Home / POEZI / Shtegëtarët e kombit
loading...

Shtegëtarët e kombit

Shtegëtarët e Kombit,…

mëvetësi e krenari

As jemi shqipe mali,
por jo zogj shtegëtarë ,
si dallëndyshet bisht gërshërë…
As muarrmë arratinë ,
As lamë foletë e njoma ,
….ti gjejme me blerim…

As kapërxyem telat tona,
udhëve nëpër shtetet,
me goma nëpër detet,
morëm rugët per së shkreti,
në botë e në kurbete.

Lamë gjënë më të shtrenjtë,
prindërit e vatanë,
lamë tokën e shenjtë,
fluturuam jo si nomade,
por si zogj shtegëtarë
per fole të tjera,
por jo si të parat
në dhera te reja.

As jemi pëllumba të Paqes,
krahë shkruar me zemër te madhe,
As jemi artistë mjeshtra të truallit ,
As qëndisim me tru mrekullitë,
as ngrehim Botën në lartësitë,..

As jemi bijtë e Nënës të Shenjtë,
fjalët shërojmë e njgjallim shpirtra,
As jemi njeres humane,
të mbajmë frymën gjallë,
për paqen e gjithësisë ….

…Presim të ndërrohen stinët,
ashtu si nëna,kur pret fëmijet,
të kthehen si flutura kuqaloshe,
t’i shoh të qeshur e të kënduar,
me Abetaren shqipe në duar…

…..Të ngrohen motët,të vijë Pranvera,…
Të marim fluturimin ,per foletë e para,
siç vajtonte Mjeda e këndonte Naimi
të kthehemi të gjallë,te pamposhtur si era..

Jemi bijtë e kombit,
por jo shpendë shtegëtarë,
jemi zogjtë e Shqipes,
të qiellit pa kufi,
të Nënës Shqipëri !

Luan Kalana

Mars 2005
SHBA

loading...

Komento!

loading...