Aktualisht: 28 °CPartly Cloudy - Lageshtia: 54%




  • Na ndiqni Googel+


  • Abonou në FeedBurner

  • Reklama

    Shpella e Trenit në Devoll

    Photo Gallery16 FotografiNga Devolli.net - Die Pri 24, 11:45 pm

    Shpella e Trenit në rrethin e Devollit, ndodhet në pjesën perëndimore të liqenit të Prespës së Vogël dhe daton nga viti 6000 p.e.s. Shpella e Trenit është studiuar për vlerat e saj historike dhe natyrore. Përveç kolonive të lakuriqëve të natës që janë shumë të rëndësishme, në Shpellën e Trenit gjenden disa specie insektesh dhe jorruazorë të tjerë, karakteristikë e biotopit të shpellës.

    Shpella e Trenit në rrethin e Devollit, një vlerë e trashëgimisë historike në rajonin juglindor, është marrë në mbrojtje nga pushteti vendor me qëllim ruajtjen nga dëmtimi si pasojë e aktivitetit privat të guroreve në afërsi të saj. Në një takim të zhvilluar të premten në prefekturën e Korçës, nën drejtimin e prefektes Elfrida Zefi, u bënë të njohura disa masa parandaluese të ndërmarra në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për të mbrojtur shpellën e Trenit. Gjatë këtij takimi ku ishin të pranishëm drejtori i Qendrës Kombëtare të Burimeve Natyrore, Milo Kuneshka, drejtori i degës së monumenteve të kulturës, Theodhor Theodhori, arkeologë si dhe përfaqësues të pushtetit vendor në Devoll, u bë e ditur se nuk do të lejohet rinovimi i kontratës për subjektin privat të nxjerrjes së gurëve pasi një gjë e tillë rrezikon shpellën.  Drejtori i degës së monumenteve të kulturës, Theodhor Theodhori, tha se “shpella e Trenit pritet të fitojë një status të veçantë nga MTKRS. Ky status nevojitet pasi shpella është e hapur dhe pa ruajtje. Në këtë mënyrë piktura murale prehistorike me skena gjahu në brendësi të saj të dëmtohet”. Alarmi për një dëmtim të mundshëm të vlerave që ruan shpella e Trenit u dha pak kohë më parë, kur u konstatua se në të strehoheshin bagëti të imta. Por rreziku më i madh vjen nga aktiviteti i dy guroreve në afërsi të shpellës që mund të sjellin çarje të saj (shpellës), si pasojë e shpërthimit të lëndëve plasëse. Arkeologu Skënder Aliu, u shpreh gjatë takimit se “shpella e Trenit dhe zona në afërsi të saj është bërë objekt gërmimesh dhe ekspeditash arkeologjike që në vitin 1966, duke zbuluar objekte me vlera në të. Por, kalaja e Trenit që shënon dhe fillimin e fortifikimeve në këtë zonë tashmë nuk ka asnjë gjurmë të mureve të saj”. Aktualisht, mbi 80 % e zonës së mbrojur arkeologjike dhe historike e shpellës së Trenit i është dhënë për shfrytëzim subjekteve private, apo personave të veçantë që jo vetëm pengojnë kryerjen e ekspeditave, por mund të dëmtojnë me punimet e tyre, vlerat që mbart kjo zonë. Për këtë i është kërkuar njësive të qeverisjes vendore në rrethin e Devollit, që të ndalojnë dhënien e lejeve për aktivitete private apo të ndërtimit të banesave në këtë zonë të mbrojtur, deri në daljen e një statusi për këtë zonë.

     

    Foto Galeri

    Ndiq Devolli.net në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS

    Shtoni një koment...

     
    Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet