Home / POEZI / SHTEGËTIM NDËR SHTIGJET DRITEROIANE
loading...

SHTEGËTIM NDËR SHTIGJET DRITEROIANE

SHTEGËTIM NDËR SHTIGJET DRITEROIANE

Lindur e rritur mes plisave erë mirë,të sapo pluguar
Lindur e rritur ndër sokakët e gurtë të të Vidohovës
Herë këmbë zbathur,lëndinave nga gjembat shpuar
Herë barkun bosh,e herë mbushur me shijen e dhallës

***

Lindur e rritur ndër fushëkodrat e Devollit të blertë
Lindur e rritur buzë lumit Devoll,me shkumbë të bardhë
Herë duke hedhur në kartë vargje- poshtë nën shelgishtë
Herë duke ja marrë këngës,e duke rendur si i marrë…

***

Sa shumë do doja një ditë të ngrija një të bukur ylber
Që nga Menkulasi i Driteroit,gjer në Vidohovën e gurtë
Ta hiqnim shtruar Devolliçen,pas malit ku dielli syrin nxjerr
Ta pinim hanko rakinë e kumbullës,me opingën e lëkurtë…

***

Tja merrnim-Tek plepi i Bilishtit,këngë kaq e moçme
Të tundeshin tavanet e drunjta të odave devolliane
Të gjëmojnë dyfegjet e vargjeve,ndër ara e zabele
Ta le shpirtin të shtegtojë ndër shtigje Driteroiane…

Greqi 1 prill 2013.

Anesti T Koxhaj

loading...

Komento!

loading...