Home / KULTURA / Statuti i Klubit Sportiv-artistik “Devolli”
loading...

Statuti i Klubit Sportiv-artistik “Devolli”

Statuti i Klubit Sportiv-artistik “Devolli”
– deshmi kulture, objekt krenarie

Dokumentet autentike janë një pasuri e vyer për të konturuar historinë dhe kulturën e një populli. Statuti i Klubit Sportiv-artistik “Devolli” është një nga dëshmitë e shkruara e të botuara që të befason. I hartuar 86 vjet më parë, ai përbën një akt inteletual që të mbush me krenari. Duke e parë vetëm strukturën e tij, arrin në përfundimin se, 15 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, sistemi juridik shqiptar kishte krijuar imazhin e vet.

Po të këqyrim më nga afër këtë statut, mund të dallojmë:

Së pari, qëllimin fisnik edukativ dhe humanitar të klubit “të stërviturit e djelmurisë pas sportit dhe artit” (nyje 2), zhvillimi i djelmurisë sipas kërkesave të kohës dhe largimi i tyre prej vendeve publike, lartësimi moral duke krijuar një bibliotekë dhe një sallë leximi. (nyje 4)
Së dyti, vlerësimi real i mundësive të Bilishtit me dy grupe në fushën e sportit, ekipi i futbollit dhe trupi gjimnastikor dhe tri grupe në fushën e artit: trupa artistike, mandolinata dhe kori. (nyje 3)
Së treti, duke qenë një nismë private, klubi e mbështeti financiarisht veprimtarinë e vet mbi kuotat e anëtarësimit, mbi pranimin e anëtarëve të nderit dhe mbi dhuratat. (nyje 6, nyje 20, nyje 21)
Së katërti, bie në sy organizimi në detaje i klubit duke përcaktuar pozicionin e secilit prej anëtarëve të këshillit drejtues dhe raportet me të tjerët, fryma demokratike e zgjedhjeve, vendosja e raportit me bashkinë e qytetit të Bilishtit në rastin e shpërbërjes së klubit, kontrolli i kujdesshëm mbi të ardhurat, parashikimi për hartimin e rregulloreve të veçanta për çdo degë “por ato të mos i largohen aspak frymës së këtij statuti.” (nyje 23)
Së pesti, domethënëse është vula e klubit “në mest një lirë, më njërën anë një djalë me top dhe më anën tjetër një djalë tue i rënë një fyelli” (nyje 24) duke sjellë kështu një element përfaqësues nga arti popullor i Devollit.
Së fundi, statuti ka edhe vlera gjuhësore. Edhe pse ishte herët për të folur për normën letrare, aty rrezatohet kulturë, sepse janë hapat e para për krijimin e stilit administrative-juridik.

Duke e parë në përmbajtje, mendoj se neni i parë i çdo statuti për shoqatat apo organizmat sportivë e artistikë të Devollit duhej të fillonte kështu: “Ky statut mbështetet në traditën tonë të hershme të formuluar bukur e qartë te statuti i Klubit Sportiv-artistik ‘Devolli’ i vitit 1927.”

Kosta NAKE

loading...

Komento!

loading...