Home / POEZI / SHTROJENI SOFREN
loading...

SHTROJENI SOFREN

SHTROJENI SOFREN

Ky Diell Floride me ben zbor
Mua me terheq e imja krrabe.
Poezine s’dua ta thurr me zor
As me hedhje “leke a zhgabe.”

Dhe ndal hapin me nje fryme
Miresetegjeta ore imi Devoll!
Shi e bore dhe vese e bryme
Beji miell e gjalpe e pete teholl.

Une, Moraves, ia hedh syte
Per dyzet vite ia mola gjirin!
Me ato burime, s’ka te dyte
“Tre Misurkat” ka me te mirin.

Shkoj e ulem nen nje hije ahu
Freskia me thote mos largohem
Gramoz-Morave zene per krahu
Ma bejne me sy se mos ftohem!

Po ec ngadale fshatrave zinxhir
Me te gjitha kujtimet i pershkoj.
Tek pragu, Pilur, i peruluri bir
Mbi var te prinderve lotin vesoj.

Miq dhe shoke po me rrethojne
Dale, ky mik, prej nga na mbiu?!
Me njeri-tjetrin sec belbezojne
Shtrojeni sofren, eshte Devolliu!

Hysen Cifligu‬

loading...

Komento!

loading...