep
por,të turpëronte ,në sebep
kish një gojë, aq të mbarë
në 5 llafe, një të sharë

thoj e thoj,s’ja prisnin dot
“t’ëmën e s’ëmës”,kot me kot
kot së koti,shan e shan
ju bë huq ,e s’kish derman

-Ç’bën o Tare,katran me bojë
kjo “t’ëmën e s’ëmës “,në gojë
është turp,nuk vure mënd
“t’ëmën e s’ëmës”,vënd pa vënd

u rrit Tarja,u bë për grua
i gjetën nuse,u fejua
si adeti, për gosti
në shpi të nuses,dhëndri i ri

shkojnë krushq,nja pes’ a gjashtë
dhe e porositin, që jashtë
I thotë vëllai:-Dëgjo o Tare
në muhabet , mos folë, fare
-T’ëmën e s’ëmës,se ç’jam unë
mos u trembni,s’u prish punë

U shtrua darka,pin e hanë
dhëndri s’flet,shikon të vllanë
me të kënduar, me raki
-Paskemi dhëndrin, si flori

ka ca turp,e rri si shqerrë
si se hapi, gojën njëherë
u kënaqen,sofrën ngrenë
shko moj nuse ,sill kafenë

në kafe, dhëndri, u nxitua
e thith të nxehtë,u përvëlua
sa kish në kokët,ulëriti:
-T’ëmën e s’ëmës, më zhurriti

ç’qe ky llaf,ç’qe ky zeher
u bën’ krushqit pik e vrer
vëllai i dhëndrit,më nuk pret
i jep një bryl ,me myrafet

e pyet vjehri: -Çfar’ the,o Tare?
-Në p.. të s’ëmës ,.harova fare
se mos e dini,mbaroj me kaq
për së treti, i shau paq.

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...