Home / KULTURA / “Shqiponjat” shqiptare “fluturojnë” në Amerikë
loading...

“Shqiponjat” shqiptare “fluturojnë” në Amerikë

“Shqiponjat” shqiptare “fluturojne” në Amerikë

Ky ishte titulli i një reportazhi të shkurtër,suprizë këto ditë, në një gazetë lokale amerikane, për një eveniment kulturor interenacional të përvitshëm ,në qytetin e bukur bregdetar me tradita te vjetra historike e kulturore në St.Peterburg, perlë te Floridas…

“Mrekullia shqiptare zbriti në skenën e festivalit” ,- u shpreh shkurt një gazetare amerikane,e cila shkruante për grupin e valleve “Shqiponja” të Shqiperisë.

“Kishim dëgjuar dhe jemi mësuar me emrin Albania- vazhdonte ajo, por emri i grupit nga SHQIPERIA na befasoi. Ishte nje përfaqesim për herë te parë, pas 39 vjet organizimi i ketij festivali folk në St.Pete., Florida. Mësuam edhe nje emër të ri, se Shqipëria është Albania, gjithashtu na mrekulloi gjatë gjithë kohës. Tre ditët e festivalit e festivalit e vizituam disa here cadren shqipetare, ku ushqimet, veshjet e ekspozuari dhe njerezit qe qendronin rreth saj na lane nje pershtypje pozitive.”.
….No koment…

Te dielen,, nje jave nga perfundimi i festivalit, duke pirë kafe në këtë qytet, një çift turistësh nga Hungaria,që kishin qënë pjesamarrës në festival,sa na panë na buzëqeshen e na salutuan. Pasi u prezantuan na thane se grupi i valleve “Shqiponjat” u kishte lene mbresa te medha. Ata thane disa fjalë në shqip, kutohet me vështiresi:- “Shumë bukur,Shqipëri.”

Një falenderim shumë i madh për pjesëtaret e Grupit të valleve “Shqiponjat” të Clearwater, Florida ,ështe shumë pak,ato meritojne më shumë.
Kjo qe po shpreh me poshte eshte nje permbledhje e komenteve te shumta nga facebooku.
“Ishte një nder dhe kënaqesi që të punosh me këto vajza që përfaqësuan denjësisht,Shqipërinë në Festivali Nderkombetar të Folklorit në St. Petersburg, Florida në USA, një festival që ështe zhvilluar për 39 vjet, që kishte tradita dhe përvojë…
-shprehet me ndjenje krenarie dhe modesti Dr.Ardian Kraja, drejtuesi, organizatori, inspiruesi si dhe Presidenti i shoqates amerikane -shqiptare, këtu në Florida,ish mjeku kirug ortoped i ushtrisë shqiptare të Natos në Irak.
Në bisedë me të me z.Kraja,pasi ishte qetësuar pas festivalit, nuk kursehet për falenderimet.

-“Ishte puna e palodhur e të gjithe pjestareve të shoqatës “Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay”, dhe e shumë të tjereve që: “They are proud to be Albanian”,por ai kërkon të falenderojë publikisht një e për nje e me emra të gjithe ata që kontribuan për kurorëzimin me sukses të këtij evenimenti madhor për ne.
Duheshin kostume kombëtare qe të përfaqesonim të gjitha krahinat e Shqipërise,ashtu si konkuruam me vallet e sukseshme,nga Jugu me korçaret, nga Shqiperia e mesme,nga Veriu,nga Kosova vallja e Shotës ,Came,e të tjera,..një repertor i plotë folku vallesh shqiptare..
Grupi i valleve perbehej nga keto zonja dhe zonjusha : Rovena Kafilaj, Alesia dhe Xhesi Memko, Fanika Janko, Matina Metani, Xhulia Malo, Ina Sofroni, Dilara Kokoshi dhe Gearta Kraja.
Si i thonë fjalës,hymë në valle e ja dolëm me sukses.Këto mund t’i shihni ne videon qe kemi hedhur ne Youtube me emrin “SPIFFS”
Do të doja të bëja shumë falenderime, por nje falenderim i vecante i takon z. Petro Dervishi që bëri të mundur këto veshje të mrekullueshme nga krahinat e ndryshme te vendit tonë.

Faleminderit koreografes dhe valltares Rovena Kafilaj e cila me vallet që zgjodhi, perfaqesoj te gjitha trevat e Shqiperisë Etnike.
Pa tjetër falenderojmë vullnetaret znj Teuta Kanini, znj Eri Pasko, Fanika Janko, Ina Kerxhalli, Miranda dhe Arben Marleci, Malkio dhe Alketa Malo, Metat dhe Emine Idrizi, Silvana Pullazi dhe Edwards family që dhanë gjene me të çmuar, kohën e tyre,duke na u ndodhur në krahët tona ne të dy ditët e festivalit,në tendë ,në skenë e deri me ushqime e gatimet tipike shqiptare…
Meritojnë falenderime sponsorët z. John Lulgjuraj, z. Vladimir Jacaj, z Dritan Shkupi, z. Edmond Strakosha, Ismet Gjeloshi, Luan Kola dhe z. Rifat Shatri ,te cilet së bashku me familjet e Tyre dhanë një kontribut te çmuar ne organizimin e ketij festivali !
Falenderojme z.Jozef Margega, z Kol e Xiku Jaku dhe z. Qamil Jaca qe na mundesuan me disa kostumet popullore qe na mungonin !
Duke falenderuar edhe te gjithe miqte tane, artedashesit dhe atdhetaret që na u gjendën pranë dhe me fjalët e tyre të ngrohta na inkurajojne per të transmetuar ne brezat e rinj kulturën dhe traditat e çmuara e te pasura e popullit tonë, Shqiperisë !
Gjithashtu një falenderim edhe per z. Bledar Starova i cili pergatit nje darke te mrekullueshme per te gjithe pjestaret e valleve dhe per vullnetarët.
Faleminderit dhe respekte për të gjithë !
Ndërsa ne do ta plotësonim falenderimet me nje “Big” Falenderimi të madh per Dr.Krajën dhe familjen e tij ,që sakrifikuan dhe kontribuan jo vetëm shpirterisht por dhe materialisht,me gruan e mrekullueshme Tanen,vajzen Gearta valltaren e talentur dhe fotografe pasionante,të cilat u bënë bashkë me shoqet e tyre, promotore dhe organizatore te aktiviteti. Ato e kanë mbeshtetur pa rezerva në çdo hap që nga krijimi i ketij fondacioni dhe çdo aktivitet.

Duhet theksuar se kurorëzimi me sukses i këtij akriviteti te madh,me krijimn e një grupi të rinj valltaresh popullore amatore,që nesër mund të bëhet më me pak pune( me pjesmarjen e grupit valltar te burrave) nje ansambel i plotë i kompletuar dhe profesionist.
Nuk ishte spontan ,por si rezultat i një pune gati dy vjeçare me një përvoje të pasur akrivitetesh,duke filluar nga Mbrëmjet familjare me muzikë shqiptare,kampionate ne futboll, promovime libra ,koncertet me kengetaret shqiptare,e deri ne Mremjet soleme per pervjetoret e Pavaresise te Shqiperise,nga Shoqata amerikane -shqiptare..”Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay”,një emër tashmë i njohur nga te gjithë.
Deshta te shtoja se qe tani, direkt pas paraqitjes se pare te ketij grupi, kane filluar “ofertat” e para per koncerte te tjera.
Grupi i valleve do te marre pjese ne Festen Kombetare te Bosnjes me dt 16 Nentor, sigurisht do te jete pjesemarres ne aktivitetet me rastin e 28 Nentorit ,Festes se Flamurit,ne Clearwater gjithashtu edhe ne Konventen e AANO-s vitin tjeter ne Naples.

Kjo shoqatë që drejtohet nga inteletuale patriote e te mençur e te përkushtuar, jo vetëm po afirmon emrin e saj ndër komuntitetet e tjera me të vjetra ne opinonin amerikan,por po rrit krenarinë kombetare mes kombeve të tjera,duke i bashkuar shqipatret ketu ne Amerike si vellezer te nje familje të madhe dhe si qytetarë amerikane,shembull në pune e në shoqeri,nderi dhe krenaria e Floridës,duke merituar dhe falenderimet e zyrtare amerikane të qytetit e të shtetit.

Mirenjohje,nderim respkte e krenari kombëtare për Ju të gjithe,motra e vellezër artista shqiptare të mrekullueshëm.
Ju lumtë ,me të drejtë mburemi me ju,”Shqiponjat” e Floridës.

Luan Kalana,
Florida, SHBA

loading...

Komento!

loading...