Home / BOTIME / SIKUR TË ISHA PAKËZ DRITËRO
loading...
Meti Fidani
Meti Fidani

SIKUR TË ISHA PAKËZ DRITËRO

SIKUR TË ISHA PAKËZ DRITËRO.
..
Sa do te desha te isha pak Dritero..Gjithe jeten time e kam dashur nje gje te tille..Qe ne femijeri desha aq shume qe ti ngjaja..Te isha nje gjysem,ose nje cerek,ose te pakten te isha sa gishti i vogel i shkrimtarit..Dhe me kaq ,do te isha tejet i kenaqur
Me Menkulasin,dhe vecanerisht me familjet e Agolleve,Zjarrit apo Flages,na lidhin miqesi te hershme.. Gjyshe Zyraja,hallua e Driteroit,ishte martuar ne deren tone nga nena, ne Nikolice. Kjo me bente disi krenar,qe ne femijerine time..Nena me tregonte se kalonte pushimet me jave te tera ne Menkulas,kur ishte e vogel.Me tregonte per xha Rizane,babane e Driteroit,per Alon,per Muarremin,Sadikun,Bariun e te tjere…Familje punetoresh,bujq te palodhur,arsimdashes,por dhe njekohesisht dhe te pushkes
Dhe une desha te ngjaja pakez nga Menkulasi,dhe vecanerisht nga Driteroi,mbasi isha nip i Zyrase,hallos se tij..Fillova qe ne femijerine time te hershme te shkruaja..Me terhiqte nje peme,nje burim,nje ure,me terhiqnin njerzit e punes,te stermunduarit,mesuesit,infermieret e fshatrave te Devollit te siperm,Gramozi me bukurite e tij..Te gjitha desha ti hidhnja ne leter..Sapo mbushnja nje fletore 4-lekshe,thosha me vehte; U bera pakez Dritero..

Vjershen e pare e kam shkruar per mesuesen e pare,Vangjeline,Vangjeli Kosta,ende pa mbaruar filloren..Cikli i ulet ,nga e para deri ne klasen e katert,benin mesim bashke..Une nuk e kisha dhe shume problem te benja detyrat e klases se trete dhe te katert,qe pa mbaruar akoma klasen e pare dhe shpesh nxenesit e rritur,me pyesnin mua per ato qe nuk i dinin..Sigurisht, fshehur nga mesuesja..Kjo gje u kuptua,dhe shpesh mesuesja me nxirrte perpara,dhe duhet te qendroja me nje kembe,per 5 minuta .Njehere mesuesja me nxorri jashte fare,per nje ore,sepse dikujt nga klasa e katert i tregova pergjigjen e nje ushtrimi qe i kishte dhene per ta zgjidhur.Keshtu shkruaja ne ate poezi feminore

Fryn ere e ftohte
ketu ne oborr
me fal mesuese
une jam fajtor
debora po vjen
Palihori u zbardh
dhe une fajtori
mbeshtetur mbi gardh
mos mu zemero
te dua sa nje mal
me fal mesuese
me fal,me fal..

Me vone kam shkruar per Cezmen e Nancos,nje cezme prane lumit Devoll,,ne gryken e Arrezes,..Askush nuk e dinte pse ishte emeruar keshtu..Nje vjershe tjeter,shkruajta per Xha Malen (Ismail Hanellin), apo Malen e pertejme sic i thoshin..Xha Malja,ishte mik me babain..Ne ishim ne veshtiresi te madhe ekonomike atehere..Te sapokthyer nga internimi ne Myzeqe..Babai nje dite ja qante hallin,mikut te tij,per nje kafshe samari,aq te nevojshme per ate kohe..
– Do te te jap une nje pele, Temo,eshte trupvogel,por e volitshme sidomos ,per ta perdorur femijet..Do te me urosh
Dhe vertet e uronim xha Malen,.E uronim sa here qe shisnim ndonje barre dru,lende drusore,bime mjekesore apo kerminj..Vertet ishte nje pele per fukarane

Me pelen e vogel shpesh transportonim ushqime,nga Sinica,per posten kufitare te Nikolices..Nje rruge paguhej 100 lek,qe kishin shume vlere per kohen. Kisha aq e bukur e Sinices,asokohe ishte kthyer ne magazine ushtarake.Ajo po shkaterohej dita dites..Ikonat u bene objekt talljeje per ushtaret dhe zbukurimet u bene lodra per femijet..Besimi fetar denohej me ligj..Te dilte dikush ne mbrojtje te objekteve fetare,do te thoshte,ti bente varrin vehtes
Ndjenja keqardhje per ate kishe,qe katandisi ne magazine,dhe i shkruajta disa vargje
Vete Sinica,me njerzit e saj dhe nga bukurite qe ka,te terheq e te ben te shkruash me zorr..Vete Sinica eshte nje poeme e pafundme..Shkruajta per uren me qemer,per shkollen ,per Popovenin,per Valken e famshmem,per shushurimen e saj,me ujet qe flaket nga stena drejt e ne pellgaçkën e madhe,per Shkallezen e Sinices,per kumbullat, e gjer per Damon e gjate ,etj..Sinica te ngjall deshiren per te shkruar,Sinica patjeter te ben ,pakez Dritero
..Aty nga viti 1968..Rinia e Devollit te siperm,organizoi nje eskursion ne Malin e Gramozit..Sapo ishte bere kloni ne ate kohe..
Organizimin e ketij pikniku madheshtor,e bente rinia e kesaj zone,por edhe kryesia e kooperatives bujqesore Sinice dhe kryesisht kryetari i saj Todi Karamelo..Kryetaret e asaj kohe,sidomos ata te zonave malore,nuk kishin makina,por kale me shale..

Todit i kishte shume hije ai kale..E hipi pak fare,se pastaj e merrte kalin kush ndjehej me i lodhur,bile ne femijet hileqare,shtireshim si te lodhur vetem e vetem qe te hipnim kalin me shale te Todit..
Ne dite te veshtira njihet miku….Dhe Todi ishte njeri prej atyre miqve Ne nuk ishim ambjentuar dhe stabilizuar akoma nga kthimi prej internimit..Shtepine tone e kishin zene,,Gjysma ishte magazine per posten, dhe gjysmen tjeter ja kishin dhene nje bashkefshatarit tone..Hajde te ikte Ziniu..Ma ka dhene Partia thoshte..Dy dimrat e pare i kaluam ne nje sobe (keshtu u themi dhomave te kateve te para) ,ne shtepine e Bektash Tahirit)..Vitet e para te pasinternimit,tejet te veshtira..Perpjekje per mbijetese..Me nenen shkuam ne Sinice,ne kryesine e kooperatives,,,Atje Todi ,jo vetem se na siguroi te punesoheshim,(ishte sezoni i dimrit),por na dha dhe 2700 lek,qe te merrnim ajer,kur thone..Sado te ikin,vitet,sado te kem marre para nga puna ime,sado qe te kene kaluar neper duart time ,gjate gjithe jetes,dhrakmi,dollare,marka, euro,vlera e atyre 2700 lekeve,eshte e pazevendesueshme,ashtu sic eshte i pazevendesueshem dhe Todi Karamelo ,ne kujtesen time
Ne ate piknik e njoha me shume,ate njeri te thjeshte, qe ne nje poezi feminore e quajta shpetimtar,ai u be nje me rinine,duke luajtur,kercyer, por dhe duke kenduar aq bukur serenata te shoqeruar me kitarat e qytezareve.Mbas piknikut u shperndame per te mbledhur caj,ne Malin e Gramozit,dihet te rrethuar nga ushtare qe vezhgonin levizjet tona
Prane ne femijeve mblidhte caj dhe nje vajze rreth te 20-tave,veshur aq hijshem sa ndryshonte nga te tjerat..
-Nga qyteti je- e pyeta

-Jo nga Arreza,por rri ne Elbasan vogelush,atje studioj per mesuese..Jam nga Anellinjte,e Ismail Anellit..
U gezova,..Une n kisha shkruar nje vjershez per babain e kesaj vajze,per xha Malen,nje mik i vertete e i nderuar i babait dhe familjes tone..Sa do te deshiroja qe kjo mesuese te me jepte dhe mua mesim,por ne ate kohe mesueset i shperndanin ne te shumten e rasteve,larg familjes,neper zona te thella..Nuk di se ku e caktuan
Afer mbasdites u mblodhem te gjithe aty tek Cezma me Gozhde,afer majes se Gramozit, u be apeli nga kufitaret dhe u nisem per tu kthyer,qe nga posta verore e nga porta e klonit,e Qafes se Kazanit..Ishte hera e fundit qe e kaloja ate porte te mallkuar,se deri ne vitet 90-te,do te vija ne dyshim organet e kufirit e te zones,edhe sikur ti hidhja syte nga Gramozi,pa le po te afrohesha afer klonit..

Kete aktivitet te rinise devollite,e permblodha ne nje reportazh,te cilin e perpunoja shpesh,.Here me dukej se e kisha shkruar bukur,por sapo lexoja ndonje shkrim te Driteroit,shkrimi im me dukej pa vlere fare,dhe medyshja ime,e la ate reportazh modest per moshen, ne nje fletore te haruar..
Ne shtepine tone lexohej shume..Nuk kishte gazete apo reviste te na ikte palexuar..Kete na i mundesonin dhe ushtaraket e kufirit qe banonin ngjitur me ne..Shkonim si nje familje,megjithese ishim te perndjekur nga pushteti..Jo vetem shtypin e dites qe na i sillnin nga posta,por edhe revistat si: “Ne sherbim te Popullit”,” 10 Korriku”,”Shkenca dhe Jeta”, “Ylli”,”Hosteni” ,etj, bile dhe libra nga me te ndryshmit..
Ne shtepine tone lexohej dhe shume Dritero..Librat,poezite,fabulat e tij te mrekullueshme..Mezi prisnim te vinte “Hosteni”,per te pare se mos kishte shkruar dicka te re..
Vargjet e bukura “Hapat e mia mbi asfalt”, ishin vargje qe me benin per vehte..Renda atyre vargjeve desha te hyja qe te behesha pakez Dritero,..me shprese vetem me shprese..
Por endra eshte ender,dhe realiteti,realitet. E para veshtiresia ekonomike.E kuptoja qe dhe nje fletore te blije kishte veshtiresi,,Prinderit e mij ishin arsimdashes,bile babai zoteronte dhe disa gjuhe te huaja,por mundesite financiare ,te pakta,fare te pakta..Mbaj mend, qe po te mos pillnin pulat ne mengjes ,nuk shkonim dot ne shkolle,per mungese fletoresh.Pillte pula,dhe menjehere e merrnim vezen e ne dyqan ne Arreze,ne Neshet Hysolli,,Nje veze e grumbullonin me 8 lek per koker,e barabarte me 2 fletore..Here- here, na i jepte Nesheti,ndonje fletore pa lek ,se pulat s’kishin pjelle akoma,kur niseshim per shkolle..

-Mi sillni vezet neser -thoshte-,po kujdes se mos ju haje dhelpra pulat,pastaj u dogjem -dhe qeshte
Te gjitha keto i hidhnja ne leter ,here si shenime,here si poezi e here si reportazh,ne te cilat futja dhe nga nje luge humori Dritorian..Mbaj mend se aty ne dyqanin e Neshetit,nje dite erdhi furnizimi,me nje kamion tip “Gaz”,qe e ngiste Skenderi,Skender Laska,nga Mirasi,..Ne femijet u varreshim shume makinave aso kohe,si te papare..Skenderi duke kthyer mjetin aty ne qender,me manovrime,para mbrapa,rrota e mbrapme zuri ne nje grumbull guresh,te cilet rreshqiten,dhe makina u permbys,Askush nuk pesoi asgje,as femijet e varrur por edhe as dhendri se keshtu e therrisnin,ne Arreze.Keto i hodha ne nje shkrim disi humoristik,te cilin prinderit nuk ma pelqyen fare,sidomos titulli ,qe e kisha vene “PERMBYSJA”
-Pa le mos hap avaze,me ate permbysje mor djale,se mos e kuptojne ,per permbysjen e pushtetit popullor..Se aq duhet nje klecke dhe…,,,ndaj mos e trazo koricken e plages,le te mbyllet vete..Prinderit e mij aq te mire,kishin frike qe une te shkruaja..Une kuptoja fare pak asokohe,rrezikun e asaj plage qe me thoshin prinderit..Ne ishim nje familje e deklasuar,te sapo kthyer nga internimi, nga Gjaza e Myzeqese..Megjithate une kembengulja te behesha pak Dritero..
I mblodha c’kisha shkruar,ne disa fletore, 16 lekshe u thoshin..Vendosa tja tregoja dajo Sadikut,Sadik Agollit,xhaxhait te Driteroit..Dajo Sadiku ne ate kohe rrinte ne nje shtepi njekateshe,mbrapa ambulances ne Korce..I lexoi te gjitha..I pelqyen
Leri ketu-tha. Kur te vije Driteroi,ketu ne Korce ,me sherbim, do tja japim..Per koken e Nesimit,i ke shkruar bukur..Por nena ime nuk deshte..
-Mos e ngatero Driteroin,Sadik,..mos i bejme keq.Nena ishte shume frikanace,mendonte gjithnje pasojat e cdo hapi qe hidhnim..Atehere e lame Driteroin menjane,dhe vendosem ti drejtoheshim Lidhjes se Shkrimtareve te rrethit
Aty ne lidhjen e shkrimtareve,kishte shume shkrimtare te shquar devollinj,mjaft te degjuar ,qe nga Petraq Zoto,Petraq Samsuri,Sotir Andoni etj,qe une i lexoja,por nuk i kisha njohur nga afer .Nuk e di se u pelqeu apo jo ,dicka nga ajo qe kisha shkruar,por per cudi,vinja re,qe shkrimtaret e mij te adhuruar shikonin ne sy njeri-tjetrin,..Brendesia e atyre fletoreve te blera me aq mundim nuk kishte asnje vlere,perderisa ne kapakun e tyre shte shkruar me te medha FIDANI,nje mbiemer qe i bente shkrimtaret te shiheshin sy nder sy,ky mbiemer aq i dyshuar ne Korce,per Partine e Punes..Pra une, nuk isha pioner i Partise,keshtuqe isha i tepert ne ate zyre ,i tepert ne katin e pare te pallatit te kultures ,i tepert ndoshta dhe ne shkallet e tij,bile dhe jashte ne bulevardinin “Shengjergji” ,i tepert per gjithe shoqerine..E kuptova per here te pare,qe nuk mund te behesha as pakez Dritero,
Me duhej tehiqja dore nga ajo endra ime feminore, per tu bere pakez Dritero,fare pakez..Dalengadale po ndergjegjesohesha,po kuptonja fjalen biografi..Ja dhe klasen e 8-te,po e mbaroj,po me tej ..Frika me hyri tashme se mos mbetasha pa shkolle te mesme. Ne kerkesat per bursa duhej te shenohej biografia..Bursat u aprovuan per keshillin e Mirasit..Emri im asgjekund
I deshperuar i shkrojta leter Enver Hoxhes..Guri i fundit..Pergjigja erdhi,.”Cdo gje varret nga organet lokale,te rrethit ,e te keshillit popullor”,thuhej ne pergjigje….Me deftese ne dore u drejtova ne drejtorine e shkolles Raqi Qirinxhi..E pane deftesen,por emri Fidani ishte disi i rendomte..Shtepite e Fidaneve,ne rr.Pano Xhamballo,ishin balle per balle me shkollen,Fidanet njiheshin nga te gjithe.. Me e keqja ishte se, asokohe ne ate shkolle, thoshin se ishin shkruar parrulla antikomuniste,pro europiane..Dhe une mungoja,ne ate trazillek..Keshtuqe mbeta gjysme i rregjistruar,duke pritur nje vendim te dyte.Ne Kom.Ekzekutiv te Rrethit te Korces ,ne Komitetin e Partise,e deri ne sekretari i pare,Mihallaq Zicishti,u bera ferre.Te dy me nenen..Lodhjen e nenes e ndjeja jashte mase..Kishte dhe probleme me shendetin..Ktheheshim te keputur ne shtepi..Shkollat filluan..Shpresat u prene..Mbeta pa shkolle,mbeta..Ky mendim me vriste.
.Por mbas disa ditesh,me lajmeruan te paraqitesha ne keshillin e bashkuar Miras…I shkova drejt e ne shtepi ,Neshet Hysollit,kryetarit..
-Beju gati sa me shpejt,- me tha-te rregullova nje burse per ne Tirane,per shkollen e ulet te ndertimit..U gezova jashte mase .Fluturoja nga gezimi..
Te nesermen u nisa..Ne dore mbaja nje valixhe druri,konviktori,me ato pak tesha te nevojshme..Darka me zuri ne qytetin e Nxenesve ne Tirane.. U sistemova ne konvikt
Shkolla ishte fare e lehte,,Pergjithesisht thuajse te gjithe nxenesit ishin me mesatare notash te mesme e te ulet.. Isha ndoshta i vetmi me mesatare fare afer 10-tes ,,,Shoket me pyesnin pse e zgjodha kete shkolle te ulet profesionale..C’tu thosha. Tu thosha per biografine,nuk thuhej,megjithese ajo moshe nuk e kuptonte shume luften e klasave,,..Kolektivi i klases dhe shkolles me zgjodhen ne organet drejtuese te rinise,bile dhe ne org. e rinise te Qytetit te Nxenesve,..Aty ,sekretar i pare i Qytetit te Nxenesve ishte Vehbi Lala,nje njeri i thjeshte,por gjithsesi i zgjedhut nga Partia,dhe nga Komiteti Qendror i Rinise.. Ne nje takim rinor,u vendos qe do behej nje aktivitet me rinine lushnjare..
-Me cakto dhe mua per ne Lushnje, -i thashe,-kam dhe dajon me banim ne Lushnje,nje rruge dhe dy pune
-Ke ke dajo,se une lushnjar jam-me thote
-Fehmi Alizoti,eshte djali i hallos se Driteroit,i thashe per tu krenuar,dhe per ta rregulluar biografine
-Si ore,po i njoh mire,fare mire..
Por te verteten e biografise Vehbiu e dinte me shume se askush tjeter..Neper sirtaret e Kom.Qendror te Rinise,ndoshta ishin te gjitha te dhenat e aktivisteve rinore.Por ai nuk me rra kurre ne sy..Me mbante afer,por vete largohesha duke menduar se me biografine time do ti prishnja pune,jo vetem Vehbiut,por gjithkujt qe do te qendronte afer meje
Vehbiu me caktoi dhe mua per ne Lushnje,ne ate aktivitet..Une fjeta ne shtepine e dai Fehmiut,qe banonte ne nje shtepi perballe fabrikes se miellit,anes unazes..Te gjithe u gezuan shume,erdhen dhe nga familje te tjera korcare,qe banonin aty afer, Thuajse nuk fjetem fare nga gezimi,.Ne mengjez e degjova kollen e dajos qe u ngrit per te shkuar ne pune Punonte ne ferme..U ngrita dhe une
-Mirmengjes Dajo..
-Ouuu mirmengjes,po shpejt je ngritur,,per gjah do vesh,per kunadhe- dhe qeshi me ate te qeshuren e tij aq te embel e te vecante
–Dajo do me thuash,ku kam lindur une,ku ishim te internuar ne?
Daja Fehmiu,si i ndjehshem qe ishte,morri ne fytyre nje ndjenje keqardhje,dhe per pak si nuk ju dorezua loteve..Ndoshta nuk e priste,nje pyetje te tille
-Ja atje tej,ne fushe,mor bir,atje ku duket ajo mjegulla e holle
-Po si quhet ai vend
-Saver,u pergjigj si me pertim i moshuari
-Dua te shkoj,te shoh ku kam lindur
-Jooo -dhe mbeti diku mes keqardhjes dhe vendosmerise -Si te porositi jot-ëmë,kur u nise per ne shkolle..Te ka thene qe deri ne Lushnje me tej te mos shkosh..Apo jo
Vertet,nena mes porosive te tjera me tha qe te mos e kalosh Lushnjen..Keto patjeter ja kishte thene dhe dajos..Nena ime,per mire apo per keq,ishte frikamania me e madhe e botes..Vertet ne vendimin e Gjykates se Lushnjes,per lirimin tone nga internimi,theksohej se na ndalohej te kishim kontakt me bashkevuajtesit,por une mendoja ,se isha i perjashtuar nga ky vendim mbasi isha vetem 5 vjec,kur u liruam..Ndoshta nena mendonte se ndonje takim i mundshem me ndonje nga familjet e bashkevuajtesve tane ne internim,do te ndikonte jo per mire, per vazhdimesine e shkolles,ne mos edhe prerje te burses.Per mua Myzeqeja ishte nga Shkumbini e deri ne Lushnje..As deri tek,fabrika e letres ,ku punonte Lumja,vajza e vogel e dajes,nuk mund te shkoja
-Po shtepia jone eshte atje?
-Cfare shtepie,,nuk ke cfare te shikosh,baraka jane,banojne te tjere atje
-Kam degjuar,dajo, qe kur u semur nena,sapo me lindi mua,me la tek nje komshia jone ,mirditore
-Eh,mor djale , Trenda u shtrua ne spitalin e Beratit,dhe ty te ushqeu me qumeshtin e saj nje mirditore e internuar,qe kishte nje femije moshatar me ty
-Po sikur te shkoj ta takoj ate gruan e internuar ,dajo,kam shume deshire ta takoj.
-Jooo!!-dhe i moshuari ,me nje ton mohues,me la pershtypjen se do te ishte e pamundur te realizohej ajo qe une mendoja..
-Ajo grua nuk ndodhet me aty,e kane internuar diku tjeter,ne Tepelene a Ballsh,..
Nuk e di sa e vertete ishte kjo qe me tha daja,por edhe mund te me kete genjyer,ashtu sic me ngateronte dhe per vendndodhjen e internimit tone,me qellim qe une te mos kisha kontakt me asnje te internuar..Nuk e di dhe sa te drejte kishin daja dhe prinderit e mij,qe me ndalonin kontaktin me te internuarit,ndoshta papjekuria e moshes sime mund te me fuste neper sllogane te ngateruara
Si aktivist rinie,neper kendet e emulacioneve,aktivitetet kulturore e sportive,flete-rrufete,etj,shumica e shkrimeve e poezi ve te ndryshme,kishin emrin tim per autor..Nje pjese e tyre mund te botoheshin ne gazeten “Zeri i Rinise”..por,frika ishte.Aty thoshnin se shkrimet shoshiteshin,aq me shume autoret e shkrimeve,dhe po te shoshitesha une,patjeter do mbetesha siper shoshes e do me hidhnin me krundet,pamvaresisht deshires per tu bere nje gazetar i kesaj gazete, qe per hir te se vertetes, ishte aq e dashur per masat rinore,..Mendoja sikur te isha gazetar ,te shkruaja,te shkruaja,te isha pakez Dritero,fare pakez
Sa here kisha kohe te lire,xhirot e mia,do te ishin Pallati i Kultures- Lidhja e Shkrimtareve..Godina e vogel e Lidhjes,me terhiqte pa mase,vetem e vetem per te pare shkrimtare,poete te cilet i lexoja,por,i kisha njohur vetem nga kopertinat e librave,nga gazetat etj..Driteroi vinte here me kembe ashtu i menduar,here me ate FIAT-in polak,i cili zhurmonte e nxirrte nje tym te zi..Sikur ti dilja,ta takoja e ta perqafoja..
-Dua te te ngjaj pakez- ti thosha,kaq vetem kaq,..Por menjehere me kujtohej nena,qe me tha,kur u nisa per ne Tirane,qe ne Driti te mos vesh,as ne zyre e as ne shtepi,jo se nuk e duam,por i prishim pune..por koka ime ishte tiposur,qe une te behesha pakez Dritero..Aty afer ishte stacioni i Kamzes..Kalimtare te moshave e profesioneve te ndryshme,te gjitheve desha tu benja nga nje poezi..Sidomos njerzve te munduar e te lodhur,te vuajtur..Shikoja fshatare tiranas ulur ne trotuar,kush me disa kokrra hurma perpara,kush me disa kokrra veze,dikush me ndonje gjel deti,vetem per buken e gojes..Desha te hyja thelle ne shpirt te ketyre njerzve..Aty me lart,ne hyrje te sheshit Skenderbej,ku ndaheshin rruga e Kavajes me ate te Durresit,nje plake e moshuar,qe mbulonte gjysmen e fytyres me shami,kishte nxjerre nje peshore,ku peshoheshin kalimtaret..Dikush me tha qe kjo eshte e motra e shokut Enver,nuk mu besua..,me vone,e degjova dhe nga te tjere kete gje.
Nje shoqes time konviktore,te cilen e kisha me te besuar,ja tregova historine e kesaj plakes..Dhe ajo u habit shume,te dy ishim kurioze.Hajde te ndaheshim prej asaj gruaje te moshuar..Qindarkat qe na ndodheshin ne xhep,i perdornim per tu peshuar aty,vetem per te shuar kureshtjen e madhe, qe na perpiu..Vertet te ishte motra e Enverit,si mundet te ndodhe keshtu,si mund ta lere motren keshtu..,,Pyetje qe nuk ju gjetem pergjigje asnjehere,dhe ,asnjehere nuk e mesuam dot qe ajo plaka ,ishte apo jo motra e Enverit..E moshuara kishte nje lekure aq te bardhe e te lemuar,sa dhe rrudhat shkriheshin e humbisnin ne ate fytyre gjysemmbeshtjelle..
E motra e Enver Hoxhes. -Po- thoshin kalimtaret me ze te ulet.. Enver Hoxha ,ja ka vrare te shoqin.Nje dite kaloi prane saj nje grua tjeter,,Duket njiheshin.E porsaerdhura e pershendeti dhe po e pyeste per shendetin .Ne deshem tja degjoja zerin gruas enigme..E motra e Enverit,kokeulur,vetem degjonte..Me pas e ngriti koken,e ngriti dhe zerin..
-Te te tregoj nje histori moj moter
-He, fole
-E pyeten nje te verber,se kush ti ka nxjerre syte
-Vellai- i ishte pergjegjur i verberi
-Prandaj ti paska nxerre kaq thelle—
dhe motra e Enverit e uli koken ne pozicionin e meparshem,ndoshta per te fshehur ndonje dhimbje qe po i pushtonte fytyren e saj,ose ndoshta qe te mos e kuptonte bashkefolesja,mallkimet e asaj te moshuare,..Mallkimet per fatin dhe per vëllanë e saj,nje katil,me fytyre engjellore,por me nje shpirt sketere .Kisha degjuar nga te moshuarit qe, “Tëndi ti nxjerr syte”,por deri ne vellai,nuk ma priste mendja..Xhaxhi Enver e bente kete pa e menduar fare
Megjithe keqardhjen e madhe qe ndjeja per ate te moshuar,sikur u lehtesova pak,,Duke ecur me kembe rruges se Kavajes,per te kursyer 3-lekshin e biletes se urbanit,rrendoheshin mendimet..Vertet motra e Enverit , te jete ajo,,nëse po, do te thote qe dhe Enveri paska nje kleçke ne biografi,si rrjedhim kemi te gjithe,dhe kjo me bente disi te lumtur,nje lumturi e perkohshme e zhytur ne adoleshencen time.Keshtuqe pse te mos shkruaj.Pse te mos jem dhe une pakez Dritero,fare pakez
Pleniumi i 4-t i Kom.Qendror te Partise,pleniumi famekeq,i pas festivalit te 11-te,burgosi,internoi,me dhjetera artiste..Nje pjese i derguan ne pune prodhuese te rrendomta,nje pjese i derguan neper ndermarje e shkolla,qe,sipas Enverit , te shkriheshin me masat..Ne shkollen tone na derguan Tonin Tershanen,te erdhur nga estrada e ushtarit..Me ndihmen e Toninit ,krijuam nje grup estrade,qe do ta kishin zili dhe estradat profesioniste..Estrada jone pelqehej ne cdo turne,brenda e jashte Tiranes ..Do te benim nje koncert ne Vlore..I vetmi mjet trasporti ishte zisi i shkolles. me shofer Enver Kastratin, .Edhe Tonini, me ne hipte lart ne karoceri,sa here qe shkonim per koncerte,..Asokohe ne bisedat rinore,fshehur, merrnim neper goje,ose kendonim ndonjecik Celentano e ndonje tjeter,bisedonim se kengetaret e botes ishin nga njerzit me te pasur,me shtepi e makina luksoze,por ketu tek ne nje kengetar ,fitues i disa festivaleve,qendron lart ne nje karroceri kamioni…Ne nje ZIS, te vjeter,me targen qe s’me hiqet nga mendja TR 32-16,nje ZIS ,qe vetem shoferi i shkolles Enver Kastrati e mbante gjalle.. Por,Tonini, dhe ne karrocerine e zis-it nuk eshte dhe aq keq .Bashkeinterpretuesi i tij ne kengen e Nenes ne festivalin e 10 te,Sherif Merdani , eshte ne biruce,si shume e shume te tjere,Francesk Radi ne malet e Pukes,Dorian NIni,Justina Aliaj,Bashkim Alibali,po ashtu,u debuan,dhe i ndaluan te kendojne ne festivale,keshtuqe dhe ne karoceri,ndoshta ishte mbret.. “Beteri nuk ka fund “-thone te moshuarit ne Devoll
Zisi zhurmonte fushes se Myzeqese..Sapo kishim kaluar Lushnjen..Kendonim te gjithe bashke…Benim provat per shfaqjen,gjate udhetimit.. Mua nuk e di si mu kujtua nena ne ato caste…Ajo permendete gjithnje me nje djimbje shpirterore, ate mirditoren,,Ajo ishte nje komshija jone ne internim,ne Myzeqe..Aty linda une,aty pashe driten e qiellit .Por nena u semur,ne lindje e siper.Nje nene qe lind ne kushte internimi,..vetkuptohet….Ate e cuan ne spitalin e Beratit,me shpresa te pakta jete..Mua me mbajti mirditorja,me ushqeu me gjirin e saj,te ngrohte..Kishte dhe ajo nje foshnje te vogel,moshatar me mua..Mirditorja e internuar,lindi nje, e ushqente dy foshnja,..Per nenen u interesuan,te gjithe te internuarit…Duheshin barna,spitali nuk kishte..Gruaja e Sali Butkes,po e internuar,dergoi nje leter Qemalit,ne emigrim..U interesuan,te gjithe te emigruarit kolonjare e devollinj..Derguan ilace,derguan aq shume,sa u sheruan dhe shume paciente te tjere ne ate spital.
.Keto mendoja ndersa kendonim te gjithe,aty lart ne karroceri..Fushes punonin njerez, shumica gra,..Patjeter mendoja,patjeter,ketu mes ketyre grave,do te jete dhe ajo mirditorja,nena ime e dyte,por ku te jete valle,,ne Saver,ne Grabian,ne Gjaze,ku te jete ..Diku ne nje kryqezim, makina qendroi..nuk di se perse…Shume udhetare prisnin ne ate kryqezim.Ju afruan shoferit dhe i luteshin qe ti merrte,kush per Kolonje,kush per Fier,kush per Vlore,por kamioni ishte tejet i tejmbushur..Mes udhetareve qe prisnin ne kryqezim, ishte dhe nje grua..Nga veshja dukej qe ishte mirditore..Se mos eshte ajo,sikur te jete ajo,. Po ajo mund te jete,ajo eshte..Me ngjau me nenen time atje ne Korce,qe kisha muaj pa e pare,te njejtet sy,te njejtat fytyra te stermunduara,te njejtat rrudha.,por dhe te njejten embelsi.Sa do te desha qe shoferi ta merrte,… ajo nene do hipte lart ne karroceri,,une do tja leshoja vendin,pastaj do tia ledhatoja duart,do ta shterngoja fort nga frika se ajo nene mos me binte nga spondi,do ta vinja koken ne preherin e saj.. Tonini ndoshta do te kendonte ate kengen perle te muzikes shqiptare “Qeshu vogelushi im”..Nena mirditore do te kujtohej qe kishte rritur 2 vogelusha..Une isha njeri prej tyre..Dhe une do te belbezoja, “nene”,dhe do qaja,do qaja,si atehere foshnje,..Ndoshta kane ngjashmeri e qara e foshnjerise me ate te adoleshences..,,Dhe ajo do me njihte nga e qara .. Dhe une do ta shikoja drej ne sy,sic e shihja para 16 vitesh,kur kisha aq uri per pakez qumesht nene…Dhe nga syte e lotuar do t’me njihte
-U, ti Meti je.Po qenke rrit mor Meti,,Pasha syt e ballit,qenke ba burr.
.Por shoferi nuk e morri..Makina u nis.Sa do te desha qe te zbrisja ne ate moment,Ta zgjatja kemben nga spondi i mbrapme,te varresha,..njera kembe do zinte ne takon e rimorkimit,pastaj tjetra ne asfalt,pastaj te dyja ne asfalt,do shkeputja duart,do vrapoja pak per inerci,dhe kaq ishte zbritja..Ne shqiptaret ishim populli me i cuditshem, per tu hipur e zbritur makinave ne ecje..Artista cirku ishim te gjithe,..na i mesonte nevoja,.Veshtiresite per te udhetuar si njerez,na i mundesuan kete art te veshtire
Sikur te zbrisja e te merja tere fushen e pafund te Myzeqese..Diku do ta gjeja ate nene..Por mua ma kishin fshehur ate diku..Prinderit kishin frike..Edhe dai Fehmiu,me mbante nje te fshehte,Te gjithe ishin kunder meje..Une nuk duhet te shkoja atje ku kisha lindur dhe askund ku kishte te internuar..Aq duhej…Bursa do pritej,do te me perjashtonin nga shkolla,,Pastaj ne zyrat e sigurimit.. Ke pe?..,kush te pa?,,Cfare te thane e cfare ju the?!!!.Ndoshta dhe nje dru te mire ne degen e brendshme..Nuk di pse i mendoja gjith keto prapesira,ndoshta keto mendonte dhe nena ime atje ne Korce,prandaj ma kishte vene kufirin ne thana,dhe ky kufi ishte deri ne Lushnje,me tej asnje hap,.Ajo e deshte shume ate mirditoren,e deshte si moter e kaluar motres,por…
Te gjithe kendonin,,ishte refreni i kenges “Dridhi telat moj lahut”,,Por une u mbyta ne lot,,mua mu drodhen telat ne shpiurt,ne zemer,..mu drudhen lotet,.. Lotet shkonin mbrapa,i merrte era,lotet treteshin me shikimin atje tej,ajo nene pak nga pak nuk po dukej,po zvogelohej,po zvogelohej,gjersa mbeti nje therrime ,ne fushen e Myzeqese
.,Ate cast te gjithe kendonin “Kengen e Nenes”,kengen fituese,disi gjysem e ndaluar per kohen,sepse njeri nga interpretuesve,Sherif Merdani,ishte ne burg,nje armik i Partise..Por kengen e Nenes nuk kishte Parti qe na i ndalonte
….Nenat e Shqiperise, kudo jeni
C’kishit me te shtrenjt’ na dhuruat
Kurr’ shperblim nga ne, ju s’kerkuat
Nenezoooo…
Shoqeroja korin gjysem i perhumbur..Koka ime ishte varur jashte spondit..Tashme mendoja per ate nene,per ato nena ne Korcen e larget,ne Devoll,ne Kolonje,per tere Mirditen e nenat mirditore,
,Ah,sikur te isha nje Hygo,nje Shekspir i tragjedive,,nje Dante,nje Dritero…. Te shkruaja te shkruaja,pa fund,per ato nena te vuajtura…Por,une nuk mund te isha kurre as Dante,as Shekspir i tragjedive,as Hygo,as Dritero..Keshtu ishte shkruar per mua.Nje mal i madh i pakaperxyeshem ishte perpara meje.
Sikur te mos ishte ai mal hijerrende ose te pakten te ishte pak me i vogel,te pakten, pak me i sheshte,qe mua te mos me rreshqisnin kembet .Sikur te mbahesha diku..sikur ti ngulnja pak thonjte ,sikur..sikur..Ajo “sikur “me mundonte shume..Sikur.. Sikur..Sikur te isha pakez Dritero,fare pakez.
Nuk desha me shume

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...